InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Perëndimi e ka futur në karantinë këtë kryeministër

6 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pse shpërtheu kryeministri kundër ambasadës amerikane?

Nga Red VARAKU

Perëndimi ka filluar një ofensivë të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit shqiptar të maskuar nën retorikën e mospërfshirjes së kandidatëve me të shkuar kriminale në listën e kandidatëve për deputetë duke shënjestruar kështu problemin më të madh të kësaj mazhorance lidhjet e saj me krimin.Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje publike disa herë me rradhë të mos kandidohen persona me rekorde kriminale, duke theksuar faktin që kjo nuk është më thjesht një këshillë apo sugjerim, por është një detyrim që rrjedh si pasojë e angazhimeve të Shqipërisë në raport me aleancat ku bën pjesë.

Ambasadori Britanik gjithashtu i rikujtoi kryeministrit shqiptar detyrimet që ai duhet të përmbushë në lidhje me angazhimet e tij si palë në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi, për të cilën Britania ishte ndërmjetësuesja kryesore, gjë që solli dhe reagimin prej frikacaku të kryeministrit shqiptar.Ambasadorja franceze ka shprehur prej kohësh shqetësimin e saj në lidhje me qëndrimin jokorrekt që po mban ky kryeministër në raport me BE-në, sidomos në lidhje me retorikën e tij kundër BE-së për shpërndarjen e vaksinave dhe përpjekjet e tij për të shantazhuar BE me qëndrimet e tij antiperëndimore.

Kurse qëndrimi i Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian Michael Gahler ishte edhe më i ashpër.Ai kritikoi qeverinë në Tiranë për qëndrimin e tij jomiqësor ndaj Bashkimit Europian. Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës. Njëkohësisht ai i kērkoi kryeministrit shqiptar të përmbushë detyrimet e tij si një kryeministër i një vendi që synon Perëndimin.

Indiferenca e kryeministrit në raport me këto paralajmërime prodhoi dhe kërcënimin real të Perëndimit nëpërmjet Ambasadorit italian, i cili njoftoi zhvillime të rëndësishme në lidhje me hetimin e lidhjeve të Ndranghetes ne Shqipëri, ku thuhet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të administratës shqiptare deri tek krahu i djathtë i kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tiranës apo dhe ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm.Zhvillimet e reja të përfshirjes së SPAK në këto hetime dëshmojnë se presioni Perëndimor ka kaluar nga nivel deklaratash dhe kritikash në veprime konkrete si kërcënim i hapur ndaj tentativave antieuropiane të kësaj qeverie.Pra, SHBA dhe BE janë hedhur në sulm kundër kësaj qeverie pikërisht dy muaj para zgjedhjeve dhe kjo është e paprecedentë.Por, i paprecedentë është dhe reagimi kryeministrit, i cili po i bën një karshillëk të qartë qëndrimit të Perēndimit rreth mënyrës se si duhet të reflektohet në lidhje me kandidimin e figurave me të shkuar kriminale.

Në vend që të reflektojë Rama po ndjek një linjë të qartë të denigrimit të këtyre përfaqësuesve në publik. Fakti që Rama ka nisur një fushatë të denigrimit të tyre tregon qartë profilin e njeriut që po i kundërvihet me çdo mjet asaj çfarë diplomacia perëndimore mendon për të.Por ajo që nuk fsheh dot Rama nga kjo ofensivë, është fakti se prej 2019 ai është një udhëheqës në karantinë prej diplomacisë perëndimore. E vërteta e hidhur për Ramën është se nga leximi tërësor i deklaratave të perëndimorëve, ai është një udhëheqës politik, të cilin Perëndimi nuk e beson më.Dhe këtë nuk e mohon dot njeri, pasi kjo është e gdhendur në çdo rresht, çdo paragraf dhe çdo qëndrim të diplomatëve perëndimorë në Tiranë për të.

Menjëherë pas përfshirjes së tij në projektin e ndarjes së territoreve, ai është vënë nën shënjestër prej Perëndimit, sidomos prej Gjermanisë. Në fakt, kjo e vret atë më shumë se gjithçka.Dhe nëse doni ta lexoni sa shumë i ka dhembur mosbesimi perëndimor shikoni reagimin e tij kundër tyre vetëm dy muaj para zgjedhjeve, që në fakt nuk mund të konsiderohet thjesht reagim kundër, por vetëvrasje politike, sepse përforcon perceptimin që ai jo vetëm nuk e ka më mbështetjen perëndimore, por është në luftë me Perëndimin.Në gjuhën e përdorur prej tij kundër përfaqësuesve të Perëndimit kishte një lloj hakmarrje dhe karshillëk të vërtetë prej burreci ndaj atyre që fatkeqësisht e kanë mbajtur në pushtet deri tani.Është pikërisht ky makth, ky mosbesim që ai ndjen në Perëndim, ajo që e bën të jetë përditë aktiv për të deformuar çdo gjë që ata thonë e shkruajnë për të.

Makthi i tij i vërtetë nuk është më a do të largohet apo jo, por fakti që ai nuk e di se si do jetë fati i tij si politik ashtu dhe njerëzor. Pikërisht këtë makth kërkon të fshehë , por sa më shumë përpiqet, aq më shumë e nxjerr më në pah.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com