InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Merkel thotë se vaksina ruse mund të përdoret në BE! Rama e refuzoi, e quajti “provokim” dhe “meme” ofertën e ambasadës

3 Shkurt, 2021
in InfoPress, Lajme
A A
Gazetari i njohur ironizon: Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde…

Vaksina ruse “Sputnik V”, ka rezultuar 92% efektive për mbrojtjen ndaj koronavirusit, sipas rezultateve të testimit, të publikuara në revistën prestigjioze “The Lancet”. Vaksina konsiderohet efektive dhe e sigurtë për përdorim.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një prononcimi për ARD.

Merkel tha se vaksina mund të përdoret edhe në BE dhe se  “çdo vaksinë është e mirëpritur në BE”, por më parë do të duhet të aprovohet nga Agjensia Europiane e Barnave. Merkel shtoi se për këtë ka biseduar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kujtojmë, se Shqipëria e ka refuzuar këtë vaksinë kategorikisht, kur ambasadori rus e ka ofruar për vendin tonë. Jo vetëm kaq, por kryeministri Rama e ka quajtur “një provokim”, ofertën publike që ambasadori rus në Tiranë i bëri shefit të komunikimit, Endri Fuga.

“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një sërë vaksinash të tjera”, shkruante ambasada, duke ofruar vaksinën për shqiptarët.

Edi Rama, pa e konsideruar fare këtë opsion, reagoi menjëherë, me një breshëri ofendimesh, duke deklaruar se oferta e rusëve ishte një “provokim” dhe se i’u duk si një “meme”. Madje Rama e quajti ambasadën ruse “një seksion të Portokallisë”.

“Mendova se ishte një meme ajo e Rusisë. Për një shtet serioz e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Provokim qesharak. Ambasada të sillet si një seksion i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë, nuk shoh arsye që ambasada të përfshihet në prodhim memesh“, deklaroi Rama.

Por, tashmë që vaksina ruse, ka rezultuar mjaft efektive dhe vendet e BE-së po e konsiderojnë atë si një opsion real, nëse aprovohet edhe nga agjensia e barnave, i vetmi që ka mbetur si një “meme” është kryeministri Rama.

Kujtojmë se Serbia, që e ka pranuar vaksinën ruse dhe atë kineze, po e vaksinon popullsinë me ritme mjaft të larta, duke u renditur e gjashta në botë dhe e para në Europë për vaksinimin anti-Covid.

Duke e ndjerë se refuzimi kategorik i vaksinës ruse mund t’i kthehej në një bumerang, Rama deklaroi të hënë në konferencë për shtyp, se nëse kjo vaksinë do të pranohej nga BE, atëherë edhe Shqipëria do ta shihte si një opsion, duke i gëlltitur mbrapsht të gjitha ofendimet me “meme” dhe “portokalli”.

“Asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre vaksinave, por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Ka shumë komponentë. Nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave, do të rishikojmë këtë qasje. Sa kohë BE është e mbyllur për këto opsione jemi në të njëjtin pozicion me BE“, tha Rama.

Në Shqipëri, deri në këto momente, fushata e vaksinimit ka rezultuar qesharake, me një numër të papërfillshëm dozash.

Në vendin tonë ka mbërritur fillimisht një kontigjent me 975 vaksina, të cilat kryeministri refuzoi t’i bëjë publike se nga vinin dhe kush i ka sjellë.

Më pas, në 1 shkurt, në aeroportin Nënë Tereza, mbërritën edhe 1170 doza të tjera, të cilat kryeministri mjaft i entuziasmuar i priti personalisht në pistën e aeroportit. Në total këto vaksina mbulojnë nevojat  vetëm për 1072 qytetarë, mes të cilëve edhe të vetë kryeministrit Rama, që i mori të dyja dozat e vaksinës dhe së shpejti do të jetë i mbrojtur deri në masën mbi 90% nga virusi.
Për pjesën tjetër të popullësisë, do të duhet të pritet dërgesa tjetër nga Pfizer, për të cilën Rama refuzoi të japë një afat, duke qenë se afatat e vendosura më herët prej tij dështuan.

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

27 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com