Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar me Presidentin Ilir Meta në ambientet e Presidencës.
Gjithashtu në takim janë edhe kryeminstri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Takimi mësohet se është zhvilluar për Sigurinë Kombëtare, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Niko Peleshi dhe Bledi Çuçi.
Burimet për Ora News bëjnë me dije se në takim po merr pjesë edhe një gjeneral i lartë amerikan.
Mësohet se po diskutohet në lidhje me operacionin “Defender 2021” e cila pritet të sjellë në Shqipëri 8000 trupa.
Pritet që pas këtij takimi të ketë edhe një deklaratë për mediat, ndërkohë që të pranishëm në takim kanë qenë edhe diplomatë të tjerë.