Shteti i ynë për fatin e keq të shqiptarëve sot është një shtet i mberthyer nga të gjitha anët prej krimit dhe korrupsionit, sepse vete pushtetarët janë të kriminalizuar dhe të korruptuar njëlloj si vetë kriminelët.Të gjithë sot e dimë se një pjesë e mirë e qeveritarëve kanë vënë pasuri perrallore nepermjet pushtetit, tenderave duke bashkepunuar me bandat dhe krimin e duke ndare fitime mes tyre.
Krimi i organizuar dhe pushteti sot në Shqiperi janë në simbiozë mes tyre duke perfituar e iu gjendur në ndihmë njeri-tjetrit sa herë që njëra palë ka nevojë për tjetrën.Tek ne, për të ardhë keq, këto fenomene diskutohen dhe autoret vihen në siklet vetem kur dalin ne skenë pergjime të huaja, si këto të fundit, pasi me drejtësinë shqiptare ato janë një dhe e kanë të kapur fort atë.Forcimi i shtetit ligjor dhe i institucioneve te pavarura eshte baze e pastrimit dhe e zhvillimit të shoqerise tone prej ketyre fenomeneve që udhehiqen prej krimit dhe pushtetarëve te kriminalizuar që thjeshte ndajne 20% mes tyre.
Ky pastrim dhe vënia e shtetit në shina duhet të nis fillimisht duke pastruar politikën nga ata të zgjedhur që për interesa perfituese shesin gjithçka, ketë e kanë vetë në dorë shqiptarët dhe duhet ta tregojnë me date 25 Prill 2021.