Hesapi që bën partia moniste në pushtet është që në votime të marrin pjesë rreth 1.3 milionë zgjedhës.
Me këtë shumicë pjesmarrje dhe me përqindjen më të madhe se partitë e tjera, të cilat nuk bashkohen në një listë, partia moniste siguron edhe njëherë qeverisjen e vetme. Pra, siguron sundimin përfundimtar mbi demokracinë dhe pluralizmin politik në vendimmarrje.
Ky është hesapi i tyre!
Ndaj dhe bëjnë çmos të trembin zgjedhësit të mos marrin pjesë në zgjedhje. Nxisin e përhapin llafe për përçarje dhe për dobësim të kundërshtarëve.
Fajsojnë deri në absurd opozitën për çdo maskarallëk që bëjnë vetë, me qëllim që të neveritet votuesi dhe të thotë “këta janë të gjithë njësoj”, duke nxitur kështu largimin e njerëzve nga zgjedhjet. Kulmi arrin, fjala vjen kur kapen në flagrancë duke vjedhur vota, ose duke bërë alliverishe mafioze dhe thonë “fajin e ka Saliu/Basha/Iliri”…
Kjo është strategji e tyre dhe nëse do funksionojë, vendi zhytet keq në errësirë demokratike. E krahasueshme me errësirën e sundimit 50 vjeçar komunist.
Kjo strategji e sunduesve mposhtet duke:
- Bashkuar partitë e opozitës në një front dhe në një listë.
- Përmirsuar cilësinë e kandidatëve me emra të pakonsumuar dhe që ofrojnë votues jo militantë.
- Komunikim i vazhdueshëm në terren me zgjedhësit, jo thjesht në media, i mesazhit “zgjedhje për të shpëtuar demokracinë, jo partinë”.
Pjesmarrja masive në zgjedhje është zgjidhja.
Largimi nga votimi çon në sundim!











