Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Rama dhe ministrat shumëfishojnë pasurinë, ndërsa Shqipëria varfërohet.
Në një postim në mediat sociale, ndërsa ilustron se 40 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë, Basha shkruan se papunsia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Sipas kryedemokratit, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.
Postimi i plotë:
Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet.
Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme.
Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.
rëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.