InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj…

13 Janar, 2021
in Të ndryshme
A A

Një artiste e lindur!

Bardha Alimeta është një artiste e lindur! Jo vetëm për artin e saj si në pikturë, poezi dhe prozë, por edhe për shpirtin e bukur. Në përditshmërinë e saj, Bardha është një njeri i lirë, pa komplekse, do të bukurën dhe e shpreh atë në art. Pikturat e saj nuk janë thjesht një fantazi. Aty ka jetë, ka art, ka lirshmëri dhe bukuri mahnitëse që tërheq artdashësit në ekspozitat e saj. Bota e saj femërore shprehet me art në pikturë dhe përshkruhet bukur në krijimtarinë letrare. Në poezitë e saj shpaloset dashuria, por edhe dhimbja shpirtërore. Bardha me vargjet e saj është përherë në kërkim të dashurisë njerëzore në kërkim të lumturisë. Poezitë e saj janë shpirtërore, janë poezi që të bëjnë për vete dhe teksa i lexon humbet në një botë tjetër. Në një botë ku njeriu gjen të bukurën, emocionin…Në poezitë e saj jeta shpaloset me të gjitha ngjyrat. Aty ka lirizëm, ka figuracion, krahasim dhe metafora. Në poezi Bardha është vetvetja, e thjeshtë, e dashur, kërkuese dhe këmbëngulëse për të arritur atë që dëshiron. Gjithkush që lexon poezitë e Bardhës gjen aty veten dhe vihet në kërkim të poezisë së saj. Po kaq mahnitëse dhe mbreslënëse Bardha na shfaqet edhe në prozë, krejt e veçantë dhe befasuese. Jeta e përditshme, shqetësimet e kohës, malli për vendlindjen, për gurgullimën e Shkumbinit dhe për fëshfërimën e pemëve gjejnë hapsirë në prozën e saj. Në tregimet e Bardha Alimetës ka dritë, ka kontakt me njerëzit, atmosferë dhe jetë. Bardha është gjithnjë në kërkim të së bukurës dhe përjetimet, ndjenjat i shpreh me mjeshtëri në prozën e saj duke e bërë lexuesin të ndjehet mirë…Bardha Alimeta ka botuar pesë libra me poezi dhe prozë si dhe ka çelur tre Ekspozita vetjake në pikturë.

Botë që nuk e ndjej (Poezi).
Shpirti im më përket mua (Poezi).
Gjurmë në udhë (Poezi).
Nostalgji e hidhur (Prozë).
Fluturzat e kuqe (Prozë).

Ka çelur tre Ekspozita vetjake në pikturë, 2009/ 2019/ 2020. Ekspozita e fundit u çel gjatë izolimit prej Covid-19. Bardha Alimeta punon edukatore zhvillimi me fëmijët me aftësi ndryshe në Librazhd. Puna e saj e përditshme e ka bërë atë që të përjetojë çaste të bukura, por edhe trishtim kur përballet me vështirësitë e njerëzve. Kjo ka bërë që Bardha të shkruajë poezi të bukura dhe të ndjera. Për lexuesit, po sjellim një tufë poezish të bardha, ashtu siç është edhe emri i autores! Rexhep POLISI

Çast dimri…

Më ngroh ky zjarr
Edhe kjo verë zjarrminë ma shton.
Mendja turbullt pranë zjarrit shtegton…
Më deh kjo verë me aromën e saj.
E dua kete cast dimri
Ku mik zjarrin, verën, librin kam…
Mendimet më ngaterrohen prej verës
Shpirtin ma ngroh ky zjarr,
kjo verë mendjen ma merrr…
E dua këtë çast dimëror.
Pranë zjarrit një libër, një gotë verë në dorë…
E dua këtë vetmi në këtë çast dimëror…

Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj…

Po bien gjethet…
Po veniten nga shkëlqimi i tyre.
Era i hedh sa andej këtej
Pa e ditur se ku përfundojnë,
Po shkon kjo vjeshtë
Ashtu si shumë të tjera.
Dimri përgatitet të vijë.
Po ikën edhe kjo vjeshtë
Që shpirtin ma mbush plot trishtim,
Të florinjtën e saj më nuk do ta shoh,
Po magjinë saj nuk kam për ta harruar.

Po ikën dhe kjo vjeshtë që aq shumë e dua,
Po bien gjethet, era fryn me tërbim…
Nga xhami vështroj shiun plot mall.
Po bien gjethe, ranë, shiu i shplanë,
Balta i përbalt, era i vërvit…
E jeta vazhdon ciklin e saj
si çdo ditë,
Pa ty pranë…
Koha ikën,
Shiu pushon…
Dielli lind e perëndon,
Kujtimet mbesin të paprekshme
Dashuritë, njerëzit vdesin…
Po bien gjethet si në çdo vjeshtë
Era i poshtëron,
shiu i lag, toka i fsheh në thellësi të saj…

Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj.
Po fryne erë, ndjej aromën e saj në ikje
Tek largohet
E mplakur për t’u rilindur pas një kohe tjetër…
Alimeta Nentor2018

Rrugët e qytetit tim…

Rrugë që më rritën,
Ma njohin dhimbjen,
Trishtimin, dashurinë.
Me dhanë gezim, lumturi,
Hapsirën pa kufij…
Kam ecur e rëndur mbi to,
Jam rrëzuar e ngritur sërisht,
Në këto rrugë takat e mia
Kane lënë melodinë e tyre të bukur
Pa stonaturë, ecje të sigurt
Drejt asaj që quhet e ardhme…

Tek te shoh ty…

Tek shikoj detin në syte e tu
Eshtë si të jem pranë tij,
Tek shoh flokët e argjendtë
Me ngjyren e arit të krahasuar.
Do jesh patjetër i dashuruar
Dhe buzën tënde ëmbël kur të flet
Me një burim të pastër ngjet.
Kur etja shpirtin ta ketë tharë,
Të pish aty sa më parë…

Atje diku në lartësi

Do doja të isha larg,
Larg, nuk e di se ku..
Do doja ta thyeja këtë mërzi
Në ndonjë vend pa asnjë njeri.
Të mos them as mirëmëngjes,
Të mos dëgjoj as kush vdes,
Të jem shumë larg botës së tyre,
Diku atje në lartësi
Të ndjehem vetë si Perendi…

Kujtime dhe asgjë tjetër

Një fjalë të ngrohte të mos ndjejmë dimër,
Një dashuri të na shërojë…
Me mijëra fjalë të thëna së bashku,
E mira botën ta mbulojë…
Tingull si i askujt tjetër
Harrove zërin tim,
Tingull si i askujt tjetër
Tani të vjen nga larg
Si zhurma e këmbanës së vjetër,
Një zhurmë që të zgjon
kujtime dhe asgjë tjetër…

U deshëm…

Të takova sërish,
M’u duk si hera e parë,
Të dy u puthëm, u prekëm…
Të dy digjeshim zjarr!
Dhe pse kishim shumë kohë
Që bashkë ishim të ndarë…
U deshëm serish plot mall
Ashtu si ditën e parë.

Dhimbje

Ti ma lëndove shpirtin,
E fjalët më të rënda m’i the,
Por dhimbja më e madhe ishte
Kur ti më aty nuk qe…

Ti nuk je Perëndi

Ti nuk je Perëndi,
Jo, as që dua të mendoj
Për gjithçka që bëre ti.
Ti nuk je Perëndi,
Ka të tjera dashuri…
Nëse s’do vije
Një jetë pa ty ta mendoja.
Do plakesha shumë shpejt,
Pritjen tënde s’e dua,
As me sekonda të jetë,
Zemra do t’i pushonte rrahjet
Nese s’do vije ti shpejt…

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!

24 Gusht, 2025

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com