Zv. kryetarja e Bashkisë Klos, Adelina Laçi, përmes profilit facebook, ka ndarë urimin tradicional të Vitit të Ri për të gjithë banorët e bashkisë Klos, duke u dëshiruar mbarësi për këtë vit që do të nisim, dhe së bashku të përtërijmë energjitë tona jetësore në funksion të ringritjes dhe ecjes para.
Në urimin adresuar komunitetit të bashkisë Klos, znj.Laçi jep mesazhe të qarta shprese dhe përtëritje, duke u premtuar bashkëqyetarëve vullnetin e saj të palëkundur në ndërtimin e një vizioni të ri që do të siguronte një perspektivë të re në ngritjen ekonomike, sociale dhe kulturore të banorëve, si dhe jep premtimin se nuk do resht në përpjekjet e saj për të bërë më të mirën e mundshme në dobi të komunitetit që ajo drejton.
Në përmbyllje të urimit, zv.kryetarja Laçi, uron dhe dëshiron që 2021, të jetë viti i i fillimit të një ndryshimi të rrënjësor për të gjithë hapësirën e bashkisë Klos.
Urimi i plotë:
Në mbyllje të një viti sfilitës e të vështirë, dëshiroj shumë mbarësi për këtë vit që do të nisim, dhe së bashku të përtërijmë energjitë tona jetësore në funksion të ringritjes dhe ecjes përpara.
Viti 2020 do të mbetet në kujtesen e mbarë botes si viti i një ndryshimi rrenjesor ne menyren e te jetuarit , ndaj uroj qe te gjithe se bashku tw jemi me vullnet te palekundur në ndërtimin e një vizioni të ri që do të siguronte një perspektivë të re në ngritjen ekonomike, sociale dhe kulturore.
Perpjekjet e çdonjerit nga ne për të bërë më të mirën e mundshme janë me te nevojshme se kurre.Në përmbyllje të ketij urimi, uroj shendet dhe miresi ne çdo zemer, individ, familje e shoqeri dhe dëshiroj që 2021-shi të jetë viti i i fillimit të një ndryshimi rrënjësor për të gjithë hapësirën e bashkisë Klos.
Gezuar festat, paçi shendet dhe mbaresi!