InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri: Unë besoj tek Ju dhe bashkërisht do të bëjmë të mundur transformimin e bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse

31 Dhjetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri: Unë besoj tek Ju dhe bashkërisht do të bëjmë të mundur transformimin e bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse

Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Fran Tuci uron qytetarët me rastin e Vitit të Ri:

Qytetarë të dashur!

Nga thellësia e zemrës sime, uroj që viti 2021 të jetë një vit plot me lumturi, shëndet dhe shpresë për të gjithë Ju!

Më lejoni të dërgoj një përshëndetje të ngrohtë për të gjithë banorët e bashkisë Fushë-Arrëz kudo ndodhen, brenda vendit dhe jashtë tij!

 Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë me begati dhe shëndet në familjet tuaja!

Të nderuar Qytetarë!
Më lejoni t’ju kujtoj që viti 2020 ishte një vit i vështirë, pasi pandemia Covid-19, pllakosi njerëzimin duke e vënë përballë sprovës së madhe ekzistenciale, si dhe duke krijuar problematika të mëdha në sektorët strategjikë të zhvillimit ekonomik dhe social, gjë që ka patur ndikimin relativ në përmbushjen e angazhimeve institucionale.

Por, përpos kësaj, çmojmë dhe evidentojmë me krenari vlerat solidare të bashkisë Fushë-Arrëz, në mbështetjen e pakursyer dhe me mjaft peshë në përballimin e e deritanishëm  të situatës, përmes ndihmave me ushqime dhe ilaçe për qindra familje të bashkisë Fushë-Arrëz dhe të njësive përbërëse, duke dhënë kontribut real dhe të drejtpërdrejt në zbutjen dhe përballimin e pasojave të pandemisë.

Ky vit i pazakontë, me ngarkesa dramatike dhe ndjesi të shumta jopozitive, pasi kemi humbur nga Covid-19  miq, të afërm, të njohur, duke na zhytur në një botë reflektive që kërkon forcë dhe energji për të vijuar më tej, le të shërbejë dhe si një apel për bashkimin e vullneteve të përbashkëta në ecjen para të zhvillimit ekonomik të bashkisë Fushë-Arrëz  dhe të begatimit të saj në planin ekonomik dhe social.

Banorë të nderuar të Fushë-Arrëzit dhe të njësive administrative Qafë-Mali, Blerim, Iballe, Fierzë!

Përtej panoramës së problematikave të shkaktuara në nivel global nga pandemia, pohojmë me përgjegjësinë e kryerjes së detyrës, se misioni i përmbushjes së mjaft premtimeve konkrete ka vijuar me një bilac pozitiv, duke shënuar arritje të konsiderueshme për zhvillimin e qytetit, sepse me punën tonë kemi mbajtur ritmet e duhuara si dhe kemi përfunduar së investuari projekte që dukshëm kanë transformuar bashkinë në orientimin dhe drejtimin e pandalshëm drejt zhvillimit.
Përveç investimeve në infrastrukturë, në rrugë, sheshe e objekte social-kulturore dhe arsimore, kemi punuar për turizimin dhe zhvillimin kulturor, por dhe për bujqësinë e pyjet. Kemi investuar në shkolla e kopshte, të cilat janë domëthënia e madhe e vizionit tonë për gjeneratat e ardhshme.

Qytetarët e mi të nderuar!

Ky vit që po troket, me urimin konstant timin, që të jeni shëndetplotë Ju dhe familjarët tuaj,  do të jetë viti i ndryshimeve dhe arritjeve akoma më të mëdha, sepse ne do të rritim përpjekjet tona për të përmbushur ëndrrat e të gjithëve Ju, dhe për të bërë një hap më të madh përpara në përmbushjen e plotë të vizionit tonë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të bashkisë sonë

Le të mbledhim të gjithë diturinë dhe forcën tonë kolektive, sepse vetëm kështu mund të bëjmë që bashkia Fushë-Arrëz të jetë akoma më e mirë: me shkolla më të mira, me kopshte dhe çerdhe akoma më të mira, me rrugë më të mirëmbajtuara. Një qytet i mirëqënies moderne, qytet i zhvillimit për një ekonomi më të mirë dhe me perspektivë të re për të gjithë shtrirjen territoriale të kësaj bashkie.

Unë besoj tek Ju, dhe bashkë me Ju do të çojmë para objektivin e transformimit të bashkisë sonë në një hapësirë atraktive dhe shpresëdhënëse.

Le të ecim përpara së bashku dhe të krijojmë të ardhmen tonë me besim dhe shpresë. Vetëm me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin Tuaj, ne do të jemi në gjendje që ta kthejmë Fushë-Arrëzin në një shoqëri në të cilën të mund te jetohet dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt, një qytet ku te gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë;
Më lejoni përsëri t’Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin Tuaj!

Dhe një herë Ju uroj të gjithëve që ky vit i Ri t’ju sjellë gëzim, mirëqënie dhe shëndet në familjet tuaja!
Faleminderit!

Kryetari
Fran Tuci

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com