InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A është lajm refuzimi që i bën Kisha Katolike politikës?

26 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
A është lajm refuzimi që i bën Kisha Katolike politikës?

Nga Eduart NDOCAJ

A është lajm refuzimi që i bën Kisha Katolike politikës?

Në këto festa ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndësishme që po kalon në heshtje mediatike dhe nuk po trajtohet në dimensionet e saj të duhura. Kisha Katolike e Shqipërisë për herë të parë përmes një deklarate ka thënë se: “Krishtlindja është festa e të gjithëve, porveçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë.

Është ky motiv pse Arkidioqeza Tiranë-Durrës ka vendosur që, në Krishtlindjet e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drektë për të varfrit në mjediset e Arkipeshkëvisë Tiranë-Durrës”.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm dhe duhet të marr vëmendjen e duhur nga historianët, politikanët, politologët. Pra, Kisha Katolike refuzon Politikën ashtu si Papa Vojtila refuzojë në kohën e tij Regjimin Komunist. Arsye e distancimit të Kishës Katolike është e thjeshtë: Politika shqiptare ka braktisur të varfrit dhe akoma edhe me keq pasurohet në kurrizin e tyre. Kjo ishte edhe thirrja që bëri Kardinal Ernesti nga foltorja e Parlamentit. Ai kërkojë që deputetët dhe politikanët të heqin dorë nga “zollume” për pasuri e pushtet e të mendojnë për njerëzit e thjeshtë e qytetarët!

Në doktrinën e Kishës Katolike refuzimi zakonisht bëhet për anti-krishtin dhe për të gjitha format e tjera njerëzore që bashkëpunojnë me të ose janë në shërbimin e tij. Mos vallë refuzimi që bën Kisha Katolike vërteton se Politika Shqiptare është “anti-krisht” apo në shërbim të tij? Një gjë është e sigurt se Politika Shqiptare nuk është më në zemrën dhe dashurinë e Kishës Katolike.

Kisha Katolike po tregon edhe një të dhënë tjetër të rëndësishme që po ashtu po kalon pa studime apo thellime të domosdoshme. Kisha Katolike e Shqipërisë në vazhdimësinë e Ambasadorit Lu dhe të faktorëve të tjerë, siç duket ka vendosur të luftojë të keqën e madhe që ka Shqipëria, zullimin e politikanëve për pushtetit pa limit dhe për pasuri të pandershme.

Vendimi i Kishës Katolike është një hap i rëndësishëm dhe mesazhi më i mirë për këto festa të rëndësishme. Shpresoj që vendimi i Kishës Katolike të marr vëmendjen e duhur dhe po ashtu të jetë një arsye e fortë që Politika Shqiptare të reflektojë në rrugën e saj të gabuar.

Eduart Ndocaj

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com