Mirditorët, vazhdojnë të kenë një simpati të madhe për ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili në cdo dalje publike shpreh krenarinë e të qenurit mirditor, duke dëshmuar për lidhjet e tij të forta me Mirditën dhe origjinën.
Degradimi i Kuvendit të Shqipërisë në një kllounadë individësh që më së shumti janë aty si të “tredhur” nga kryeministri Rama, duke miratuar cdo iniciativë apo dhe projektligj, është dëshmi e qartë e mospërfaqësimit të shoqërisë shqiptare në mënyrë elitare.
Eduart Ndocaj, ishte përreth 2 vite në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe pse ishte pjesë e maxhorancës politike, qëndroi stoik në karakterin e tij ku ia arriti të dëshmojë personalitetin dhe individualitetin e tij të spikatur, duke mos u përkullur përballë egërsisë së drejtuesve të “rilindjes”.
Ai njihet për nisma ligjore, sic ishte projektligji për votën e emigrantëve, por edhe për një rezistencë të admirueshme ndaj përpjekjeve të klaneve mafioze që kërkonin përmes legjislativit të shtrinin kthetrat në pronat publike dhe në pasuritë e shqiptarëve, duke mos votuar shumë projektligje që i binin ndesh moralit dhe normave të tij.
Sot, simpatitë ndaj tij, si përfaqësues, vijnë nga shumë njerëz, të cilët cmojnë virytet më të mira tek “kaubojsi”. Eduart Ndocaj, është mishërimi i dashurisë dhe ndjenjës humane që karakterizon mirditorin, ndaj dhe mbështetja ndaj tij është e pakushtëzuar.
Finsikëria e tij tashmë po e shndërron në mit, duke e personifikuar me njeriun që shpërndan kudo që është atome dashurie për vendlindjen dhe që rrezaton përkushtim të vazhdueshëm ndaj saj.
Fjalët e tij, “Mirdita është partia ime”, e skalitin dhe e përjetësojnë dimensionin e tij si një figurë që nuk resht s ëmenduari dhe së punuari për Shqipërinë dhe për Mirditën, si oazin ku ai merr nektarin e dashurisë së përjetshme.
Simpatia per Eduart Ndocaj, shprehet dhe keshtu:
Më mir 140 Eduart Ndocaj , në parlamentin ton shqiptar se sa 140 hiqa si sju bie ndermend se ku bie MIRDITA. * E di se 140 nuk asht e mundur por NJË jam i sigurt, biles do mbaj në gjoks stemen : ‘Mirdita partia ime’












