InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NXËNËSIT E ARRESTUAR DHE MINISTRJA E LUMTURUAR

14 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
NXËNËSIT E ARRESTUAR DHE MINISTRJA E LUMTURUAR

Nga Luçiano BOÇI

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës morën në vorbullën e tyre dhe një numër të caktuar nxënësish.Shumë prej tyre u bënë gjahu më i preferuar i policëve “të dehur” nga suksesi i vrasjes së të riut.

Dhuna ndaj tyre u raportua disa herë live dhe shqetësimet për keqtrajtimet e tyre në komisariate, pushtuan ekranet.U rrahën, u helmuan me gaz e u tërhoqën zvarrë pa mëshirë, pavarësisht se ishin fëmijë.Gjuha e urrejtjes së Ramës i etiketoi ata si “halabakë” urbanë.Ndërsa verbëria politike e policisë së Ramës i degdisi në biruca.

Një krim ky po aq i tmerrshëm pothuaj sa vrasja pas shpine e Klodianit. Krim ndaj një brezi të tërë që Rama i ka vjedhur të ardhmen, i ka vjedhur arsimin, i ka vjedhur fëmijërinë, i ka vjedhur tani dhe jetën.Ata nxënës nuk qëlluan aty rastësisht.

As nuk i nxorri në shesh dëshira për kuriozitet, apo aventurë për hir të moshës. As nuk i tërhoqi ndonjë ideologji e caktuar apo më pak një parti, siç bërtasin me zor Rama dhe ramicat e tij. Përçmimin, diferencimin, mospërfilljen, padrejtësinë që derdhi zemërimin e tyre me ekzekutimin e të riut, Rama ia ka transmetuar çdo ditë.Ia ka transmetuar me mënyrën se si ia ka lënë shkollën, si e ka degraduar arsimimin e tyre, me mënyrën si ia ka lënë prindërit.Me mënyrën se si i trajton duke i vrarë pak e nga pak shpresën, idealet, ëndrrat, duke i lënë në skamje dhe duke i shpërfillur.Ata ishin aty se janë të pjekur para kohe.

I ka pjekur varfëria, padrejtësia e bërë mal, dhuna shtetërore në shumë drejtime. I ka pjekur diferenca ulëritëse midis luksit të shfrenuar qeveritar që xixëllon ekraneve dhe varfërisë ngjitëse që si ndahet në prag të derës, në rrugicat e periferisë, në bangat e shkollës, në autobuzin e linjës. I ka pjekur kontrasti i Tiranës me vitrina xhami farfuritësë me çmime me zero marramendese, makina me pamje futuriste dhe errësira shpuese e lagjes, ku dalin në këmbë me kapuç e me xhepa shpuar. Janë të tallur e poshtëruar nga Rama.

E nuk janë “halabakë”, por të revoltuar kundër qeveritarëve halabakë. Të revoltuarit më të sinqertë të kohës. Që Rama të sillej kaq barabarisht ndaj tyre nuk bën habi, pasi dhuna policore ndaj tyre është thjesht vazhdim i dhunës që ai ka instaluar kudo, me mjete të tjera.Ajo që kërkova të ndodhte dhe s’po e gjej, është reagimi “jo dhunues” së paku i Ministres së Arsimit. Për ndonjë arsye të supozuar.

Por u zhgënjeva si çdo herë.E turpshme që institucioni e titullari përgjegjës për kujdesin ndaj tyre, që e ka detyrë institucionale, shmang përgjegjësinë dhe aprovon në heshtje burgosjet e dhunën e ushtruar, me slogane paragrafësh ligjorë për moslejimin e tyre në protesta e për mospërdorimin e tyre.Harron që është po ai ligj dhe kushtetuta që e detyron Ministren të bërtasë, të organizohet e “të bëjë namin” për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit mendor e fizik të këtyre fëmijëve të dhunuar.

Ndërsa reagimi e ndërmjetësimi për trajtimin njërëzor e lirimin e menjëhershëm të nxënësve, duhet të ishte i pa ekuivok, ministrja jep intervista e flet “nga maja e thanës”. Pothuaj i etiketon ata e prindërit e tyre me nota lumturie, fajtorë dhe dhunues, madje politikë. Shkon deri aty sa t’i kujtojë me cinizëm që jemi në prag të viti të ri e qeverisë i duhet qetësi së është e lodhur nga andrrallat e shumta, por harron që shumica prej tyre e kanë të vështirë të festojnë e të gëzojnë.

U mungojnë dhuratat dhe dritat shumëngjyrëshe dhe rehatia e një strehe të ngrohtë. U mungon siguria për të ardhmen. Nuk kanë pranë as motrën e as vëllanë më të madh se Rama i ka përzënë. Ndonjë as prindin. Në vend të këtyre si menu për vitin e ri kanë aromat e sprajit me piper e helm që i djeg sytë e fytin, kanë vulat e goditjeve e shkopinjve policorë, kanë në mendje njollën e trajtimit shtazarak në qelitë e destinuara për kriminelë e jo për adoleshëntë.

Ndërkohë që Ministria e tëra duhet të ishte në këmbë për mbrojtjen e trajtimin e tyre dhe psikologjik, asnjë reagim konkret nuk bëhet e asnjë iniciativë nuk ndërmerret.Ministrja me indiferëncën e lumturisë së saj nuk ka asnjë numër tek apo çift, të nxënësve të keqtrajtuar dhe vazhdon t’i trullosë më orë mësimore “as mish, as peshk”, as në klasë, as online.Të gjithë si kukulla, bashkë me organizatat përgjegjëse të linjës heshtin para vetë dhunës dhe para frikës së lumtur nga Rama.

Rreshtohen si policët dhe në vend të “mea culpa-s” gjuajnë, sikurse policët me gazlotsjelllës, me fjalë helmndjellëse nxënësit e drejtësisë së kërkuar.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com