Nga Andi VARROSI
Jam nje qytetar i lire i Republikes se Shqiperise.
Kam lindur i lire dhe kam jetuar i lire ne cdo dite te 27 viteve te jetes time.
Si qytetar i Republikes kam te drejte te jetoj dhe leviz ne cdo centimeter te siperfaqes se ketij shteti, sic kam levizur deri tani.
Gjithashtu prej 5 vitesh punoj rregullisht ne pune te lidhura me terrenin dhe levizjen neper rruge dhe lagje te Tirones. Kam levizur cdo dite te ketyre 5 vjeteve neper cdo rruge, rrugice e lagje per te kryer punen time.
Te njejten gje do jem duke bere dhe sot pasdite. Do jem duke bere punen time.
Kam nje lutje per policine. Ju lutem me lagni me uje, me hidhni gaz, me godisni dhe me arrestoni. Me pengoni te bej punen time dhe te leviz lirshem ne qytetin tim, sepse keshtu ju ka urdheruar nje i lajthitur.
Beni kete dhe do ta shohim kush i zbaton dhe kush i thyen ligjet e ketij shteti.
Di tju them qe kam marre pjese ne dhjetera protesta nga mosha 14 vjec e deri tani.
Kam marre pjese ne protesta te dhunshme dhe paqesore dhe s’kam prekur asnje fije bari. Nuk kam thyer kurre ligjet dhe kushtetuten dhe as parimet e mia morale. Nuk jam ndaluar kurre nga policia, as per kontroll rutine.
Jam nje qytetar qe ka jetuar denjesisht ne vendin e tij, por sonte dua te me arrestoni dhe te me helmoni me gaz dhe pse do jem duke bere punen time.
P.S. kur te vini tek pjesa e ujit mos u kurseni, ne lagjen time ka 1 jave qe nuk vjen asnje pike uje.