Nga Rajmonda BASHA
Teksa po shkruaj më dridhen duart, më rrënqethet trupi dhe nuk arrij dot as të mendoj. U shua një jetë, u plagos një familje, vdiq një demokraci, u lëndua një popull. Por, ju ambientalistët më tregoni mua.
Kush do e shërojë zemrën e ksaj nëne, kush do i’ a heqë “barrën” ktij babe, kush do e mbrojë ktë motër? Çfarë kuptoni kur shihni vëllaun tuaj, motrën tuaj, prindërit tuaj? Çfarë kuptoni kur shihni veten tuaj në pasqyrë? Nëse jo tani, nëse edhe më vonë, ndoshta edhe nuk do të ndodhë, sepse kjo lidhet me “ndjenjën e të qenurit human”,a ju vjen sado pak në mendje ftyra atij djali?
A mundni me kuptu se po krahasoni pemën me jetën e një njeriu, jetën e një djali në lule të rinisë, djalit që i lanë çdo ëndërr, çdo shpresë,në mes , dhe më kryesoren i lanë jetën në mes.
Teksa të gjithë jemi në terr, jemi terr në zemër, ju merakoseni madje revoltoheni për dritat e fasadës. Nuk mbulohet dielli me shoshë o njerëz. Një i ri u vra, u vra mbrapashpine, u vra pabesisht,por ju përsëri vazhdoni. Po ju a jeni njerëz more,o ” njerëz”? #DrejtesiPerKlodianin











