InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

? Kodi i ri Zgjedhor/ Venecia “shuplakë” Ramës: Ndryshime jashtëzakonisht të nxituara

3 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Rama tregon çfarë do bëjë nëse nuk fiton zgjedhjet e ardhshme

Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve Opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor.

Që në nisje të dokummentit, Komisioni i Venecias shprehet se “procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara.

Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.

Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomand ndryshime të tjera për cështje që prekin zgjedhjet, duke nxitur palët që “të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato”.

Opinioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse për Komisionin e Venecias “kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.

Komisioni i Venecias nënvizon se “stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor, dhe në veçanti për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale. Sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”.

Në lidhje me debatin për ndryshimin e formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se “nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament”.

Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë theksuar se “është e vështirë të parashikohet efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin zgjedhor. Votimi me preferencë do të jetë efektiv vetëm nëse arrin një prag të caktuar (deri në 10,000 vota). Efekti i kësaj risie do varen nga sjellja e votuesve, më saktësisht nga përdorimi pak a shumë i gjerë i mundësisë për të votuar për një kandidat specifik”.

Komisioni i Venecias konstaton se ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike.

“Ndërsa nuk bie brenda mandatit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR për të hetuar negociatat politike të cilat mund të jenë kryer në prapaskenë dhe që çuan në miratimin e ndryshimeve të 5 tetorit, ne nuk mund të mos shprehim keqardhjen edhe një herë që ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit, madje duke supozuar se objekti i ndryshimeve ishte diskutuar më parë me opozita jashtë parlamentare. Demokracia e qeverisur nga shteti ligjor nuk ka të bëjë vetëm me respektimin formal të procedurave që lejojnë shumicën për të qeverisur, por edhe rreth diskutimit dhe shkëmbimit kuptimplotë të pikëpamjeve midis mazhorancës dhe opozitës” – shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias kujton se “pavarësisht se sa themelore dhe sa konsensual ishin ndryshimet e miratuara, një kusht tjetër ka të bëjë me faktin që: “Në përgjithësi çdo reformë e legjislacionit zgjedhor që do të zbatohet gjatë një periudhe zgjedhjet duhet të ndodhin mjaft herët që ato të jenë vërtet të zbatueshme për zgjedhjet.”. Kjo do të thotë se ndryshimet duhet të jenë të kuptueshme dhe të zbatueshme nga administrata zgjedhore, kandidatët, votuesit dhe vëzhguesit. Në këtë kontekst duhet të theksohet që ndryshimet hynë në fuqi pasi Presidenti kishte caktuar datën e zgjedhjeve, dhe kjo është pasi procesi zgjedhor ka filluar”.

GJETJET E KOMISIONIT TË VENECIAS:

a. ndryshimet e njëanshme për zgjedhjet, jashtëzakonisht të nxituara;

b. Ndryshimet u bënë pa konsultime të duhura dhe jo në një proces gjithëpërfshirës;

c. palët duhet të hyjnë në dialog konstruktiv për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve;

d. kushtetutëshmëria e ndryshimeve të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese;

e. ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit;

f.stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor;

g. ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë në rezultatin zgjedhor;

h. është e vështirë të parashikohet efekti i listave pjesërisht të hapura; ndryshimet hynë në fuqi pasi procesi zgjedhor ka filluar;

i. liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:


A. Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
B. Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
C. Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
D. Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:


A. Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
B. Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
C. Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
D. Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
E. Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
F. Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
G. Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Dokumenti i plotë:

1
4
7
2
6
8
3
5
9

Më 26 tetor, kreu i shtetit publikoi edhe 8 pyetjet që i kishte dërguar Komisionit të Venecias:

1. A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

2. Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. A kompromentojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

3. A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?

4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?

6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi, për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?

8. Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike?

Më herët, anëtari i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, do të shprehej se, nëse Opinioni i Venecias rekomandon ndryshimin e ligjit zgjedhor, atëherë ai duhet të ndryshohet deri më 17 shkurt.

Më 5 tetor, mazhoranca socialiste ndërmori me opozitën parlamentare ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore me listë unike e jo të përbërë si deri më sot. 

Ky veprim solli reagime të shumta si nga klasa politike në vend por edhe nga ndërkombëtarët.

Të Lidhura

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com