Nga Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Gëzuar Ditën e Pavarësisë??
Urimi shkon për të gjithë shqiptarët kudo ku janë në të gjithë Globin, GEZUAR DITEN E FLAMURIT TONË KOMBËTARË??.
Kjo ditë feste, fatkeqësisht, po kalon në një situatë izolimi pandemik të gjithanshëm, ku shumë prej vëłlezërve dhe motrave tanë po e përballojnë me vuatje e mundim prekjen nga ky virus.
Shumë prej të prekurve nuk kanë arritur të e përballojnë këtë flamosje, prandaj gjej rastin të ju shpreh ngushellimet e mia të sinqerta familjarëve dhe të afërmëve të tyre për humbjen e njèrëzve të tyre të dashur.
Sot kjo ditē feste duhet të na bëjë më krenarë për kombin, për gjuhën dhe flamurin tonë, ndaj duhet të përulemi me respekt para dëshmorëve e heronjve tanë kombëtarë dhe ndaj të gjithë atyre që ndër shekuj me atdhedashuri dhe patriotizëm kontribuan me të gjitha format dhe mënyrat për këtë komb e për këtë flamur.
Uroj që përvjetori tjetër i pavarësisë tonë kombëtare të na gjejë, shëndetplotë, më të bashkuar, pa strese e pa debate, me harmoni mes nesh dhe më tolerant me njëri-tjetrin, me ndryshime thelbësore në të mirë të shqiptarëve në pranverën e ardhshme e mbi të gjitha pa pandemi mes nesh.
Uroj gjithashtu që furtunat dhe kulisat, duke goditur luftën e UÇK e interesat kombëtarë, të ndermarra e të gatuara në kazanet e atyre që e kanë ndarë ndër shekuj kombin tonë të marrin fund, ku e drejta të prevalojë mbi genjeshtrën e mbi mashtrimin, e për rrjedhojë ne të jemi më afër bashkimit tonë kombëtarë e më afër BE.
ZOTI e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar!????????