Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD-së, Lulzim Bashës shkruan se në 7 vite qeveria e Ramës ka qenë e mbudhur plot me dështime.
Për këtë, shkruan Basha, shumëkush mendon se gjërat nuk do të jenë ndryshe, por ai siguron se do të jenë ndryshe.
Basha: Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!











