Nga Elona CASLLI
Rama, ke pohuar se njerëzit që janë kundër teje, dëshirojnë vdekjen tënde.
Vdekja jote nuk do të gëzonte askënd, Rama.
Dhe a e di pse?!
Për arsyen e thjeshtë se vdekja jote nuk zhbën dëmin që i ke bërë këtij vendi, sikundër nuk kthen prapa as tetë vite jetë të shqiptarëve.
E di kur do të gëzoheshin shqiptarët?!
Shqiptarët do të gëzoheshin me largimin tënd dhe me dënimin tënd.
Post Scriptum- Largimin tënd e shpresoj. Ndërsa dënimi yt, është ëndërr sirtari. Shumë e bukur për të qenë e vërtetë.











