Çeshja e Kosovës është e mbyllur, pritet vëtëm bashkimi ynë kombëtar Vuçiq, leri kërcënimet se nuk është viti ‘98 e mos do të ju duhet për t’u kthyer drejt Karpateve!
Sot presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin e Armenisë me Azerbaxhanin.
Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosoves dhe Serbisë.
Me paturpsi politike, nacionalizmi i sëmurë serb, pa u thare gjaku i Kosoves, pa u gjetur shume të zhdukur lufte, pa kërkuar falje për krimet kunder njerezimit të kryera mbi Kosoven dhe kosovaret, hidhen tumnaja lufte menjëherë pas tendences për ndarjen e Kosovës dhe tendencës për njollosjen e luftës së UÇK.
Eshtë shqetësuese dhe për të ardhur keq mos reagimi i Tiranes zyrtare në momente te tilla, por perkundrazi vazhdohet me nenshkrim marrveshjesh ndërqeveritare me këtë Milosheviç të ri, duke sajuar gjithashtu lloj lloj shpifjesh që ngjallin ndasi mes shqiptareve dhe dëmtojnë çeshtjen e Kosoves.











