Shpetim Axhami, kryetar i PLL
E DJATHTA DHE ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE.
Motivimi i së djathtës sjell fitoren!
Lufta politike për pushtet ka në themel të saj konkurencën e alternativave politike, të quajtura të djathta apo të majta.
Në Shqipërinë e sapo shpallur pluraliste të fillimit të viteve 90-të të shekullit të kaluar, kultura politike perëndimore ishte po thuajse zero pasi LDB dhe diktatura komuniste pas vitit 1939 kishin bërë punën e tyre.
Partitë e reja politike që u krijuan përshtatën përciptazi programe të partive evropiane të djathta e të majta duke u pozicionur thjeshtë për pushtet e jo për një profil politik me baza të forta programore afatgjatë në ndihme të qytetarëve.
Partitë e djathta, që duhet të ishin faktor politik kryesorë i kohës, ato që kishin egzistuar si formacione politike edhe më parë dhe biles kishin aktivitet të madh politik e patriotik në diasporë gjate diktatures, u penguan me të gjitha format në të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të tyre politik.
Për sa më sipër një prej tyre, më kryesorja, ishte edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, ku aktivitetin e saj u lejua ta ushtroj vetem në vitin 1992, kështu kishin urdhëruar byroistët, e në vazhdimësi PLL-it, gjithashtu, i’u krijuan shume probleme të tjera të cilat tashme dihen, deri edhe me ndikime te brendshme…
Partia Demokratike lindi si rezultat i një lëvizje me bazë të gjërë antikomuniste dhe antidiktatoriale e shumicës së shqiptarëve dhe e shumë shtresave të persekutuara dhe nëperkembura deri në atë kohë, ku shumë prej tyre ishin nacionalisrë, zogistë dhe legalistë.
Partia e Punës u konvertua në Parti Socialiste pa ndryshuar ne forme dhe permbatje deri edhe sot.
Gjatë viteve të qeverisjes së saj këto 30-vite solli vetëm ringjallje simbolesh komuniste, nivel të ulët ekonomik, largim nga BE, shpifje, krim dhe fatkeqësi.
Keshtu ndodh prej atyre që shembim kisha dhe xhami (larg qoftë)
Shumë shpejt, (brenda 5-vitesh) në mënyrë të pabesueshme, si rezultat i ndikimeve dashakeqe të huaja, shkollës së sigurimit të shtetit, elementeve të dyshimtë të penetruar brenda PD dhe brenda të djathtës në përgjithësi, zënia e frymës për partitë e verteta të djathta, gabimeve të bëra në lidhje me mos respektimin e shtresave vertetë të djathta, bëri që kjo e djathta të fillojë të marrë goditje dhe të pësoj tkurrje.
Kjo u konkludua me inskenimin e vitit të mbrapshtë ‘97…
E djathta, deri më sot ka treguar progresivitet, europianizëm dhe kombtarizëm, por për shumë arsye objektive dhe subjektive shpeshherë eshtë vënë para veshtiresive dhe problematikave serioze politike dhe elektorale.
Këto veshtirësi kanë ardhë si rezultat i shumë arsyeve ku disa prej tyre mendoj se mund të jenë.
1-Partitë politike të djathta shpeshherë patën probleme mes tyre dhe brenda tyre!
1/a- Subjektet e djathta tradicionale, ku futet dhe PLL, u penguan në punën e tyre duke u parë si alternativa të forta konkuruese brenda së djathtës, shtresat që ato perfaqësonin u panë me “syrin e njerkës”, nuk u respektuan kur duhej dhe si duhej, brenda kualicioneve të herë pas hershme, si në kerkesat e tyre programore, në perfaqësim apo më gjërë, por u anashkaluan tangencialisht.
1/b-U krijuan, stimuluan dhe u mbështetën artifica të tjera të djathta, pa bazë fikse programore ( ose të huazuar) dhe pa elektorat te qendrueshem, duke zhgenjyer dhe hallakatur shtresa të tjera të djathta, të cilat kishin identitet dhe aq më tepër ishin alternativat e tyre politike ku mund të mbeshteteshin dhe tē perfaqësoheshin, pa pasur nevojë për prishje të ekuilibrave.
1/c-Shumica e subjekteve të djathta, (vertetë një e drejtë demokratike), me ndikime të huaja, me subjektivizëm apo të shtyrë, ndoshta alternativa si rezultat i mungesës së demokracisë së brendshme brenda partive, u ndanë duke e segmentarizuar të djathtën mes veti.
Pas viteve ‘90 e deri sot kane dalë e priten të dalin mbi 10-subjekte të tjera politike, këto jo si subjekte të reja por si derivate të subjekteve të tjera të djathta egzistuese, PLL i rezistoi denjësisht dhe fisnikërisht kësaj të fundit.
2- Nuk u krijuan dhe nuk u mbrojtën siç duhet, duke mos i’u realizuar si duhej kerkesat e tyre, shtesat e djathta si ajo e pronarëve të ligjshëm, e të persekutuarve politik, e intelektualëve politik disidentë branda apo në diasporë dhe e atyre që filluan të krijojnë kapitale të ndershme në Shqipëri.
3- Gjatë viteve të qeverisjeve të djathta eshtē e vërtëtë dhe e pamohushme që u punua dhe eshtë bërë shumë më tepër se nga çdo qeverisje tjeter e majtë, por shumë probleme që duhet të i zgjidhte e djathta kanë ngelur pezull, prandaj ka ardhur momenti për zgjidhjen me seriozitet të tyre nga ana jonë në qeverisjen e ardhshme të djathtë.
Më teper se kurrë kërkohet reflektim për ndryshim dhe rotacion.
Ajo që thuhet se ky popull eshtë i majtë, si edhe e kam thënë më parë, nuk është e vërtetë.
Populli kërkon të i kthehet besimi dhe shpresa e atëherë e kemi në mbështetje totale, kjo eshtē detyra kryesore sot e së djathtës.
E djathta eshtë shpresë e vetme e zhvillimit, prandaj,sot, kërkohet të bashkohet si duhet, me platformë dhe ide të qarta, një bashkim serioz dhe transparent, duke respektuar dhe afruar sidomos ato shtresa dhe grupime vertetë të djathta që deri më sot janë nëperkembur e mos vlerësuar si duhet.
Më tepër se kurrë, në këtë situatë të vështirë ekonomike, institucionale dhe sociale kur nuk po kuptohet se nga kush dhe se si po qeverisemi duhet që e djathta të marrë pergjegjshmërinë kombetare drejtuese.
Nuk ka kohe per te humbur, Opozita e Bashkuar duhet sa me shpejt të qartësojë bashkëpunimin dhe vazhdimësinë me sejcilin potencial të djathtë për të larguar në mënyrë absolute këtë lloj mazhorance në zgjedhjet e ardhshme.
Një formulë e perbashkët gjithperfshirëse mbi një program shprese për shqiptarët do të bëjë që opozita të krijojë frymë dhe besim në një aksion politik të perbashkët për ndryshim dhe rotacion.
Përçarjes që po mundohet të bëj mazhoranca, opozitës aktuale, duhet të i pergjigjemi me bashkim forcash idesh dhe potencialesh, në të kundert do të ndihemi fajtor nesër përballë elektoratit tonë që na ka ndjekur në gjithë aksionin opozitarë me gjithë veshtirësitë e sejcilit.
Gjithçka brenda një kualicioni duhet të funksionoj me reciproritet dhe besim që këtij kualicioni të i sigurohet vazhdueshmëri dhe bashkëpunim për një qëllim të perbashkët.
Eshtë momenti i së djathtës me dinjitet!











