Nga Shpetim AXHAMI, Kryetar i PLL
Kjo luftë u përktah pa rezervë nga shumë shtete perëndimore me në krye NATO-n, duke mundesuar bllokimin e gjenocidit dhe të pastrimit ernik të ndermarrë nga regjimi i Millosheviçit ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës.
Serbia, pavarsisht masakrave të kryera, të vërtetuara tashme, me qindra e mijëra të vrarë dhe të zhdukur, femijë te vrarë e gra të perdhunuara, asnjëherë nuk është përgjigjur për këto krimet të kryera apo të ketë dënuar vetë ata që i kryen këto krime.
Arrestimi i ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së nën akuza të rënda për krime lufte është e dhimbshme dhe e pafalshme pasi agresori po viktimizohet dhe viktima po denigrohet me pa të drejtë.
Kushdo ka bindje të thellë në fisnikërinë e luftës së UÇK-së dhe besim në institucionet e drejtësisë ku ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dëshmojnë pafajësinë e tyre sa më parë.
Ky është një moment vendimtar, kur forcat politike në gjithë territorin Etnik Shqiptarë dhe sidomos ato të Kosovës duhet të unifikohen, për të tejkaluar bashkërisht këtë sfidë të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe Kombin Shqiptarë në teresi përballë atyre që gjithmonë kanë qënë antishqiptarë historikisht.