InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Demokracia funksionale dhe kriza e besimit

3 Nëntor, 2020
in Opinione
A A
SKENDER DOÇI: SHPIRT-THYERIT DHE SHPIRT-THYESIT

Nga Skender Doçi

Në fakt, është e vështirë ta ndash me një vizë apo me një definicion, se kur një shtet dhe shoqëria brenda kufijve të tij është demokratike e mirfilltë.  Kjo, për një sërë arsyesh metodash dhe modelesh që ekzistojnë në rrafshin teorik për demokracinë, por jo pak edhe në atë praktik, sikurse janë modelet e ndryshme mbi ndërtimin e shtetit dhe konceptet që përfaqësojnë lidhur me individin dhe shoqërinë.

Kur flasim për demokraci, kemi prejashtuar automatikisht sistemet totalitare qoftë me bazë komuniste, ushtarake, apo diktaturat monarkike, këtu futet edhe ndonjë formë e ndërmjetme kur një individ ose një grup i caktuar për arsye dhe faktorë të ndryshëm kanë arritur të uzurpojnë shtetin, dhe vazhdojnë ta mbajnë si rezultat i forcës.

Ne nuk kemi dëgjuar të flitet për demokracinë kineze sepse sistemi politik është monopartiak dhe zbatohen konceptet e ekonomisë së tregut, pra quhet “modeli kinez”, e raste të tjera në lindjen e mesme … etj.

Për të bërë vlerësimin e shteteve përgjatë rrugës së demokracisë, unë mendoj se mund të vendosim një shkallë jo ekzakte vlerësimi, nga e cila nisemi për të bërë edhe një klasifikim të tyre, sigurisht aq sa është e mundur. Unë pëlqej ta bëj këtë vlerësim si më poshtë:

  1. Vend në tranzicion drejt një sistemi demokratik
  2. Vend me demokraci funksionale
  3. Vend me demokraci në zhvillim
  4. Vend demokratik
  5. Vend me demokraci të zhvilluar e të përparuar
  6. Vend model për demokracinë dhe shoqëritë demokratike 

(shkalla e vlerësimit është sipas mendimit tim).

Demokracia në vetvete është një sistem që nuk pushon së përmirësuari dhe së përsosuri asnjëherë.
Kjo për vetë natyrën që ka ky sistem i organizimit shoqëror, i cili  ka hedhur themelet teorike (deri diku edhe  praktike)  p.e.s  në Greqinë e Lashtë.

Nuk dëshiroj të ndalem se cilat janë kriteret dhe kushtet që kam unë parasysh në këtë shkallë vlerësimi prej gjashtë nivelesh dhe si do i radhisja disa shtete sipas kësaj shkalle, pasi nuk është objekt i shkrimit të sotëm.                                               

Dëshiroj të theksoj një dallim të madh, midis vendeve të ndryshme përsa i përket sistemeve në të cilat kaluan paraprakisht.
Në ato vende që nuk u instalua sistemi komunist, në rrugën e tyre drejt demokracisë nuk ekzistonte problemi i pronësisë. Struktura dhe vlera e kapitalit që ishte krijuar deri në atë kohë e ruajti vlerën e tij përgjatë gjithë kohës, sigurisht në kushtet e një konkurence më të madhe, por nuk pati probleme të pronësisë dhe shpërbërje të vlerës së krijuar, apo përvetësimin e saj nga një klasë e caktuar njerëzish në mënyrë të njëanshme. E kundërta e kësaj, ndodhi në vendet ish-komuniste.

Ne si shtet dhe shoqëri, kemi kaluar nivelin e parë, të cilin e dimë dhe e njohim më mirë se pjesa më e madhe e vendeve europiane, përfshirë edhe ato post-komuniste, pasi kemi hequr jo pak për të dalë nga ai nivel vlerësimi.

Aktualisht ne jemi tek niveli i dytë  – Vend me demokraci funksionale.
Mendoj se i kemi kaluar ¾ e këtij niveli, çështjet pezull që duhen zgjidhur për t’u quajtur i kaluar ky nivel janë të shumta. Ajo që dëshiroj të theksoj është se, janë më shumë probleme që në themel kanë vullnetin politik.
Fjala bie, parlamenti dhe pushteti lokal janë monopartiake. Janë sikurse ideja e Ramiz Alisë në 1999-ën që donte të quante opozitë, bashkimet profesionale, organizatën e gruas, frontin demokratik, organizatën e rinisë, ku të gjithë e dinin se si është e vërteta.
Mund të themi se, proçesi demokratik është stopuar dhe drejtimi si forma e shprehjes së vullnetit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve multipartiak nuk ekziston. Duhet ta kemi të qartë se, me sitatën politike që ndodhet sot Shqipëria, sikur 100 vite të zgjasë, për 100  vite integrimi nuk do bëjë as edhe një hap përpara.

Tjetër është sjellja me mediat.
Është krijuar një klimë tejet e tensionuar në disfavor të fjalës së lirë, gazetarisë investigative e cila ka filluar shumë me vonesë dhe ka qenë e mangët në këtë drejtim. Me ligje e rregulla kufizuese ndrydhëse dhe presione shtetërore mediatike. Unë nuk mund ta kuptoj një gazetar apo analist që situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë ta pëlqejë ta glorifikojë e aq më tepër ta mbrojë.
Për median ligji më i mirë është me dy shprehje të vetme:
– Në Shqipëri media është e lirë.
– Liria e medias mbrohet me ligj.

Çfarë t’i shtohet tjetër është në të keqe të demokracisë, lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij.

Kushdo që i kundërvihet qeverisë me çfarëdolloj mjeti legal, nuk mund t’i kundërvihet qeveria atij (Individi apo subjekti) me pushtetin dhe mekanizmat që ka në mënyrë tendencioze, ilegale ose personale. Kjo në demokraci s’ka “emër” për keq.
Tjetër është represioni militantesk ndaj fjalës së lirë.
Këtu, e kam fjalën për militantët nga të gjitha kategoritë sociale të cilët mbrojnë për interesa materiale apo të verbëra partinë në pushtet. Kjo vjen për faktin e vetëm se, partia me qeverisjen e saj lënë të kuptohet në publik se gazetarët dhe njerëzit e fjalës së lirë, nuk janë të mirë dhe duan rrëzimin e mazhorancës, gjë e cila do dëmtonte rëndë interesat e tyre.
Kjo e dëmton rëndë klimën e paprekshmërisë së njerëzve të fjalës së lirë.
Tjetra është, kërcënimi që ju bëhet nëpërmjet punës dhe të punësuarve që kanë lidhje farefisnore me gazetarin, që sipas tyre “nuk po rrinë urtë”, e dhjetëra gjëra të kësaj natyre.

Problem tjetër, janë proçeset zgjedhore, për të cilat nuk kam se çfarë të them pasi janë thënë e stërthënë me mijëra herë nga gjithkush brenda e jashtë Shqipërisë.

Po, veprimtaria e sindikatave ku është? A janë ato aktive dhe sa e përmbushin misionin e tyre?
Po të them në minimum, – gënjej. Ato janë afër pikës së vdekjes.
Janë shëndërruar në “furrigje” njerëzish parazit, ku falë disa lëshimeve që u kanë bërë qeveritë e kohë-paskohshme me pronat, mbyllin gojën dhe nëpërmjet heshtjes vendosen përkundra interesave të punonjësve dhe njerëzve.
Qeveritë ua kanë dhënë pronat si punë kotherje për t’i mbajjtur të varur, apo se “s’varen” sindikalistët tanë, servilë dhe sahanlëpirës të pushtetit!! Njerëz pa identitet dhe integritet personal, të padenjë për misionin që kanë në jetën e një shoqërie demokratike.

Kategoritë e intelektualëve të vërtetë, janë të përzënë nga çdo sektor i politikës dhe qeverisjes së vendit, nga çdo pozicion drejtuesi. Në heshtje, bëjnë atë punë që kanë kush i varur, kush i pavarur, e thonë jemi rehat përse t’i nxjerrim telashe vetes, japim atë votë e rrimë urtë çfarë do që të bëhet e të ndodhë. Po a është kredibilitet ky?! A është e moralshme? A është shoqëri civile, demokratike apo atdhetare? Unë mendoj se është “ku thërret qameti”.

Problem tjetër që nuk po njeh përmirësim është, angazhimi i qeverisë dhe pushtetit lokal në programe konkrete, mbi zbutjen e varfërisë, strehimin dhe punësimin e çifteve të reja dhe rinisë në përgjithësi, programet për zhvillimin dhe integrimin e shtresave vulnerable në shoqëri, motivimi i të rinjëve të diplomuar për të mos u larguar nga vendi … etj.

Politika jonë, kryesisht maxhoranca, qëndrojnë përgjatë gjithë kohës të mbërthyera në një përleshje të shpifur mes njëra-tjetrës për pushtet, një teatër permanent gati “horror” ku një pjesë e popullsisë hipnotizohet si spektatorë në një “betejë kreshnikësh”. Kjo është fatkeqësia e demokracisë sonë. Njerëzit hutohen duke parë përfaqësuesit e tyre, jo në një përpjekje të palodhshme për t’u përmirësuar jeta e tyre, por janë pjesëmarrës virtual në një betejë “shejtanësh”.

Tani do ndalemi në krizën e besimit, e cila është karekteristikë në nivelin e “demokracisë funksionale”.

 Më lartë theksuam disa çështje të cilat janë probleme esenciale në këtë nivel, të cilit unë mendoj se i përket aktualisht vendi ynë.
Zgjidhja më e efektshme e dhjetëra problemeve në këtë nivel është rotacioni çdo 4-vjeçar.
Kjo do ta shkurtonte shumë kohën që duhet për t’a quajtur të mbyllur këtë nivel. Por nuk e quaj fare përzierje në politikë, kur unë them se, po nuk ndodhi pas dy mandateve njëri pas tjetrit të së njëjtës mazhorancë, atëherë demokracia nuk është funksionale përsa i përket nivelit dhe rrethanave në të cilat ndodhemi ne dhe vendet e njësuara me parametrat tanë.
Atëherë goditja është fatale dhe automatikisht gjendesh në nivelin e parë. – Vend në tranzicion drejt një sistemi demokratik.
Vetë rotacioni është një shfryrje e pazëvendësueshme e çdo ankthi, çdo ngërçi, e çdo gjëje e cila nuk ka funksionuar në koherencë me pritshmërinë e njerëzve.

Kriza e besimit është karakteristika kryesore e këtij niveli, jo vetëm për ne por në të gjitha shoqëritë që e kanë kaluar këtë nivel sipas kohëve të ndryshme. Duhet ta kemi të qartë, se kjo krizë është vrastarja e gjithçkaje demokratike, ekonomike, sociale.
Kjo detyron qytetarët të marrin valixhet e të largohen përfundimisht, jashtë çdo vullneti të tyre me shpirt të thyer drejt vendeve evropiane.
Të dashur lexues besomëni, – e them para Zotit se, ky do ishte një fatalitet ekstrem dhe përfundimtar, ku kombit i duhen dekada për të evituar pasojat që sjell një krizë besimi, pothuajse kolektive.

    Skender Doçi
Datë: 03/11/2020

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com