InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Demokraci fasadë apo mafiokraci!

27 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Demokraci fasadë apo mafiokraci!

Nga Paulin MARKU

Shqipëria është një ndër ato vende të cilat po kalon një tranzicion të gjatë e mjaft të vështirë politik. Ky ngërç politik vihet re sot ,pas 30- viteve, si në forcimin e shtetit ligjor ,po ashtu edhe në reformën e sistemit të drejtësisë.

Problematika që shoqëron gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga klasa politike për pastrimin e gjyqësorit nga korrupsioni dhe më pas dekriminalizmin e klasës politike nga lidhja me krimin, realisht janë tregues se sa i vështirë është demokratizimi i politikës shqiptare.

Arsyeja e këtij ngërçi është kriminalizimi i elitës politike, ekonomike e cila qëllimisht e pengon këtë proces, pasi demokratizimi do të pengonte klasën politike aktuale mbi politikbërjen në këtë vend.

Duhet pranuar që demokracia tek ne është ende një demokraci fallso e cila është rrezikuar nga kapja e grupeve të kriminalizuara të cilat kanë arritur që gradualisht të influencojnë ligjbërjen në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Aktiviteti i individëve fuqishëm të cilët vijnë nga bota e krimit të organizuar dhe janë përfshirë në parlament dhe partitë politike, rrezikon ta kthejë demokracinë në Shqipëri në një “mafiokraci”.

Të gjithë ne e kuptojnë se , çdo organizatë ose grup shoqëror i cili tjetërson të mirat ekonomike nëpërmjet formave të paligjshme është grupim i organizuar mafioz.

Nisur nga ky përkufizim, “mafiokracia” do të jetë atëherë kur zgjedhjet politike dhe lokale orientohen apo influencohen nga krimi i organizuar për të kontrolluar shpërndarjen e lirive ekonomike dhe politike të shoqërisë nëpërmjet kapjes së institucioneve të cilat merren me bërjen e ligjit, si parlamenti dhe partitë politike.

Mafiokracia është monopolizimi i institucioneve demokratike me mjete kriminale në funksion të interesave private. Mafiokracia është në konflikt me demokracinë dhe sjell një dobësim gradual të demokracisë duke ulur ndjeshëm demokratizimin e zgjedhjeve brenda partive politike dhe si rrjedhim edhe emërimet në institucionet publike.

Ky fenomen njihet ndryshe si difekt dhe defiçit i shtetit demokratik, ku politika dhe krimi janë bashkëudhëtarë.

Një ndër treguesit kryesorë të mosfunksionimit të shtetit demokratik në shoqëritë ish-komuniste është niveli i lartë i kriminalizmit të politikës dhe raporti i zhdrejtë midis shtetit ligjor dhe krimit të organizuar.

Kështu në parlamentin e zgjedhur në vitin 2013 kishte një numër të konsiderueshëm deputetësh më një të shkuar kriminale, ky fenomen vijoi edhe në zgjedhjet lokale të 2015-ës, zgjedhjet 2019-së edhe pa opozitën në zgjedhje .

Është shumë e rëndësishme që me ligjin e ri të dekriminalizmit situata të ndryshojë, por ky ligj nuk mund të zgjidhë gjithë procesin e dekriminalizimit ose atë që mund të quhet dekriminalizmin i plotë.

Moslejimi i individëve me të shkuar kriminale në institutcionet zyrtare nuk përjashton rolin indirekt të njerëzve të lidhur me krimin të vazhdojnë të influencojnë politikbërjen.

Realisht kjo është sfida që në këtë periudhë duhet të orientohen sot partitë politike shqiptare. Por a është e mundur kjo të ndodhë sot, ndërkohë që të ashtëquajturit individë të fortë kanë një ndikim të konsiderueshëm në zonat e tyre të influencës.

Besimi ngelet besim por dyshimi është i pashmangshëm!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com