InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mafja farmaceutike dhe rrënja e saj në Shqipëri

3 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Tani, dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku!

Nga Skerdjan DHULI

Dihet se në gjithë botën farmaceutika është një nga lumenjtë e mëdhenj të parasë e cila lë pas edhe tregjet e kokainës.

Dhe duket se kjo sëmundje në Shqipëri ka ardhur shumë më e rrezikshme pasi përvec parasë kriminale që prodhon pareshtur, ajo sjell si efekt anësor edhe një dëm shëndetësor të parekuperueshëm.

Si funksionon organizmi i sistemit kriminal të barnave në Shqipëri ?

Në vitin 2014 qeveria e Edi Ramës ndryshoi ligjin që detyronte si kriter përdorimin ne një vend te BE te barnave që hynin në Shqipëri duke lejuar barna nga ballkani si Mali i Zi, Serbia apo dhe vende te tjera si Turqia e deri në Indi.

Kompanitë që sjellin këto barna duhet t’i çertifikojnë ato prano Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Këtu fillon “kollitja” e madhe. Që barnat të çertifikohen atyre ju duhet OK nga drejtuesit dhe “laboratori” i kësaj agjensie. Hallkë që kalohet vetëm nëpërmjet parasë së madhe.

Hallka e dytë e madhe është rimbursimi.
Në mënyrë periodike Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor publikon listën me barnat e rimbursueshme për pacientët me sëmundje kronike.

Këtu fillon pragu i dytë që e fitojnë vetëm ata që paguajnë më shumë.
Siç dihet, çdo medikament ka disa alternativa. Pra të njëjtin princip aktiv e tregëtojnë disa kompani por me emra tregtar të ndryshëm dhe këtu lobimi tek drejtoria e FSDKSH është shumë i fortë. Fiton lush paguan më shumë.
Domethënë, me korrupsion kalon çertifikimin e ilaçit dhe me më shumë korrpusion këtë ilaç e vendos në listë rimbursimi.

Nëse i hedh një sy kompanive farmaceutike që dominojnë në tregun e rimbursimit ato janë pse të njerzve të Edi Ramës në Parlament ose të klientëve të tij të oborrit. Nuk është rastësi që një kompani të gjitha medikamentet që ajo tregëton t’i ketë pjesë të listës së rimbursimit.

Dhe këtu korrupsioni dallohet lehte.
Nëse kompania paguan shumë, ilaçi është alternativë e parë. Dhe kështu me radhë për 3-4-5 alternativat e gjendura në treg.
Zinxhiri korruptiv vazhdon me detyrimin e mjekëve për të dhënë me rimbursim ato medikamente që imponon FSDKSH dhe jo ato që përcakton mjeku specialist.

Sepse ilaçi me rimbursim hallkën e fundit ka mjekun e familjes. Ky i fundit nuk del dot mbi buxhetin e tij të përcaktuar në një kontratë tërësisht antiligjore të firmosur me detyrim mes tij dhe FSDKSH.

Pra pacienti merr gjithmonë medikamentin më të dobët dhe atë të cilin është paguar më shumë korrupsion për ta vendosur si alternativë të parë në listën e rimbursimit.

Por mafja e pushteti mbi farmaceutikën këtë herë ka hedhur rrënjë në hapjen e disa rrjeteve të farmacive.
Nëse lëviz nëpër Tiranë konstaton lehtësisht disa farmaci të cilat nuk mund të ndërtohen me investim familjar pasi këto janë investim qindra mijëra Euro. Atëherë pyetja është: Kush i hap ?

Këtu hyn në lojë oligarkia e ilaceve. Kompanitë e medha të lidhur me Ramën në pronësi deputetësh apo në pronësi oligarkësh kanë arritur që përveç tregut të ilaceve të zaptojnë edhe shitjen e tyre. Në një të ardhme të afërt nëse kjo situatë vazhdon, në Shqipëri tregun do e mbulojë oligarkia dhe monopoli i ilaçeve.

Për arsyet e mësipërme dhe shumë të tjera të pa thëna këtu, Shëndetësia shqiptare duhet të çlirohet nga Edi Rama dhe banda e hajdutëve të tij.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com