InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Haga, “Shtëpia e Dytë” e Haradinajve

3 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Haga, “Shtëpia e Dytë” e Haradinajve

Nga Azgan HAKLAJ

U deshën dhjetëra milionë viktima të Luftës së Dytë Botërore dhe një kryqëzatë barbare ndaj popullit hebre ku esesët e Hitlerit shfarosën 6 milionë izraelitë që fuqitë fituese të luftës, apo blloku antifashist të themelote gjykatën për krime lufte në Hagë.
Aty ku është gjykuar Ribentropi, Geringu e hierarkë të tjerë të lartë të regjimit kriminal nazist, kasapi i Ballkanit Millosheviçi dhe gjeneralët e e tij të zi.
Për një paradoks të historisë janë thirrur për të dhënë llogari për gjoja “krimet” e luftës çlirimtare të Kosovës drejtuesit e lartë të UÇK- së, ku spikatin emrat e Haradinajve, kësaj familje të shquar patriotike e atdhetare, e cila së bashku me Jasharajt e Drenicës nënshkruan epopenë heroike e të ndritur në historinë e re të Kombit Shqiptar.
Qëllimi fisnik me të cilin u frymëzuan burrat mendjendritur që themeluan këtë institucion penal të së Drejtës Ndërkombëtare ishte ndeshkimi i krimeve dhe genocidit.
Sigurimi i paqes e prosperiteti i kombeve të lira dhe sovrane.
Ndeshkimi i regjimeve fashiste dhe diktatoriale, si një rrezik permanent për paqen dhe sigurinë globale.
Fatkeqësisht kjo gjykatë sot është delegjetimuar jo vetëm në aspektin juridik, por edhe në atë moral dhe institucional.
Pranimi nga ana e saj e dosjeve të fabrikuara në Beograd dhe Moskë me akuza të stisura ndaj drejtuesve të UÇK- së, të ideuara nga persona antishqiptarë si Dik Marti e Karla Del Ponte me qëllim për të nderruar rolin e agresorit me viktimën dhe për ta delegjitimuar luftën e drejtë për liri të UÇK- së dhe drejtuesve të saj është një atentat ndaj të Drejtës Ndërkombëtare, Kartës se Atlantikut dhe konventave të OKB- së dhe të Parisit për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Ramush Haradinaj, legjenda e gjallë e luftës për lirinë dardane është përballur dy herë me këtë gjykatë, e pas një betejë të stërgjatur e të stërmundimshme ka ngadhënjyer me çertifikimin e pafajsisë së tij e kauzës se UÇK së për realizimin e ëndrrës 600 vjeçare të popullit të Kosovës për çlirim kombëtar.
Nuk i është shmangur drejtësisë e përkundër faktit që ka qenë kryeminister legjitim i Kosovës ka dhënë dorëheqjen.
Përsëri edhe tani së fundmi dha dorëheqje si kryeminister për tu përballur si qytetar i lirë për her të tretë me këtë gjykatë.
Ai fitoj e triumfoj ndaj kësaj gjykate të rreshtuar tashmë në krah të agresorëve serbë e tutorëve të tyre rusë, duke u kthyer kështu në një hero të luftës çlirimtare, në një hero të së drejtës së popujve për kauzën e shenjtë të lirisë dhe të luftës çlirimtare, kundër uzurpatorëve barbarë.
Smajl Haradinaj e Hilmi Haradinaj ishin patriotë të shquar e nacionalistë të spikatur, të cilët ishin mentor të luanëve të Haradinajve avangardës të UÇK- së dhe uraganit të betejave të saj heroike mbi ushtritë sllave.
Disa prej matadoreve të Haradinajve që u ndeshen me demat e Serbisë gjakatare në mejdanët e betejave spartane ranë në fushën e nderit për të mbetur të pavdekshëm në panteonin e lirisë.
Këto ditë u rrëmbyen me forcë kryetari i OVL- së Hysni Gucati dhe zv kryetari Nasim Haradinaj në zyrat e kësaj organizate të shenjtë të luftës për çlirim kombëtar njekohesisht duke e bastisur institucionin e UÇK- së së lavdishme.
Ata u rrëmbyen me forcë në shkelje flagrante të të drejtave me elementare të njeriut nga forcat policore të Eulexit nën akuza qesharake për të cilat duhet të mbajnë vetë përgjegjësi prokurorët, gjygjtarët dhe krejt personeli për shperdorim detyre e njëserë akuzash për nxjerrjen e dokumentacionit nga zyrat e saj e dergimin e tyre nga një person i panjohur në zyrat e OVL- së.
Gjykata e Hagës dhe policia e Eulexit shkeli sovranitetin e Shtetit të Kosovës me mënyrën se si veproj.
Kësaj gjykate i ka mbaruar mandati pesë vjeçar me dt 2 gusht të këtij viti, duke u kthyer sipas parimeve të së drejtës juridike në ilegjitime.
Qendrimi burrëror e stoik i Nasim Haradinajt dhe z Hysni Gucati para gjykatës, dhe deklerata e z Haradinaj e drejtë, e motivuar me fakte dhe e guximshme se “Unë nuk e njoh këtë gjykatë dhe autoritetin e saj” është triumfi moral, jo vetëm i Haradinajve, të cilët kanë vënë gur të rëndë themeli për pavarësinë e ndertimin e shtetit të Kosovës, por njëherësh një triumf spektakolarë i kauzës së shenjtë të lirisë.
Gjykata e Hagës tashmë është vetë diskretituar, jo vetëm në sytë e opinionit publik shqiptar por edhe të atij ndërkombëtar.
Për shkak të humbjes së besueshmërisë Amerika e lirisë nuk ia beson gjykimin e shtetasve të vet kësaj gjykate.
Kur nuk e beson vetë Amerika legjetimitetin e saj pse duhet ta besojmë ne, e sidomos tani pas skadimit të afati të saj pesë vjeçar me dt 2 gusht 2020?!.
Respekt e mirënjohje z Nasim Haradinaj.
Faleminderit.
Krenohemi me Ju.
Qendrimi juaj burrëror është gurëthemeli i drejtësisë dhe ardhmërisë tonë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com