Nga Andon FRROKAJ
Motra e vëllezër demokratë të Kurbinit, Mirditës, Lezhës, e gjithë Shqipërisë!
Ne, Partia Demokratike, forca, që rrëzoi regjimin diktatorial më të egër në Evropë, po përgatitemi të përmbyllim tranzicionin nga diktatura në demokraci, duke rrëzuar një nga qeveritë më të korruptuara e të kriminalizuara të botës demokratike.
Pikërisht për këtë arsye merr edhe më shumë vlerë procesi politik që po zhvillon PD për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
I falenderoj nga zemra demokratët e Kurbinit që e miratuan të plotë listën e kandidatëve, e ndërkohë dua t’u dërgoj një përqafim së largu të gjithë atyre demokrateve dhe demokratëve, emrat e të cilëve kanë qenë pjesë deri në këtë fazë apo fazën e mëparshme të procesit.
Jo, nuk do të ketë zemërthyer në këtë proces.Arsyeja është e thjeshtë.Nuk jemi thirrur vetëm nga Partia Demokratike për t’u bërë pjesë e luftës kundër së keqes.
Na ka thirrur Shqipëria, emër për emër.Ndaj, të bëhemi bashkë, ta mundim të keqen, të shpëtojmë veten dhe Shqipërinë.











