InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

STANDARDI DHE VARËSIA NË NJË SHTET DEMOKRATIK

30 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skender Doçi

Në themelin e një shoqërie të lirë dhe demokratike qëndron standardi.Vazhdimësia e përsosjes së tij, ka të bëjë me një proces të vazhdueshëm të standartizimit në çdo sektor dhe hallkë të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike.

Vetë demokracia është një standart, ku në përbërje të saj ka mijëra standarte që vendosen dhe funksionojnë në përputhje me konceptin e ndërtimit të një shteti dhe shoqërie të lirë demokratike.Nuk mund të themi se shtetet diktatoriale nuk janë të konsoliduara në qëllimin dhe veprimtarinë e tyre, por konsolidimi (i së keqes) në këtë rast vjen nëpërmes varësisë absolute, frikës dhe ndëshkimit të vazhdueshëm që rrjedh nga kjo varësi.

Shtetet diktatoriale kanë vetëm një “standart”, ku në përbërje të tij ka varësinë, frikën dhe ndëshkimin e pamëshirshëm të çdo individi apo grupimi që mendon apo për më keq që vepron ndryshe nga ideologjia sunduese e cila është instaluar dhe mbrohet me dhunën psikologjike shpirtërore dhe fizike që ushtron ndaj shtetasve të tjerë një individ apo grupim politik i caktuar.

Pra shteti, pushteti dhe qeveria jane unifikuar në një të vetme dhe për më keq, në duart e një njeriu të vetëm, i cili quhet diktator, ndërsa ai veten e quan “udheheqës legjendar”.Nga një këndvështrim, natyrën e një shteti e përcakton raporti që ekziston midis standartit dhe varësisë. Shteti demokratik është i ndërtuar mbi parimet universale të së drejtës, koncepte të cilat shprehen qartë në kushtetutën dhe ligjet e shtetit. Ky është edhe standarti themelor mbi parimin e të cilit ndërtohet dhe funksionon shoqëria në të gjitha hallkat e saj pa dallim dhe quhet shteti demokratik i së drejtës, i cili nuk konsiston në barazinë midis qytetarëve (përsa i përket mirëqenies), por siguron barazinë e secilit qytetar para së drejtës pa dallime sociale dhe klasore.

Një standart i rëndësishëm është ai, të cilin në rutinën e përditshme themi, po ndërtojmë shtet.Në një shtet demokratik kjo fillon e mbaron me ndërtimin e institucioneve kredibile dhe të besueshme të cilat nuk varen nga titullari por nga standartet ligjore dhe rregullat funksionale të cilat janë apriori udhërrëfyese të punës pavarësisht ndërrimit të individëve. Standard tjetër, është koncepti që ekziston mbi shtetin raporti i tij me qeveritë të cilat janë një instrument politik, si dhe raporti i qeverisë me individin.Në shtetet totalitare të çfarëdolloj, natyre individi i shërben shtetit.

Ndërsa në shtetin demokratik të së drejtës, individi përmbush detyrimet ligjore ndaj shtetit dhe shteti në vet-vete është në shërbim të qytetarit dhe të interesave legjitime të tij. Nuk mund të themi se qeveria po ndërton shtet duke u mbështetur në argumentin se po mbledhim taksat, po paguhen dritat, po vendosim rripin në udhëtim, po ndalojmë duhanin në ambjente të brendshme e dhjetëra gjëra të aspektit periferik përsa i përket nocionit të ndërtimit të shtetit.Duhet ta kemi të qartë se, qytetarët i kanë paguar detyrimet në të gjitha sistemet shoqërore, ua kanë paguar qeverive okupatore, kolonizatorëve, bandave dhe grupeve të dhunshme aty ku nuk ka shtet.

Pra, nuk mund të nisemi nga kjo. Treguesi i shtet-formimit është, sa është gama e shërbimeve që i ofron qeveria qytetarit, pa korrupsion dhe pa ryfshet. Të gjithëve na ka rastisur të kemi njerëz në perendim të cilët edhe pse kanë shkelur rregullat e shtetit përkatës mbi migracionin, trajtohen dhe shërbehen për sa kohë janë dhe jetojne në atë vend, biles dhjetëra herë më mirë sesa i trajtonte shteti ynë në Shqipëri.

A është më mirë që në kohën e kovidit të ndalohen dasmat (kufizimi i parë që duhej hequr), apo të rinjtë të martoheshin me dasëm dhe aty të dërgohej një përfaqësues i strukturave shtetërore i cili do monitoronte dhe do përkujdesej për respektimin e masave të nevojshme, duke mos vendosur protagonistët e dasmës në vështirësi me dasmorët. Për më tepër, do i jepnin edhe ndonjë bakshish dhe do hante e do pinte edhe vetë, gjë të cilën përfaqësuesit e shtetit tonë e kanë “hobi”

.Themi se njëri nga elementët e ndërtimit të shtetit janë ndalimi i ndërtimeve pa leje, dakort për këtë tregues aq sa elementar edhe periferik. Unë pyes? A është më e dëmshme ndërtimi i një objekti shumëkatësh në qendrat urbane jashtë standarteve të përgjithshme mbi konceptet e urbanizimin i cili i ka letrat zyrtare, apo ndërtimi i një shtëpie të thjeshtë banimi pa letra në Kodrat e Çerkezës.

Mirë, më thoni Ju – Kontrolli i revizionit, që është strukturë në varësi të drejtuesit të çdo dikasteri nga më i madhi deri tek më i vogli, a është më mirë kështu apo të kishte varësi nga një drejtori përkatëse në ministrinë e financav? Cilit nga audituesit e institucionit ia mban të flasë për abuzimet në dikaster, po e bëri këtë, së shpejti është në rrugë nga një vendim i prerë i drejtuesit.Sa njerëz largohen nga puna me të padrejtë dhe nëpërmes gjykatës marrin rrogën nga një deri në tre vite, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona euro humbje në vit, pasi për të njëjtin vend pune jepen dy rroga paralele, dhe e gjitha kjo për arsye të dëshirave dhe orekseve të drejtuesit.

Cili drejtues u shkarkua nga detyra, apo kaloi për ndjekje penale, për këtë fakt (gangrenë) në shtetin tonë? Përkundrazi, quhet drejtues i aftë i qeverisë dhe partisë. Po auditimet që bën Kontrolli i lartë i shtetit (Institucion i pavarur nga qeveria) të cilat e kalojnë çdo vit një miliard euro abuzime me buxhetin e shtetit dhe për më tepër, janë të dokumentuara në mënyrë profesionale.

Cili drejtues i lartë u shkarkua nga detyra apo shkoj për ndjekje penale? Mirë, “Check up” që u dha me koncension, dhjetëra million euro për analizat shëndetësore të qytetarëve. A ishte më mirë me ato para të ndërtohej një web gjigant sikurse është “E-albania”?Dhe aty (pas një rikontrolli të laboratorëve) të hidhnin të dhënat të gjitha laboratorët e analizave shëndetësore që veprojnë në shkallë vendi, të ishte një data-base për secilin qytetar i përhershëm pavarësisht se ku i bën analizat qytetari (kundrejt pagesës), sikurse i bëjnë edhe tani pas dhënjes së koncesionit, secili laborator duhej t’i hidhte në sistem, për më tepë, qytetari do shkonte vetëm një herë në laborator dhe përgjigjen do ta merrte on-line.

Konceptimi mund të shkonte deri aty sa të hidheshin edhe kartelat e shtrimit të pacientëve nëpër spitale, si dhe recetat për medikamente. I gjithi ky projekt në rastin më të keq do konsolidohej për dy vite por do ishte i përhershëm dhe i standartizuar, për më tepër, qytetari në çdo moment do shkarkonte dhe printonte çdo veprim, analizë diagnozë dhe kurim personal në çdo moment të jetës së tij.

Pyetja është: – A mjaftonin paratë e koncesionit për një projekt të tillë kombëtar? Unë mendoj se mjaftonin dhe tepronin. Atëherë, çfarë fituam me kocesionin aktual, po në fund të konesionit aktual çfarë kemi zgjidhur?!Jemi në të njëjtën pikë si para tij dhe pritet dhënia e milionave të tjera, e kështu me radhë.Standart tjetër i munguar, është hartimi dhe gjithëpranimi i strategjive dhe prioriteteve kombëtare, mbi të cilat është e detyruar të punoj çdo qeveri pavarësisht kaheve politike dhe buxheti i shtetit duhet të vendoset në një masë dërrmuese në funksion të këtyre prioriteteve.

Në këtë drejtim unë mendoj se në 8 vitet e fundit shpenzimet buxhetore dhe konkretisht ato infrastrukturore janë bërë me një mentalitet të tillë, sikur janë para xhepi të një individi dhe ai do t’i prish për përmbushjen e pasioneve dhe dëshirave personal. A është kjo e drejtë? Unë mendoj se jo.Po kur zihen partitë mbi abuzimin e tenderave në projektet infrastrukturore? A është më mirë të debatojne grupet e ekspertëve sipas kaheve politikë, apo të grinden përfaqësuesit e partive me akuza të ndërsjellta. Kush e pengon opozitën të bëj verifikimet në terren me ekspertët e saj sipas standarteve që janë dhe të paraqesë një rezyme të detajuar e profesionale mbi abuzimin për të cilin pretendohet.Po kur mungojne standartet në fusha dhe sektorë të ndryshëm?

A keni dëgjuar ndonjë debat të fortë politik për vendosjen e tyre, aq më tepër që duam të hymë edhe në BE ku standartet janë fillimi dhe mbarimi i veprimtarisë së Bashkimit Europian. Nganjeherë pa e kuptuar ne si shoqëri që vijmë nga një sistem diktatorial, ngatërrojmë shtetin me pushtetin. Kjo është fatale në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë.Të ndërtosh shtet demokratik do të thotë të vendosesh standarte në çdo hallkë të shoqërisë.

Për më tepër, të ndërtosh shtet pikë së pari do ndërtosh shtetin në vetvete mbi standarte demokratike, të ndërtosh institucione të pavarura, të standartizosh dhe ti bësh mekanizma efiçente strukturat e kontrollit, të minimizosh korrupsionin…etj Në qoftë se shteti me strukturat e tij nuk e lufton vjedhjen brenda tij, mos prisni ta luftojnë qytetarët e ngratë, apo Europa.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, një shtet në shërbim dhe përkrahje të shqetësimeve, kërkesave dhe nevojave të individit, si dhe të aspiratave kombëtare.Në këtë “ditë halli” që jemi ne, lidhur me shtet-formimin dhe standartin, po ta sillnim popullsinë dhe shtetin e Zvicrës në Shqipëri dhe popullsinë e shtetin shqiptarë ti vendosnim në Zvicër, për dy vite Zvicra do bëhej si Shqipëria sot, dhe për katër vite Shqipëria do bëhej si Zvicra.Poblem tjetër madhor, është anashkalimi dhe abuzimi për arsye politike dhe përfitimi korruptiv i atyre pak standarteve që janë vendosur deri tani në vendin tonë, për të cilin nuk dëshiroj të ndalem më gjatë në këtë shkrim.

Skender DoçiDatë: 30. 09. 2020

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com