InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Elisa Spiropali dhe Mosmarrëveshja e Kadaresë

27 Shtator, 2020
in Opinione
A A
Elisa Spiropali dhe Mosmarrëveshja e Kadaresë

Nga Elona CASLLI

Shoqja Spiropali të citosh Kadarënë dhe ta lexosh e kuptosh Kadarenë janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Unë personalisht bëj divorcin mes shkrimtarit Kadare dhe njeriut Kadare. Nëse nuk do ta bëja këtë divorc do të humbisja shkrimtarin.

Megjithatë, të rikthehemi atje ku e nisëm. Në statusin tënd ke përmendur një krahasim me veprat e Kadaresë.

Në të vërtetë e citove edhe herën e fundit kur ishe në Top Channel përballë Andi Bushatit dhe Agron Gjekmarkajt.

Përmende ” Mosmarrëveshjen e Ismail Kadaresë”.

Ti nuk e ke lexuar ” Mosmarrëveshjen” . Pa ta kishe lexuar, do të kuptoje se je në konflikt interesi me atë libër. Dhe a e di pse?!

Tek ” Mosmarrëveshja” përshkruhet pikërisht marrëdhënia konfliktuale që ka pasur çdo diktator në Shqipëri me figurën e Skëndërbeut. Dhe ti me figurën e Skëndërbeut je në konfikt interesi, për sa kohë ke pohuar se Edi Rama i ngjan kësaj figure.

Për të qenë më e kthjellët Elisë, po të sjell në vëmendje disa fragmente nga ” Mosmarrëveshja” për të kthjelluar faktin se nuk është aspak rastësi që Edi Ramën ti e ke pagëzuar me emrin e Skëndërbeut

Lexo Elisë!

Kronika e sheshit ” Skëndërbe”, më saktë ajo që do të quhej ” lufta e shtatoreve” do të vazhdonte. Krejt në stilin e Kastriotit, i cili nuk e kishte për gjë të hapte betejë, si në Shqipëri, si në kontinent, lufta u zhvendos përkohësisht në Paris.

Gjithmonë në pesëqindvjetorin e Kastriotit, diaspora shqiptare arriti që Bashkia e Parisit, kryetari i së cilës ishte Zhak Shirak, të merrte më në fund, vendimin që një nga sheshet e mëdha të kryeqytetit francez të merrte emrin ” Place de Scanderbeg”.

Dihej se nuk ishte e lehtë në Paris të gjendej një rrugë, e aq më tepër një shesh për cilindo, e aq më tepër për një të huaj. Do të kishte gjithmonë kundërshtime, lobingje të kundërta, smirë, diplomaci. Nëpër të gjitha këto do të kalonte kërkesa e vështirë për Skëndërbeun.

Në një letërkëmbim të turpshëm, Shqipëria shpallej kundër projektit, pa e shpjeguar arsyen. Ajo ishte aq e errët, saqë u bë çmos të mos merrej vesh: smira e shefit të komunistëve shqiptarë për Gjergj Kastriotin.

Duke e ditur se në Paris mund të kishte së shumti veç një shesh për Shqipërinë, e kurrsesi dy, Shqipëria komuniste donte ta ruante atë shesh për shefin e saj: ” Place d’Enver Hoxha”.

Më në fund, diaspora shqiptare dhe sheshi në Porte de la Villette, u përurua, këtë herë fare haptas, ” për inat të shqiptarëve” siç do të thoshte Faik Konica, e fill pas tij Gjergj Fishta në dramën e djallit. Princi i dikurshëm kishte ngadhënjyer.
Sheshi ” Skëndërbe” në Paris përveç që ishte i madh, kishte midis tij një truall të rrumbullakët, vend klasik për të vënë shtatoren e personazhit, emrin e të cilit mbante.

Ka qenë e kuptueshme që qysh nga viti 1968, gjer më 1990, vendi i shtatores në Paris do të mbetej bosh, ngaqë as që mund të mendohej se shteti komunist do t’ia bënte dhuratë shtatoren e heroit të vet, në shenjë mirënjohjeje, siç e kërkonin doket e qytetërimit europian, kryeqytetit të Francës.

E habitshme është që, ende sot, njëzet vite pas shembjes së komunizmit, sheshi është pa shtatore, çka dëshmon se mëria e verbër, e fshehur tinëzisht, vazhdon, e çka vërteton se Shqipëria ka ende një problem tragjik me vetveten.
Shkëputur nga- Mosmarrëveshja
Ismail Kadare

Krahasimi që ti i bën Edi Ramës me figurën e Skëndërbeut Elisë, në thelb shpreh problemin tragjik që ke me vetveten.

Në këtë botë ka dy lloj njerëzish Elisë; Njerëzit që hyjnë në histori dhe njerëzit që e bëjnë historinë.

Skëndërbeu yt ka hyrë në histori por kurrsesi nuk mund ta bëjë këtë të fundit.

Ndërsa Skënderbeu ynë ka hyrë në histori dhe e ka bërë këtë të fundit.

Ndaj, një këshillë dashamirëse; Mos e përmend më ” Mosmarrëveshjen” e Kadaresë, se ripohon problemin tënd tragjik.

Dhe së fundmi, nëse do ta kishe lexuar sadopak Kadarenë, nuk do të kryeje dalldisjet e tua para aparatit fotografik çdo të enjte, para seancës parlamentare.

Lexo Elisë!

Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psiqike e një populli që kishte vuajtur aq shumë e që kishte nevojë më në fund për jetë, për shëndoshje trupore e shpirtërore, me fjalë të tjera për normalitet.Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë strukture morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që u vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, këto natyra të varfëra u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua , nga një mllef i verbër kundër kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë për interesat dhe tragjedinë e vendit.

Shkëputur nga –Krimet në Ballkan- Ismail Kadare

Post Scriptum- Të dalësh në foto me Kadarenë nuk do të thotë se e ke lexuar dhe e ke kuptuar atë Elisë.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!

20 Gusht, 2025

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com