InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk sfidohet gjinia, sfidohet standardi

25 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Kur diktatorët dënojnë diktaturën!

Nga Elona CASLLI

Nuk sfidohet gjinia, sfidohet standardi

Grua- Të jesh grua, për Sabinën është një gjendje që nuk e ka zgjedhur vetë. Atë që nuk kemi zgjedhur nuk mund ta konsiderojmë as si meritë, as si dështim. Sabina mendon se përballë fatit që na imponohet, duhet gjetur një qëndrim i përshtatshëm. Të revoltohesh kundër faktit që ke lindur grua, i duket po aq absurde sa edhe të krenohesh për këtë.
Milan Kundera- Lehtësia e padurueshme e qënies

E zgjodha qëllimisht këtë paragraf nga një personazh simpatik i Kunderës, pasi trajton në thelb motivin e këtij shkrimi. Kushdo që ka pasur mundësinë të shihte emisionin e Eni Vasilit mbrëmë, i janë vrarë sytë, nga pamja e një gruaje që jo vetëm gënjen me një paturpësi të frikshme, por edhe që orvatet sistematikisht të mashkullarizohet në debat.

Fenomeni i mashkullarizimit tek grate në politikë është një fenomen primitiv dhe i dhimbshëm. Është krijuar bindja se një grua në politikë duhet të sfidojë burrat e si rrjedhim duhet të përpiqet t’u ngjajë më shumë atyre në fjalor dhe në qasjen ndaj debatit. Duket se gati-gati të qenit grua shihet si një gjymtim në politikë. Një gjymtim që duhet mbuluar me anë të përpjekjeve të vazhdueshme për t’u mashkullarizuar.

Ndërkohë është krejt e kundërta. Një grua në politikë duhet të sfidojë standardin e një burri dhe jo gjininë e tij. Një grua në debat duhet të peshojë argumentin dhe jo gjininë.

Për fat të keq, shumë diskutime në studio televizive dhe jo vetëm, na përballin gjithnjë e më shumë me gra që rendin t’u ngjajnë burrave në politikë.

E ky fakt është tragjik, pasi nuk është turp të jesh grua; nuk është turp të jesh një grua e përmbajtur; nuk është turp të jesh një grua që mendon.

Besoj fort se modeli aktual i gruas në politikë, nuk përfaqëson gruan e mirëfilltë shqiptare.

Ky model do ta përfaqësonte gruan e mirëfilltë shqiptare, nëse do të ishte modeli i një gruaje që gjatë debatit me një burrë shfaq një standard ndryshe që e sfidon standardin tradicional të një gruaje politikane që çirret dhe ulëret në spiralen e mosarsyetimit.

Post Scriptum- Një grua që mendon sfidon standardin e jo gjininë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com