InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vetingu politik frikë apo garanci për politikanët shqiptarë!

24 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Vetingu politik frikë apo garanci për politikanët shqiptarë!

Nga Paulin MARKU

Pas ndryshimeve politike në vitet 90 -të në Shqipëri, lëvizjet demokratike për liri dhe demokraci, ekonomia e tregut dhe pluralizmi politik u sunduan jo nga klasat e vuajtuara , por nga shtresat e atyre që në vite ishin afër pushtetit, apo pjesë e pushtetit.
Këta ,apo të besuarit e tyre kapën dhe e privatizuan çdo gjë, pluralizmin, demokracinë, politikën, pushtetin, shtetin, biznesin, pasurinë, drejtësinë, dhe sot për pasojë kanë bërë të mundur instalimin e një regjimi politik e juridik, korruptiv e të kriminalizuar sa që edhe ndërkombëtarët si SHBA , BE e kanë të vështirë për ta çmontuar ,këtë sistem krimi e korrupsioni.
Megjithë këtë angazhim ndërkombëtar në interest e çështjes shqiptare , sot akoma shqiptarët nuk reagojnë , nuk lëvizin , nuk protestojnë kundër këtij sistemi, por vetëm durojnë duke shpresuar e pritur në fatin e tjerëve, por edhe me keq,sot po gjejnë rrugën më të shkurtër, atë të eksodit e të largimit nga Shqipëria.
Ky realitet i rëndë, i hidhur, i frikshëm bëhet edhe me heshtjen e ndërkombëtarëve, të cilët me sa duken kanë humbur shpresat për demokracinë në Shqipëri.
Aleatët nuk mund ta shfajësojnë veten e tyre vetëm me vërejtje për politikën shqiptare ,për mosrealizim standartesh demokratike, për moszbatim të ligjit, për vonesën në integrimin e shqiptarëve në Europë, pasi janë ato që sot i njohën, bisedojnë e dialogojnë, me politikanët dhe me këtë elite politike shqiptare mashtruese, hipokrite, të korruptuar e të kriminalizuar.
Shqiptarët nuk patën përkrahje të vërtetë dhe serioze nga ndërkombëtarët, vetëm kur këta politikanë europianë u bindën se në çfarë gjëndje të mjerueshme e të rëndë sociale, politike, demokratike dhe sidomos kriminale dhe padrejtësie erdhi dhe u perkeqësua vazhdimisht Shqipëria, e cila nuk kishte rrugëdalje nga politika shqiptare e krimit dhe e korrupsionit, atëherë, por më shumë vonesë ndërhyri për miratimin e VETING-ut, si i vetmi mjet për ta çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj politike dhe të kësaj drejtësie të kriminalizuar e të korruptuar, hajdute dhe të papërgjegjshme.
Ky regjim politik, juridik, kriminal e korruptiv në Shqipëri vetëm sa ua shton vuajtjet, dhimbjet, dhe padrejtësistë shqiptarëve.
Prej këtyre padrejtësive ,pabarazive , krimit e korrupsionit të gjithë shqiptarët po largohen nga Shqipëria , në rastin më të parë që atyre u krijohet mundësia, sepse e kanë humbur shpresën ,për të punuar e jetuar në Shqipëri.
Eksod ka edhe në vënde të tjera ,por atje problemi i eksodit ka të bëjë me konfliktet dhe me luftrat civile ,ndërsa shqiptarët po largohen nga atdheu vetëm prej keqpolitikës ,keqqeverisjes të korruptuar ,të kriminalizuar e cila i shkakton shqiptarëve papunësi, varfëri, vjedhje dhe korrupsion duke grabitur pushtet, pasuri e para dhe që e mbajnë të pazhvilluar ekonomikisht vendin , si dhe nuk punojnë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Qytetarët shqiptarë po detyrohen ta braktisin sot Shqipërinë, në përmasa të tilla që të kujtojnë ato vënde të cilat për fatin e tyre të keq janë përfshirë në luftra civile.

Kjo është fatkeqësi kombëtare me pasoja shumëvjeçare.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret
Horoskopi

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret

25 Mars, 2026

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com