InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Antiopozitarizmi, fenomeni më i neveritshëm që kemi trashëguar nga komunizmi

21 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Antiopozitarizmi, fenomeni më i neveritshëm që kemi trashëguar nga komunizmi

Nga Red VARAKU

Një nga gjërat më të shëmtuara dhe të neveritshme që kemi trashëguar nga regjimi komunist në kulturën tonë politike është antiopozitarizmi ose përpjekja për të asgjësuar kundërshtarin politik.

Të gjithë e dimë që gjatë regjimit ky fenomen prodhoi vrasjen, persekutimin dhe internimin e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve.
Për të realizuar sulmin ndaj kundërshtarëve politikë regjimi përdorte mekanizmin e luftës së klasave si dhe kishte ngritur në këmbë një aparat shumë të sofistikuar të shërbimeve të fshehta.

Ndërsa, për të shpëlarë trutë e qytetarëve dhe justifikuar krimet, regjimi kishte ngritur dhe përdorte një armatë të tërë intelektualësh, shkrimtarësh, artistësh, komedianësh.

Përmes armës më të fortë të shpëlarjes së trurit kinostudios “Shqipëria e Re” dhe radiotelevizionit kombëtar shqiptar, kjo armatë , nuk ndaloi së argumentuari “të drejtën” e tyre për të bërë genocid mbi ata qytetarë shqiptarë që nuk e aprovonin qëndrimin e tyre politik.

Ndërkohë, opozitën e vërtetë regjimi e kishte zevendesuar me një opozitë fasadë që asokohe njiheshin si Bashkimet Profesionale, Fronti Demokratik , Organizata e Gruas dhe Rinisë Komuniste etj.

Kështu pra antiopozitarizmi ishte kthyer në kulturën kryesore që mbizotëronte në Shqipëri për 50 vjet dhe në shtyllën kryesore të propagandës që mbante në këmbë regjimin më të egër mbase në botë.

Ndaj, jo rastësisht dhe Rama si trashëgimtar i denjë i atij regjimi, që e njeh mirë fuqinë e antiopozitarizmit, e riktheu sërish atë si taktikë politike, që në thelb synonte asgjësimin e opozitës dhe jo rastësisht më vonë ajo u kthye në një projekt politik shtetëror të mirëfilltë.

Nën kujdesin personal të tij, prej tetë vjetësh opozita dhe kryetari i saj po sulmohet barbarisht nga mediet pranë qeverisë, ndërsa po krijohen parti të reja, që me privilegjet e një partie opozitare të emëruar nga pushteti, synojnë të helmojnë frymën opozitare për të demoralizuar kështu mbështetësit e opozitës .

Gjithashtu, po me frymëzim të Ramës, në përpjekjen për demoralizimin e opozitës mediat anti-opozitare të sponsorizuara nga kryeministri po luajnë një rol të pazëvendêsueshëm.

Nëpërmjet dy tezave të tij kryesore të cilat e paraqesin opozitën si të pafuqishme dhe e barazvlerësojnë atë me qeverinë, ajo ia pati dalë të ndjellë dëshpërim dhe të demoralizojë jo pak kampin opozitar.

Në fakt opozita e ka vuajtur jo pak indiferencën që mbjell në shoqëri antiopozitarizmi dhe këtë e has në shumë biseda me miq, të cilët kanë rënë prè e këtyre taktikave.

Përdorimi pabesisht i ish-figurave të saj publike si qen sulmi kundër saj, ia ka dalë ta mbajë të mpirë opinionin publik dhe të shfokusojë jo pak vëmendjen e qytetarëve.

Në këtë kuptim, krijimi i partive të reja të sponsorizuara nga pushteti, përdorimi si qen sulmi i ish-zyrtarëve të PD kundër vetë PD, përdorimi i mediave si hanxhar kundër opozitës është një ogur shumë i keq për shoqërinë shqiptare.

Kjo dëshmon një të vërtetë shumë të hidhur,që dëmi që ka shkaktuar regjimi në strukturën tonë shoqërore dhe politike është i parikuperueshëm. Ringjallja e këtij fenomeni dëshmon që ne, jo vetëm nuk e kemi fituar betejën kundër monizmit politik, por jemi seriozisht të kërcënuar dhe rrezikuar me rikthimin e tij sërish si sistem.

Ndaj ,nuk duhet të ketë asnjë kompleks në denoncimin, përballjen dhe demontimin e këtij fenomeni si dhe në trajtimin me neveri dhe pa asnjë mirëkuptim të këtyre individëve.

Kjo qasje, jo vetëm që ndihmon në ndërgjegjësimin e shoqërisë për dëmet që sjell ky fenomen në strukturën tonë shoqërore, por është edhe një shërbim i jashtëzakonshëm ndaj demokracisë dhe vlerave perëndimore ku ne duam të aderojmë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com