Nga Elona CASLLI
Meqënëse Doktori i Shkencave nuk ka pasur guximin që cinikes t’i vërë një emër dhe një mbiemër, po bëj edhe unë të njëjtën gjë në raport me të dhe nuk po ia publikoj emrin.
Doktori i Shkencave duhet ta dijë mirë si zotërues i një titulli shkencor, se argumenti kundër një shkrimi apo një ideje ngrihet mbi logjikën e arsyetimit dhe jo atë të etiketimit.
Doktori i Shkencave para se të sajojë mbi një artikull, duhet ta lexojë këtë të fundit. Pasi ta ketë lexuar me vëmendje, do të kuptojë se në shkrimin tim, nuk ka asnjë fjali përgjithësuese që fyen mësuesit e këtij vendi, për arsyen e thjeshtë se shkrimi i drejtohet një situate të caktuar dhe jo arsimit në përgjithësi.
Doktori i Shkencave para se të ndërmarrë nismën për të kundërshtuar një artikull, të përpunojë mendimin dhe mos të kapërcejë nga një situatë konkrete tek situata e Covid 19 që nuk përmendet fare në tekst sepse dëshmon veçse shterpësi në mendim dhe gjykim.
Post Scriptum- Doktori i Shkencave t’i dalë zot titullit shkencor që mban dhe të ketë kurajon të përballet në debat me emër dhe mbiemër dhe jo me etiketimin – Cinike-.
