InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Azgan Haklaj: Frashëllinjtë flamurtarë të Kombit

30 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Azgan Haklaj: Frashëllinjtë flamurtarë të Kombit

Naim Frashëri dishepull i lirisë, apostul i shqiptarizmit, ideolog i Bektashizmit, konstruktor i bashkimit kombëtar, Shtetit Komb të shqiptarëve, arkitekt i doktrinës së integrimit dhe progresit të Shqipërisë midis kombeve të civilizuara

Meditim në vitin jubilar të 120- vjetorit të kalimit në amëshim të Bilbilit të Gjuhës Shqipe, Rilindasit të shquar Naim Frashëri.

Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë.
Kështu shkruante në kapërcyell të shekullit të XlX-të Naimi ynë i madh, Rilindasi shpirtëndritur e poeti zemërzjarrtë i Atdheut të tij, i cili lëngonte në natën e gjatë tragjike osmane.
Viti jubilar i 120- të vjetorit të kalimit në amëshim të poetit kombëtarë, të cilin bashkëkombasit e tij e pagëzuan me epitetin kuptimplotë Bilbili i Gjuhës Shqipe është një eveniment madhor i kujtesës historike kombëtare.
Edhe pse Ministria e Kulturës, Qeveria Shqiptare e ka harruar, nuk e harron Kombi Shqiptar.
Personalitete të kalibrit të tij vendosin gurë kilometrik në rrugën e kombeve dhe ardhmërinë e tyre.
Ashtu si pararendësit e tij të shquar Barleti, Bogdani, Bardhi e De Rada, Naim Frashëri la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kulturës kombëtare, në zgjimin e ndërgjegjes patriotike dhe në iluminimin e bashkëkombasve të tij më idetë e mëdha të Revolucionit Francez dhe idealet e lirisë e pavarësisë.
Naimi, dishepulli i zjarrtë i Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, i origjinës pellazgo- ilire të shqiptarëve dhe i Motit të madh të Arbërit i ngriti një monument madhështor’ historisë mesjetare të Shqipërisë me botimin e poemës “Historia e Skënderbeut”.
Ja si shprehet ai për kthimin triumfal në Krujë të Fatosit të Kombit, Gjergj Kastriotit:
“Krujë o qytet i bekuar
Prite prite Skenderbenë
Që po vjen si pëllumb i shkruar
Të shpëtojë Mëmedhenë”
Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve e çlirimi i tyre nga pushtuesi shekullorë.
Krijimi i Shtetit Komb.
Përhapja e dritës së diturisë.
Futja e Atdheut të tyre në gjirin e kombeve të civilizuara të Europës ishte lejtmotivi kryesorë i Rilindjes Kombëtare e i korifejëve të saj.
Këtij qëllimi i shërbeu deri sa mbylli sytë Naimi ynë përmes penës së tij të artë me dashuri sublime e hyjnore.
Ai së bashku me vëllezërit e tij mendje ndritur Abdylin e Samiun, Pashko Vasën, De Radën e Hasan Prishtinën konsiderohen me të drejtë si etërit e nacionalizmit shqiptar.
Padituria, injoranca e prapambetja shekullore e shkaktuar nga pushtuesit aziatikë së bashku me përçarjen krahinore e atë fetare ishin pengesat që duheshin kapërcyer në atë kohë të vështirë, për t’i hapur rrugë lirisë, progresit e formimit të Shtetit Komb, i cili në konceptin politik e filozofik të udhëheqësve të Rilindjes Kombëtare duhet të përfshinte të katër vilajetet shqiptare, çka do të thoshte përputhje reale me trojet etnike të banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Naim Frashëri, ky shqiptar i madh e i jashtëzakonshëm nuk është vetëm poet e rilindas i madh.
Përtej kësaj ai është një arkitekt e konstruktor i bashkimit kombëtar, i idealit të lirisë e të progresit të popullit të vet.
Gjuha Shqipe si një nga elementët thelbësorë të identitetit kombëtar ishte një nga prioritetet e jetës së tij ku shkëlqej jo vetëm si poet e linguist i shquar, por edhe si inisiator i Alfabetit Shqip.
Alfabeti Shqip, ëndërr e Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashëri u finalizua në Kongresin e Manastirit, në nëntorin e vitit 1908, por Volteri ynë kishte kaluar në amshim gati një dekadě me parë se të mblidhej ky kongres.
Ky kongres u dha shqiptarëve armën me të cilën i’a bënë të ditur Europës se e meritojnë të kenë lirinë dhe shtetin e tyre.
Ashtu si Fishta, Mjeda e korifejë të tjerë të Kombit tonë, Naimi i ngriti monument Shqipes, Gjuhës së perendive, siç e quante ai me vargjet:
“Gjuha jonë sa e mirë
Sa e ëmbël sa e gjërë
Sa e lehtë sa e dlirë
Sa e bukur sa e vlerë”.
Si ideolog i Bektashizmit Shqiptar, poet kombëtar e rilindas mendjendritur Naim Frashëri ka zënë vend me meritë në panteonin e burrave me të ndritur të historisë së Kombit Shqiptar.
Vdekja e tij u vajtua si një humbje e rendë për shqiptarët.
Rilindasi, poeti e patrioti Anton Zako Çajupi e përcolli me vargjet lapidare.
“Vdiq Naimi, vdiq Naimi
Moj e mjera Shqipëri
Mendjelarti, zemërtrimi
Vjershëtori si ai”.
Vdiq Naimi e ç’të gjeti
O moj Shqipëri e mjerë
Vdiq Naimi po kush mbeti
Si Naimi s’ka të tjerë.
Jubileu i ndritur i Naim Frashërit ju bën thirrje shqiptarëve për bashkim nën Flamurin Kuqezi.
Ëndrra e tij për Shtetin Komb është testament hyjnor.
Nëna Shqipëri është e bekuar nga Zoti që ka lindur një korife të tillë.
Nderimi i vëllezërve Frashëri me Dekoratën e Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkëlqesia e tij z Ilir Meta, në këtë vit jubilar të 120 – vjetorit të kalimit në amshim të Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashërit çertifikon frashëllinjtë, kolosët përmetarë si flamurtarët e Kombit.

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 21 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 21 dhjetor 2025

21 Dhjetor, 2025

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!
Aktualitet

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!

20 Dhjetor, 2025

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com