InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

POLITIKAT, POLITIKANI DHE POLITIZIMI

19 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skende Doçi

Po t’i referohemi fjalës “politikë” term nga i cili rrjedhin edhe nocionet (politikat, politikan, politizim) është një koncept gjigant dhe me një shtrirje që përfshin çdo mendje njerëzore dhe ndërveprimin mes tyre, si dhe çdo formë organizimi njerëzor, shoqëror, shtetëror dhe ndërshtetëror që ekziston anembanë globit.
Në sistemet diktatoriale të çfarëdo natyre qofshin, koncepti që lidhet me fjalën “politikë” funksionon vertikalisht nga lartë – poshtë. Pra një pjesë e vogël janë hartues dhe miratues të politikës në çdo sektor të jetës njerëzore dhe veprimtarisë së një vendi, dhe miliona të tjerë janë veçse zbatues të padiskutueshëm të politikave që vijnë nga koka drejtuese dhe strukturat në varësi absolute prej tij.

Në kohët moderne, ose më saktë në vendet që nuk kanë pasur një sistem diktatorial të mirëfilltë, koncepti i fjalës “politikë” ka gjetur një zbatim më të gjerë në dimensionin e vërtetë të saj. Si koncept është themeluar dhe vjen nga filozofët e Greqisë së Lashtë. Ndërsa, katërcipërisht ka gjetur zbatim përgjatë shekullit të kaluar e
n’vazhdim, në të gjitha ato vende që startuan një demokraci të vërtetë, po prapë sipas koncepteve që kishin Grekët e lashtë mbi të drejtën, shtetin, individin, shoqërinë dhe demokracinë në përgjithësi.
Në kohët e sotme fjala “politikë”, në të shumtën e herës, përdoret në një koncept dhe kontekst shumë më të detajuar, më manual, se më parë, si për shembull politikat mbi bujqësinë, politikat mbi migracionin, mbi liritë e individit, tregtinë, industrinë, politikat e bankës, arsimit, politikat e shoqërisë civile, politikat e shtetit mbi taksat, politikat për ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen, politika e jashtme, politikat për ingranimin e gruas në shoqëri e qindra sektorë të tjerë social-ekonomik që kanë të bëjnë me individin, shoqërinë, shtetin, natyrën dhe marrëdhënjet e ndërsjellta që ekzistojnë mes tyre. Me qëllimin e vetëm për t’i shtyrë sa më përpara kauzat e njerëzimit në secilin nga sektorët që janë jetik dhe me interes për individin dhe shoqërinë, për të sotmen dhe në të ardhmen. Duke zhvendosur jetën njerëzore në stade gjithnjë e më të larta dhe duke synuar gjetjen e një ekuilibri sa më të mirëqenë për individin në vetvete, midis njerëzve organizimeve të tyre, shtetit dhe padyshim natyrës.
Në vendet me demokraci të konsoliduar termi “politik-at” përmendet në një kuptim të tillë, sikur të thuash “libri i shenjtë” dhe politikani ose politikanët sikur të thuash apostulli apo apostujt që janë misionarët e këtij “libri të shenjtë”, i cili në brendësi të tij ka zgjidhjet më të mira dhe më të arrira për kohën dhe një ide të qartë për të ardhmen e sektorit apo fushës për të cilën bën fjalë.
Ky është koncepti dhe sjellja në përgjithësi, por edhe në këto vende ka qasje nga më të ndryshmet, që nuk e cënojnë thelbin e vërtetë të politikës së hartuar më parë, në një sektor të caktuar. I gjithë debati zhvillohet, si ta përsosim më mirë, ta bëjmë akoma më atraktive e të dobishme, dhe kryesisht diskutohen mekanizmat, kostot dhe rruga që duhet ndjekur për të arritur sa më shpejt në qëllimet dhe objektivat për të cilat është hartuar një politikë e caktuar.
Ajo që dua të them është se, fjala “ politikë” në të kaluarën ishte një koncept gjigant dhe deri diku abstrakt, me kuptim kryesisht në marrëdhënjet ndër-shtetërore, ndër-etnike, ndër-fetare me qëllime luftërash, pushtimesh, planesh djallëzore dhe të fshehta, apo në sistemet diktatoriale si një mekanizëm për të vrarë çdo vlerë njerëzore, shpresën dhe lirinë e individit.
Me startimin e demokracive është tjetërsuar në një term që konsiston në një plan të detajuar, të segmentuar dhe konkret, ku në bazë ka qëllime, objektiva dhe vizione të qarta dhe dashamirëse për grupet e njerëzve, fushat e ndryshme të jetës dhe mbarë njerëzimin.
Me interes është konceptimi, mishërimi dhe përdorimi i këtij termi në vendet me demokraci të re, sikurse është edhe vendi ynë.

Po ti referohemi nocionit “politika-t ” hartimit dhe zbatimit të tyre, realiteti nuk është i mirë, apo më saktë, larg nivelit të pritshmërive dhe mundësive të kohës. Kjo, gjithmonë duke pasur parasysh rrethanat konkrete që karakterizojnë një demokraci të re e në zhvillim.
Arsyet dhe shkaktarët se përse ndodhemi në një realitet të tillë, janë faktorët që gjenden në përmbajtjen e termave “politik-an” dhe “politi-zim”, të cilët për realitetin që jetojmë janë shumë herë më determinant sesa mungesa e kapaciteteve të shoqërisë sonë, ekspertëve dhe specialistëve nga çdo fushë e jetës, për të përcaktuar saktë dhe me profesionalizëm politikat që kanë në bazë, problemet, zgjidhjen e tyre dhe vizionet për të ardhmen.
Mua personalisht askush nuk më bind se, ne si shoqëri nuk kemi kapacitete të mjaftueshme me ekspertë, intelektualë dhe profesionistë me vizione të qarta për ta zhvilluar vendin dhe shoqërine tonë mbi bazën e projekteve të mire-hartuara paraprakisht.
Ekspertët tanë janë të mjaftueshëm në sasi dhe cilësi për të hartuar politika jo vetëm sektoriale dhe kombëtare, por do thosha rajonale e më gjerë. Problemi qëndron se politika nuk i merr sa duhet në konsideratë, pasi ata nuk janë si biçim “çerdhesh” të vogla me vota partiake. Rasti më i mirë iu kërkohet një material si relacion, sa për të thënë e për ta lënë në sirtar ose për ta përdorur emrin e tyre si sugjerues dhe justifikues të allish-verisheve të mëvonshme që bën politikani me militantët në atë sektor.
Kasta politike e vendit tonë si në çdo vend tjetër demokratik ndahet në dy kampe, pozita dhe opozita. Është më se qesharake por problemi për ne këtu fillon.
Sapo vjen pozita në pushtet i harron premtimet, ekspertët, politikat zhvillimore, interesat e qytetarëve dhe të kombit, dhe ndërmerr një seri masash perverse (në kontekstin e demokracisë) për ta shtrënguar dhe për t’u shtrënguar rreth pushtetit se mos opozita një ditë ia merr. E fillon me spastrimin e administratës publike nga “armiqtë e së kaluarës”. Pastaj merr masa “militare” duke punësuar idiotë dhe militantë të saj në shtet, duke i shpërblyer me nga një “kaçik” për ndihmën në “fitore” dhe akoma më keq për t’i përdorur si “ushtarë paramilitar” në çdo rast nevoje, apo në zgjedhjet e ardhshme për vota të cilat sigurohen me metoda nga më të poshtrat.
Në funksion të këtij qëllimi liderët e secilit krah kur vijnë në pushtet e përdorin atë , si “shkarpë për t’i thyer kokën rivalit” në çdo rrethanë, vlerë apo mekanizëm të mundshëm që disponon shteti. Ky fenomen nuk vjen nga qielli, por është mentalitet dhe kompleks që mbartet nga një grup i vogël i drejtuesve politik të partisë dhe kryesisht kryetarit të saj. Pastaj përhapet dhe përforcohet nga mijëra persona në administratën shtetërore, të cilët kanë një meritë të vetme – janë militantë besnik të partisë dhe asgjë tjetër më shumë. Partia në pushtet ndoshta do qeveriste më mirë po mos të kishte fare opozitë, por kjo për fatin e keq të tyre quhet diktaturë dhe nuk lejon Europa. Pasi me qytetarët e vendit të tyre “hajt më” do bënin disi, do e sugjeronin si “vullnet të shumicës mbi pakicën”.

Mos i shikoni politikanët tanë si burra shteti të pashoq në Shqipëri, e aq më tepër t’u besoni si Perendisë. Janë më shumë pjesë e mentalitetit që ka një komshia juaj i pakëndshëm, si një shef apo drejtues më shumë problematik se sa i aftë.
Ata kanë arritur deri aty falë votës të secilit nga ne, të pamenduar mirë në kohën e duhur.
Kur marrin pushtet këta lloj njerëzish, s’ke përse lodhesh t’u kërkosh llogari as përgjegjësi, sepse imazhi fuqia e pushtetit dhe armata militare që ka ndërtuar ai, e bëjnë për ty më të rëndësishëm dhe më të pakapshëm se vetë Perendia.
Kjo më shumë se për qytetarin vlen për intelektualët dhe ekspertët e fushave të ndryshme, të cilët ndjehen të pavlerësuar dhe tërësisht të parëndesishëm. Disa që janë me karakter pak më të dobët fillojnë në kurriz të dijes dhe profesionalizmit të tyre duke bërë llak-llak me fjalë të mira për qeverinë dhe partinë në pushtet, për të kapur një vend pune, të cilin (po e kapi) ia gjen vetëm kryetari i seksionit të partisë ku jeton (falë influencës që ka me drejtuesit e partisë).
A ja “mban” ekspertit apo intelektualit të sugjerojë politika të mirëfillta lidhur me një sektor të jetës ekonomike-shoqërore të këtij vendi, kur midis tij dhe instancës politike që duhet ta mbështesë, ta promovojë dhe të ketë vullnetin për ta vënë në zbatim, gjenden me qindra militantë të cilët intelektualin e quajnë dezertor të mundshëm të partisë dhe veten besnik absolut dhe “çerdhëza” të vogla me vota.
Qytetarët të nderuar! Më thoni, nga mendoni ju se do anojë përfaqësuesi politik në Shqipëri? Atëherë a mund të flasim për politika-t në sektor të ndryshëm, hartimin dhe zbatimin e tyre në interes të shoqërisë dhe vendit tonë???.
Duket utopi dhe e pamundur, por unë mendoj se rruga për të përmirësuar politikanët dhe demokracinë tonë nuk është lutja për ndërgjegjësim, rregullim dhe përgjegjësi qytetare e kombëtare që iu bëjmë ne politikanëve tanë pas ardhjes në pushtet.
Rruga e vetme e gjatë dhe e vështirë është ndërgjegjësimi mbi përgjegjësinë e çdo qytetari për votën e tij dhe rëndësinë që ka ajo për atë personalisht, shoqërinë dhe demokracinë tonë.
Në qoftë se dikush arrin ta marrë pushtetin falë punës jo të mjaftueshme që kemi bërë ne për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me votën, ne duhet të vazhdojmë akoma me rritjen e vetëdijes së njerëzve për rëndësinë e votës së lirë, e ta rrëzojmë së bashku “fituesin” para përfundimit të mandatit.
Duhet të jenë shumë të rralla në pesëdhjetë vitet e ardhshme, rastet kur i njëjti krah politik e merr dy mandate radhazi qeverisjen e vendit. Duke e privuar nga mandati i dytë ( sigurisht me votën e lirë) kemi privuar të keqen më të madhe që i ka ardhur dhe i vjen këtij vendi dhe qytetarëve nga politika.

Pastaj do filloj të dëgjohet zëri i ekspertëve, intelektualëve dhe i njerëzve të ndershëm.
Politikanët do gjejnë vullnetin, kohën, paratë dhe çdo lloj mekanizmi tjetër të nevojshëm për t’i zbatuar politikat për të cilat folëm, falë të cilave do ecë përpara çdo sektor dhe si rezultat Shqipëria.
Politizimi, në kuptimin më të keq të fjalës, sikurse ndodh në vendin tonë, nuk vjen nga qielli, s’është injektim i vendeve jo dashamirëse përreth nesh, nuk vjen as nga qytetarët e thjeshtë pavarësisht sjelljes së tyre. Ai vjen nga kastat drejtuese të partive politike dhe veçanërisht nga fryma e kryetarve respektiv.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com