Ngjarja e pak ditëve më parë ku një auto-ambulancë aksidentoi për vdekje një fëmijë 10 vjeçar, i cili ishte në “karvanin” e shqiptarëve drejt Kakavijës, që po largoheshin në vendin fqinj të Greqisë, është një nga ato raste që nuk harrohet lehtë, për vetë faktin, se zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, deri dhe tek kryeministri Edi Rama, u përfshinë në mënyrë cinike në këtë debat, pasi nxituan ta trajtojnë në mënyrë rastësore, si gjoja aksident nga oakujdesia e fëmijës apo dhe e të ëmës së tij.
Blendi Gonxhe, pasi mori një lumë sharjesh dhe fyerjesh me të drejtë nga qytetarët shqiptarë, u imponua të fshinte statusin e tij, që fajësonte të ëmën e fëmijës për pakujdesi.
Ditën e djeshme, kryeministri Rama, përmes një statusi njoftoi se ka akorduar 500 mijë lekë për familjen e 10 vjeçarit, publikim të cilin e shoqëronte me fjalinë:” …pasi i preu rrugën autoambulancës...“, duke e rivrarë sërisht me qëndrimin e tij cinik.

Ky status, ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarë të thjeshtë dhe figura publike, që kanë dënuar ashpër përpjekjen e kryeministrit, për ta paraqitur si aksidentale, ndërkohë që qytetarë të pranishëm kanë evidentuar faktin se autoambulanca po kryente shërbime klienteliste, duke përzgjedhur individë që ishin në mesin e atij kalvari dhe po i dërgonte në pikën doganore të Kakavijës.
Ish-deputeti Ndocaj, përmes një video, ka shprehur një gjuhë të papërmbajtur ndaj kryeqeveritarit, të cilin e ka konsideruar mizor dhe një këlysh bushtre, që guxon të tallet me situata të tilla, duke rënduar së tepërmi gjendjne psikologjike të të ëmës së 10 vjeëarti dhe të pjesëtarëve të tjerë.
Akordimin e shumës prej 500 mijë lekëve të reja, Ndocaj e ka konsideruar akt kriminal, pasi me këtë gjë, Rama bëri rivarsjen e vogëlushit.
AKT KRIMINAL ME ENGJULLIN, NË LEZHËN TIME!
Nuk kam asgjë me këtë klysh bushtre, jo jo s’kam fjalë, se ky është monster,500 mijë lekë për 10 vjeçarin që humbi bashkë-qytetari im nga Lezha. E t’merrshme kjo…!??Ok o bastard po të jap 1 milion lekë nxirre para ambulances ta shtypi Zahon tat, oo i sëmur mëndor Edvin Rama!











