Ju lumtë z. Beqaj, falë jush jemi këtu !
Ilir Beqaj, ministri më i akuzuar për korrupsion i gjithë kohërave, varrmihësi i parave publike të sistemit shëndetësor, sot bën avokatin e djallit !
Koncesionet më të kontestuara me vlerë prej miliona eurosh të ish-ministrit të Shëndetësisë janë bërë objekt i akuzave më të rënda të bëra ndonjëherë ndaj ndonjë ministri, megjithatë ti z. Beqaj je i virgjër, tejet i ndershëm !
Falë konçensionit të Check-up zoti Beqaj mjekët e familjes u mënjanuan nga puna e tyre në shërbimin e shenjtë në mbrojtje të shëndetit të komunitetit dhe u vunë në shërbim të Vilma Nushit!
Ju i detyruat me anë të kontratave të paligjshme , me anë të penaliteteve absurde të punojnë për një kompani private, në dëm të marrëdhënies së shenjtë mjek-pacient !
Falë “punës tënde të çmuar” në shërbim të padronëve të parasë, kostot ekonomike në shëndetësi, u rritën kacafiu, sot taksapaguesit , NE SHQIPTARËT e varfër paguajmë për një set kirurgjikal deri 90 euro ndërkohë para konçensionit tuaj, kostoja ishte më pak se sa 3 euro.
Më tej në reagim ti z. Ilir Beqaj kërkon që të bindësh shqiptarët se rilindja e bëri Shqipërinë me maternitete, ndërsa brigjet e saj me det dhe malet e saj me pyje ( ndoshta do falenderosh Taulantin)!
Ti z.Beqaj shkon deri aty sa deklaron se shërbimi urgjencës mjekësore u shpik në vitin 2014, ndërsa dielli lindi për herë të dytë në vendin tonë kur Edi Rama u bë kryeministër! Dhe bën shumë mirë, sepse shqiptarët duhet ta dinë, me mirënjohje, pse jo!
Madje sot që shqiptarët, po dergjen e po digjen nga ethet nëpër spitalet apo shtëpitë e tyre, të kuptojnë më së miri, madje të urojnë z. Beqaj ! (Ti je i sigurtë, besoj, apo jo??)
Zoti Beqaj, ke harruar t’i veshësh organizatës tënde (rilindjes) shpikjen e elektricitetit, po po, ju shpikët veç tij edhe llampën, ju jeni novatorë të paparë!
Shqiptarët e dinë mirë që Intech + dha goxha impulse për këtë , është merita juaj z. ish-ministër, urime !
Ndoshta edhe llogaritjen e dëmit nuk mund ta bëjmë NE POPULLI, sepse prokuroria, vegla juaj qorre por e dashur akoma s’po na e thotë se sa dëm shkaktuat ju kundër shqiptarëve të varfër!
Koha po numërohet mbrapsht , z. Beqaj !











