InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Tradhëtia amerikane” e Reformës në Drejtësi

13 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Taksisti zbret Ramën nga taksia

Nga Basir ÇOLLAKU

Një ambasador amerikan vite më herët, pasi lexoi Shqipërinë reale, i informuar në detaje për zhvillimet, ndër të tjera qëlloi në shenjë teksa tha se “Shqipëria do të bëhet, kur shqiptarët, ta duan vendin e tyre, së paku aq sa duan Amerikën. Një vërtetësi me kosto.

Pasi lanë Edi Ramën të bëntë marrëzi pa fund me drejtësinë, të asgjësonte Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, të zhyste në kolaps sistemin, të bënte vettingun fasoneri të partisë qeverisëse, të luante me Prokurorinë si domino pensionesh, USAID, me dijeninë dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tirane, ku USAID nuk dihet nëse punon ende me paratë e SOROS, pasi Departamenti i Shtetit, ka ndërprerë financimet për shumë projekte të Agjencise, ka nisur të bëjë tallava në drejtësinë shqiptare.

Madje në Senatin Amerikan një raport rezultat i një investigimi të gjatë pritet së shpejti të sqarojë ecurinë e projekteve të USAID për ca milionë dollarë të orientuar në kliente nën strehën e Soros, kjo në shumë vende duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë etj.


Katër vite pas natës së 21 korrikut që në votim u bë 22, projekti zhurmëmadh u votua nga 140 deputetë, të cilët u detyruan me hir dhe pahir nga Ambasada Amerikane të votojnë pro. Kujtojmë Donald Lu teksa kafosej dhe nje deputet me rekorde kriminale duke e bindur për të mirën e drejtësisë dhe ai sigurisht bashkë me disa kolege të tjerë që u qortuan nga Ambasadori dhe Ambasada votuan dhunshëm PRO.

Tani kemi produktin e një vote të sheqerosur me dhunë, duke prodhuar një drejtësi katastrofë, të munguar, sallatosur në pjesën dërrmuese.


Falë kësaj çorbe u bëmë vendi unik në glob pa Gjykatë Kushtetuese për katër vite dhe nuk dihet kur do mbyllet teatri ligjor. Nuk ka një saktësi informative nga askush nëse janë dhënë 200 milionë euro për këtë riformatim emrash se sa produkti, apo se janë edhe 23, 30 apo 80 milionë euro për të shpërndarë që ta forcojmë deri në fund reformën në drejtësi.

Për të dy botët, të gjallë e të vdekur, siç arrestimet e sekuestrimet për 339, e Ora News, na dëshmojnë.


Ardhja e ambasadores Yuri Kim zëvëndesuar Donald Lu, puthja e të cilit me Romana Vlahutinin, nuk emocionoi asnjë institucion të ri drejtësie, na bëri te mendojmë se ka një kapitull tjetër.


Pas disa deklaratave sa për të nxehur lojën, ku ngjante se tashmë Rama nuk do tallej njëlloj si më parë me drejtësinë. Kim, u bë mbështetësja e madhe e idesë se ca juristë të rinj pa vetting bashkë me USAID, do sistemonin situatën në Gjykatën e Lartë me 35 mijë e kusur dosje.

Njëlloj si të ktheheshim me 20 korrik 2016, para votimit, ku e tëra ishte një kaos pa noter.


Sot na bëhet me dije se “Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi i USAID-it Drejtësi për të Gjithë ka përfshirë me sukses në gjykatë 12 juristë të rinj e të zotë shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Të 12-të nëpunësit po punojnë në gjykatë dhe aktualisht, janë përqendruar tërësisht te krijimi i një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës….”


Çfarë po ndodh me drejtësinë demek të re, të mezipritur nga ne??


Në Këshillin e Prokurorisë, në atë Gjyqsor, në Prokurorinë Speciale, në Byronë Kombëtare të Hetimit, ka njerëz të kohës së diktaturës, zyrtarë e funksionarë, të cilët vijojnë aq të vjetër sa janë të drejtojnë drejtësinë e re.

Kur kapacitetet dhe burimet njerëzore ofrojnë mundësi të pafundme të njerëzve të rinj të shkolluar ekselent brenda dhe jashtë vendit.
Shkurt, bëmë me sukses në përzgjedhje një vrimë në ujë.


Në Gjykatën e Lartë “ USAID-i dhe gjykata ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të siguruar që këta nënpunës të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të qenë të efektshëm…” Pra USAID do të jetë sërish gjyqtari e nëpunësi sekretari, duke e bërë sistemin qesharak në raport me Kushtetutën ku projekti Drejtësi për të gjithë me sa duket do të ofrojë drejtësi me këste.

Sepse nën indiferencën dhe tolerancën e tepruar të amerikanëve në Tiranë ndaj Edi Ramës dhe shkërmoqjes së bërë prej tij drejtësisë na është lindur një makut system, që punon me porosi direkte.

Po sjell një krahasim komik. Një padi e opozitës për Erion Veliajn, për një tender mbi 3 milionë dollarë, u shqyrtua nga Gjykata për tre seanca, ku mungojnë herë paditësi, herë të kallzuarit dhe në dy javë jepet vendimi. Unë kam dy vjet me një padi në gjykatë ndaj nënkryetrait të socialistëve dhe ende presim të kapim vitin e tretë të shyrtimit.

Kjo për një çështje që sipas ekspertëve ligjorë, nuk kërkon më shumë se tre apo katër seanca maksimumi, të përfundojë dhe jepet vendimi.

Mirë është të flasin ustallarët e mendimit juridik, nëse janë të pavarur, të lirë, duan Shqipërinë aq sa Amerikën, ndonëse kanë frikë aq shumë Anmerikën sa nuk duan Shqipërinë.

Në këtë rast frika mund të jetë vetëm kur je i kapur nga e shkuara komuniste e sigurimit, apo e sotmja e krimit dhe korrupsionit..

Dhe në kësi rastesh, amerikanët që dinë dhe të lexojnë sa lugë ke në shtëpi, e gjejnë marifetin e pikës së dobët…
Por vetëm Reformë në Drejtësi mos i thoni.
Gjeni një emër të çdo lloj kafshe tjetër..

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com