InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Një kryeministre që e ka zili gjithë bota, 100 ditë pa asnjë rast me Covid në Zelandën e re, qytetarët nuk mbajnë maska, cili është çelësi i suksesit

11 Gusht, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Një kryeministre që e ka zili gjithë bota, 100 ditë pa asnjë rast me Covid në Zelandën e re, qytetarët nuk mbajnë maska, cili është çelësi i suksesit

Nëse ka një shtet që mund të cilësohet kampion për mënyrën sesi e ka përballur pandeminë e shkaktuar nga Covid 19, është padyshim Zelanda e re.

Së fundi kryeministrja Jacinda Ardern ka njoftuar se ka 100 ditë pa pasur infektime të reja në vend, ndërkohë që rastet sporadike që kanë ardhur nga jashtë, janë testuar në kufij dhe më pas janë izoluar, duke minimizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.

Në total në Zelandën e re 1219 persona janë prekur me Covid nga të cilët vetëm 21 janë ende rasste aktive, ndërkohë që në të gjithë ishullin me 5 milionë banorë vetëm 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19.

CNN raporton se një nga arsyet kryesore se pse Zelanda e re e ka nën kontroll virusin është fakti se numri i testimeve që kryhen në këtë shtet është mjaft i lart, me mijëra njerëz në ditë kryejnë testimin, edhe pse nuk mund të kenë fare simptoma të virusit.

arsye kryesore është se megjithëse vendi ka nën kontroll koronavirusin, autoritetet vazhdojnë të testojnë mijëra njerëz në ditë.

Kryeministrja Ardern mbylli kufijtë me vendet e tjera më 19 mars dhe vendi kishte vetëm 28 raste të konfirmuara me Covid-19. Dhe më pas njoftoi një izolim mbarëkombëtar më 23 mars, kur kishte 102 raste pozitive dhe asnjë vdèkje.

Bllokimi i Zelandës së Re ishte i rreptë, pa lëvizje, pa plazhe dhe pa festa. Rregullat e rrepta ishin menduar të qëndronin për 5 javë, por vendi mbeti i mbyllur edhe për dy javë të tjera.

Kjo ishte e gjitha pjesë e strategjisë për eliminimin e virusit. Eliminimi nuk nënkupton zhdukjen e virusit përgjithmonë nga Zelanda e Re, por eliminimin e zinxhirëve të transmetimit komunitar. Zelanda e Re priti derisa kurba ra, para se të hiqte kufizimet. Më 8 qershor kryeministrja Ardern njoftoi se të gjitha kufizimet do të hiqen, pasi situata ishte përmirësuar, informon dritare.net

Që nga qershori vendi u kthye përsëri në normalitet dhe nuk ka pasur më nevojë për kufizime të rrepta.

Zelanda e Re e shoqëroi bllokimin me kufizime të rrepta kufitare dhe vetëm qytetarët e saj lejoi të futeshin dhe të kalonin dy javë në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Ndërsa sipas Ministrisë të Shëndetësisë të Zelandës së Re, 70% e rasteve ishin të importuara ose ishin të lidhura me importet.

Por çfarë bëri Zelanda e Re ndryshe nga të tjerët?!

Në të gjithë botën, ka pasur shumë vëmendje vendosja me detyrim e maskës për pengimin e përhapjes koronavirusit, por në Zelandë të Re maska nuk ka qenë një mjet për të luftuar virusin dhe gjithashtu autoritetet vendase e kishin të vështirë për t`i siguruar ato. Por është respektuar distanca sociale.

Përveçse strategjive të Shëndetit Publik, Zelanda e Re ka disa avantazhe natyrore. Ajo nuk ka kufij tokësorë, duke i dhënë asaj më shumë kontroll se kush hyn në vend. Ndërsa vlen për t’u përmendur edhe fakti se ajo nuk ka një popullsi të dendur, vetëm 18 banorë/km2 , këtë avantazh nuk e kanë pasur vende si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe India.

Por përsëri autoritetet në Zelandë të Re rekomandojnë që të gjithë duhet të përgatiten për një shpërthim rastesh dhe të kenë sa më shumë maska në dispozicion.

Të Lidhura

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026
Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026
Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026
Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit
Bota

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

8 Mars, 2026
Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com