InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

INDIVIDI, MIDIS MORALES DHE MATERIALES

10 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skender DOÇI

Kur themi krijesa të Zotit, zakonisht kemi parasysh natyrën me komponentët e saj në përgjithësi, por si më të veçantë, ose më mirë perceptim të parë kemi njeriun. Kjo edhe për faktin se lidhja e njeriut me natyrën fillon që nga momenti i parë kur lind dhe vazhdon përgjatë gjithë jetës së tij, por ka edhe një arsye tjetër filozofike, natyra shikohet, shpjegohet dhe “ekziston si e tillë”, sipas mendimit, këndvështrimit dhe perceptimit të njeriut. Pa u zgjatur më shumë në këtë çështje, kështu është jeta!

Njeriu lind, jeton e vdes dhe ndryshimi i natyrës brenda ciklit të jetës së tij është pothuajse i paperceptueshëm për të (jashtzakonisht i vogël). Ajo që ndryshon shumë brenda ciklit të jetës së njeriut janë ndryshimet që ndodhin brenda qenies së tij, që nga lindja deri në fund të jetës.
Vala e vazhdueshme e ndryshimit përfshin çdo tregues fiziologjik, shpirtëror dhe mendor, si dhe ndryshimin në përceptimin e vetes, shoqërisë dhe natyrës. Pra, tek njeriu nuk ka asnjë lloj treguesi konstant brenda qenies së tij përgjatë gjithë jetës. Ajo që është konstante deri në vdekje është ekzistenca e tij si një qenie e gjallë.
Mes games së pafund të ndryshimeve që thamë, dëshiroj të veçoj atë të perceptimit dhe si rezultat të ndryshimit qe pëson njeriu lidhur me pozicionimin dhe qëndrimin e tij ndaj materiales dhe ideales (ose më mirë morales).
Që në momentin kur lind njeriu, elementin e parë të marrëdhënies e ka me natyrën, pra fillon frymëmarrjen, krahas kësaj vazhdon marrëdhënia midis nënës dhe fëmijës, tani si dy qenie fizikisht të ndara.
Nëna e ushqen nëpërmjet gjoksit të saj dhe i plotëson çdo nevojë jetike kur ai është foshnjë, por edhe më vonë gjatë fëmijërisë së tij.
Sjelljen e nënës ndaj fëmijës mund ta quajmë “idealiste” ose morale.
Ndërsa sjelljen dhe qëndrimin e femijës ndaj nënës mund ta quajmë “materialiste”

Shembulli i mësipërm është empirik, por bën të qartë njëfarë ndarje llogjike midis morales dhe materiales.
Nga ana tjetër kuptojmë se njeriu lind me instikte që kanë prirje materialiste.
Secila qënie njerëzore në fëmijërinë e hershme por edhe më vonë po ti tregosh dy mollë, njërën më të madhe se tjetrën ai instiktivisht shtrin dorën nga e madhja. Dëshiron ti marrë gjërat nëpër shtëpi dhe t’i bëjë të tijat. Kur shkon në kopësht po të jetë në varësi të dëshirës dhe vullnetit të tij, të gjitha lodrat e kopshtit i bën të tijat dhe fëmijët e tjerë ta shikojnë duke lozur vetëm atë.
Pra, njeriu përgjithësisht në instiktet e tij tëe hershme është materialist dhe egoist.
Dikush mund të thotë, po kjo qenka e lindur dhe natyrore, atëherë qenka më se normale të jetë i tillë gjatë gjithë jetës. Kjo është aq normale sa të thuash: ‘Kur je fëmijë, instiktivisht e bën urinën në brekë, përse mos ta bësh ashtu gjithë jetën”.

A është e lehtë një ekuilibër normal midis morales dhe materiales për individin?
Unë personalisht mendoj se nuk është e thjeshtë e aq më tepër e lehtë.
Elementët e parë, njeriu i merr nga familja. Si fillesë mund të quajmë momentin kur nëna vendos ta ndërpresë ushqyerjen e bebit nga gjoksi i saj. Në këtë rast midis nënës dhe fëmijës lind njëlloj marrëdhënie e re. Tani bebi nuk ushqehet nga trupi i nënës, por ushqehen të dy bashkë me ushqime normale. Pikërisht këtu fillon për fëmijën një farë edukimi me ekuilibrin midis materiales dhe morales.

Do ishte mirë që, sa herë ti japi ushqim bebit të bënte sikur po han nga pak edhe ajo vetë, biles akoma më mirë ti jepte pak nga ai ushqim edhe dikujt tjetër në familje, duke e parë bebi.
Ti jepte bebit të saj gjëra nga vetja, por edhe ti kërkonte nga gjërat e atij dhe ai t’ia jepte pa përtesë. Biles shpesh ti kërkonte që nga lodrat e tij, t’ju jepte ndonjë fëmijëve të tjerë brenda ose jashtë familjes. T’ia bëjë të qartë se përkujdesjen që ka treguar për të dhe ushqyerjen me qumësht gjiri e ka bërë edhe për fëmijët e tjerë që janë më të rritur në familje, duke i ngulitur kështu, konceptin e baraslargësisë dhe dashurisë së nënës midis atij dhe fëmijëve të tjerë.
Duhet të gjejë një fëmijë në kushte familjare të vështira dhe ti sugjerojë ndihmën fëmijes së vet për bashkëmoshatarin pa lodra.
Kur dalin në një park me shumë trandafila, duhet ta edukojë fëmijën që të këpusë vetëm një trëndafil, pasi gonxhet e tjera duhen për fëmijët e tjerë. Kur blenë një patatinë gjatë lojës me shokët, t’ju japë nga pak edhe të tjerëve dhe kur blen ndonjëri prej atyre, ky nuk duhet t’ua kërkojë një gjë të tillë.
Duhet të bëje qindra e mijëra veprime të ndryshme, në mënyrë që femijës t’i nguliten elementët e para të së drejtëes, barazisë dhe humanitetit.
Konceptet për të cilat po flasim nuk kanë të bejnë fare me trashëgimin biologjike, por kanë të bëjnë me një trashëgimi familjare në aspektin e zakonit, kulturës apo formimit që trashëgohet si “edukatë njerëzore” nga njëri brez në tjetrin.

A ndryshon ekuilibri midis morales dhe materiales në moshë madhore tek individi përgjatë jetës?
Në qoftë se, njeriu nuk është i brumosur në fëmijëri dhe më vonë me elementet e moralit, nuk bëhet fjalë për një ekuilibër, rasti në fjalë, shkon deri në babëzitje totale drejt “botës materiale”, e cila mund të përfundojë deri në vjedhje, grabitje ose vrasje për t’i marrë tjetrit pasurinë materiale ose financiare në favor të vet.
Tundimi drejt pasurisëe don një vet-kontroll të fortë, një kulturë dhe formim në kufijt e normales e lart, gjithsesi kjo e fundit nuk është përcaktuese.

Po në sferat e larta të jetës shoqërore, ekonomike, politike dhe shtetrore, ku dija dhe “kultura” nuk lënë për të dëshiruar, si shpjegohet një çekilibrim kaq I madh, midis morales dhe materiales në shumë individ përfaqësues.
Kjo ka të bëjë kryesisht me edukatën e hershme familjare, si dhe me zgjedhjen që bën individi tanimë i ditur dhe i vet-dijshëm në momente të caktuara të jetës së tijë, apo priudha të caktuara të karrierës së tij në fusha të ndryshme.

Sa ndikon përfitimi pasuror i pamerituar në qetësinë dhe stabilitetin shpirtërorë të individit?

Unë mendoj, se nevojat normale të njeriut në aspektin pasurorë kanë një farë tavani, sikurse në rastin e shtimit pa meritë, ashtu edhe shtimit të saj nëpërmes asaj që të takon apo e meriton, (prejashto sektorin e biznesit me natyrë investuese dhe punësimi)
Tek njeriu e pafund, kur shfaqet është babëzitja, tundimi, epshet, egoja, snobizmi, veset, etj.., të cilat mundë t’i kesh pjesë të qenies tënde dhe vrapon pas materiales pa ndërprerje, ose kur shtimin pasuror e ke të pamerituar, të shtyn me p tjetër drejt fenomeneve të mësipërme.

Ruajtja e një raporti të drejtë mes morales dhe materiales më tendencë nga moralja, të garanton një qetësi dhe stabilitet shpirtërorë të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm, e thënë ndryshe anën materiale (e cila ka vendin e vet në shpirtin dhe mendjen e njeriut normal) e përdorë si nevojë për të mirëjetuar.

Në rastet më tendencë të theksuar drejt materiales, mendja e njeriut kthehet në një “lubi” dhe shpirti në një “ushtar” të traumatizuar e të marrë peng, i cili nuk resht, bëhet copë e çikë së përpjekuri për t’i shtuar fuqinë dhe jetëgjatësinë rrëmbyesit të vet. Pra, bëhesh një person që “ruajna zot”.

Ku qëndrojnë njerëzit që operojnë në fushën e biznesit lidhur me ekuilibrin për të cilin folëm?
Biznesi është një sektor si gjithë sektorët e tjerë te jetës së një shoqërie. Punon më shumë e më mire fiton më shumë, je më i ditur, më i zgjuar, më korrekt dhe më i ndershëm, ngrihesh më lart në sferat e biznesit.
Nuk është fusha që operon, ajo që përcakton ekuilibin moral dhe shpirtëeror të njeriut. Por shpirti i trazuar dhe tejet materialist i njeriut që bën “lëmsh e li” fushën dhe shoqërinë ku operon.

A është më përgjegjës sektori publik apo ai privat për infiltrimin e personave të tillë deri në sferat e larta drejtuese të shtetit apo nivelet e larta të biznesit me krushqi shtetërore. Sigurisht për këtë, është shumë herë më përgjegjës sektori publik, drejtuesit dhe institucionet e tij.
Unë nuk mund të them se, është më pak përgjegjës, me ndikim më të vogël në shoqëri një person që është përfaqësues ose i caktuar si punonjës publik dhe përpiqet të vjedhë vetë, apo ndërton mekanizma të ndryshëm për të vjedhur nga paratë e buxhetit shtetëror, se sa një hajdut pulash, vjedhës i koshave të mbeturinave, apo vjedhës nëpër supermarkete për të siguruar bukën e gojës.

Po në një partneritet publik privat, ku kostot dhe shpenzimet janë shumë herë më te larta se niveli i çmimeve normale të tregut, cila palë është më përgjegjëse?
Patjetër që pala përfaqësuese e shtetit është shumë herë më përgjegjëse se ajo e privatit, sikurse privati ruan interesat e veta, duhet t’i ruaj edhe shteti nëpërmes palës përfaqësuese të tij.
Por, a e dini cili është dallimi në këtë rast? Përfaqësuesi i shtetit luan me paratë publike, ndërsa privati luan me paratë e veta, pastaj bien dakort të dy palët të shtojnë të vetat në kurriz të interesit publik.
Si rezultat për të njëjtën përgjegjësi, fjala bie, përfaqësuesi i biznesit duhej dënuar dy vjet, ndërsa përfaqësuesi shtetëror duhej dënuar pesë vjet.
Në Shqipëri nuk denohen asnjëri, përkundrazi përfaqësuesi i shtetit quhet “esnaf” dhe gradohet më lart, për të bërë të tjera partneritete publik privat.

E rëndësishme është përzgjedhja e njerëzve në çdo sektor, që kanë një ekuilibër të qëndrueshëm dhe të fortë midis morales dhe materiales, për ndryshe largo një hajdut dhe aty ço një tjetër, nuk i zihet majë kurrë shpërdorimit dhe vjedhjes.
Kjo ështëe pjesa morale e cila përfaqësohet nga vullneti dhe karakteri i individit.
Ndërsa, garant për rregullimin e sjelljes së individit në përputhje me vendin e punës, qëllimin dhe interesin publik të sektorit ku ai ushtron aktivitetin, janë rregullat dhe ligjet e shtetit demokratik.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com