InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Spekullimet e Auronit dhe një provë e keqintepretuar

11 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Spekullimet e Auronit dhe një provë e keqintepretuar

Nga Erl KODRA

Në publikimin e Auron Tares për Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka një detaj tejet interesant, qe vet Tare e intepreton sipas qejfit, megjithse ky është një ndër faktet më interesante në gjithë publikimin e tij. Tare bën intepretim minimalisht të pabesueshëm, dhe maksimalisht të njëanshëm dhe dashakeq.

Fjala është për Letrën që Martin Camaj ua dërgon dy miqve të tij Lazër Sheldia dhe dikujt tjetër që Tare thotë se identiteti i tij nuk është zbuluar nga CIA. Sipas Tares, letra mban vulën e Austrisë, më 16 Janar 1956. Faktet që Tare i zbulon janë shumë interesante, por intepretimi i tij është akoma më interesant.

Ai thotë se CIA e ka ndihmuar Martin Camajn që të komunikojë me miqtë e tij në Itali, sepse UDB kishte kontroll të plotë mbi Shërbimin Postar. Për këtë arsye, CIA e nxjerr letrën e Camajt nga Jugosllavia në Austri, prej ku e poston në adresën e duhur në Itali.

Nëse Camaj ishte agjent i UDB-së, si është e mundur që CIA e ndihmon këtë agjent të dërgojë letrën e tij në Austri, e prej aty në Itali? Pse CIA ia ofroi këtë ndihmë Martin Camaj? Për humanizëm, apo për shkaqe të tjera? A do të thotë kjo se Camaj ishte bashkëpunëtor i CIA? Nëse jo, pse CIA ndihmon një agjent të UDB-së? Pse nuk e ndihmoi për këtë punë vet UDB?

Tare thotë se kjo letër është e pabesueshme në përmbajtjen e saj, duke aluduar hapur se Camaj ishte një agjent i UDB-së, dhe se po shkonte në Itali me mision. Dhe për të realizuar këtë, CIA amerikane e ndihmon në misionin e tij! Pra, CIA ndihmon një agjent të UDB-së. Kërcitja në këtë lloj arsyetimi dëgjohet shumë larg.

Të intepretosh dokumente të tilla sipas qejfit, duke hedhur në treg vetëm disa syresh, pa thelb dhe përmbajtje, por mbi të gjitha pa qenë një specialist i fushës që di të intepretojë literaturë të tillë dokumentare, është një paradoks më vete. Për më tepër që kjo është një punë vetëm për profesionistë të fushës, që ndryshe quhen “analistë shërbimesh”. Në këtë drejtim Tare është një amator 24 karatësh.

Së fundi, ka edhe diçka tjetër që nuk mund të anashkalohet lehtë. Në të vertetë, shpirti i kombit themelohet nga poetët dhe shkrimtarët. Edhe kombi ynë u themelua nga Rilindasit, që me shumicë ishin poet. Fundja, unë nuk e di nëse do të mund të quheshim komb ndonjëherë, nëse nuk do të kishim At Gjergj Fishtën me Lahutën e Malsisë, At Ndre Mjedën, Pashko Vasën, Naim Frashërin, e deri tek Koliqi e Camaj. Vepra e tyre sublime qëndron në mëkimin e çdo zemre shqiptare që ka lindur në këtë pjesë të rruzullimit. Askush në botë nuk e do vendin e tij si një poet; me gjithë shpirtë, pa kushte, pa interesa.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 26 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 26 Gusht 2025

26 Gusht, 2025

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot
Aktualitet

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot

25 Gusht, 2025

“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse
Aktualitet

“Puka po rilind si një destinacion turistik me shpirt mikpritës dhe natyrë frymëzuese”, kryebashkiaku Dodaj shpërndan videon me pamje magjepsëse

25 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com