Nga një mësues.
I nderuar botues, nuk dua të identifikohem se këta janë të paarsyeshëm dhe të nxjerin nga puna.
Jam menduar shumë herë të shkruaj për partinë që e shkatërroi arsimin shqiptar në keto 7 vite. Shkatërrim i cili është në proporcion të drejtë me çdo fushë tjetër, me dallimin që arsimi e ka më të vështirë ringritjen për shkak të specifikave që ka të cilat kërkojnë punë dhe shumë kohë të ringrihen. Mirëpo asnjëherë smë kishte shkuar në mëndje të shkruaj për Besën, sepse kur flisnin dhe nxirrnin në pah paaftësinë e saj, mendoja: Po me të çfarë kanë, në fund të fundit ajo lexon veç çfarë i jep partia. Po po mirë e thashë, duhet të jeni të bindur se ajo veç lexon çfarë i jep partia të lexojë, sepse Besa nuk flet asnjëherë. Ngjason me ata fëmijët e klasës së parë që lexojnë me detyrim çfarë u jep mësuesja, por ndryshe nga fëmija i klasës së parë Besa nuk lexon mirë, se nuk ka mësuar që r-ja është r, dhe e lexon rr. Dëgjoni leximet e saj psh: “Drrejtorria e arrsimit parrauniverrsitarr me pelitikat e saj ka bërrë që arrsimi fillorrë” etj etj. Jo vetëm që r, sgjendet gjëkundi por çfarë janë ca fjalë si pelitikat, apo axhile etj që nuk gjenden asgjëkundi, dhe Besa çuditërisht na thotë që shiko po më sulmojnë prej dialektit e prejardhjes sime. Për cilin dialekt e ke fjalën Besë? Atë gegë me siguri, se kaq e di ti se i përket dialektit gegë, por a e di ti Besë se dialekti i mrekullueshëm gegë nuk i thotë fjalës bëra, bërra por bana, se sipas teje fjala dashuria është dashurrua, faktikisht në gegnisht është dashnia.
Dhe fakti që në shkrim po të përfshij edhe ty Besë është që ti kalove në delir e mendove se po të sulmon opozita me disa 18 vjeçarë të cilët po i përdorte opozita se ti kishe arritur kulmin e suksesit dhe tashmë opozita me kamikazët e saj 18 vjeçarë duhet të të vërsulej ty me të metën e vetme që paske pasur ti që flet gegnisht, dhe kjo do ndodhte gjatë kohës që këta 18 vjeçarë u vlonte koka se vendosej e ardhmja e tyre. Gegnishtja sa për dijeni është një gjuhë e mrekullueshme e cila u sulmua nga partia që të jep ty letra ti lexosh bindshëm gjatë viteve të komunizmit e sja doli dot me venite vlerat e saj gjuhësore.
Para se të futem në çështjet arsimore do të pyes, ti Besë kur shtrihesh të flesh a e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë meritash ke që u bëre ministre arsimi, se jo për gjë por arsimi ka profesionistë të shkëlqyer dhe nuk ngrihen dot një shkallë më lart e jo të katapultohen në krye të kësaj ministrie. Por nëse se gjen dot vet përse-në,do ta zbulosh në këto rreshta.
Ti more përsipër pikërisht atë që do partia jote, të gjithë faturën e kësaj ministrie në 7 vite me leximet e tua të fundit, ku ti mendon se “arrsimi parrauniverrsitarr ka arritje të mëdha”.
Së pari: Pagat e mësuesve
A e di ti Besë se ke ulur pagat e mësuesëve?
Ministria e ka detyrim rritjen e pagës minimalisht sa niveli i inflacionit. Nëse inflacioni në Shqipëri është mesatarisht 3% në 7 vite i bie 21%, domethënë nëse një mësues në 2013 merrte 50.000lekë në 2020 duhet të merrte 60.000 lekë. A i merr një mësues këto? Jo Besë nuk i merr.Madje i hoqe mësuesit edhe shpërblimin prej 10.000 lekësh që merrte ne fund të vitit dhe 1200 lekëshin e mësuesëve të lëndës matematik-fizikë. Pra ti dhe ata që të shkruajnë fjalimet ty, i kanë ulur pagën mësuesve.
Së dyti: Emërimet në sistemin arsimor.
Ju lexoni që është bërë arritje e madhe se punësohen më të mirët, se janë futur konkurset.
Po mirë si është e mundur që të gjitha konkurset fitohen nga njerëz afër partisë socialiste, e që i kanë të mbushura rrjetet sociale me lavde për partinë.
Ne mësuesit nuk kemi gjë kundra që i emëron partia drejtorët e mësuesit, por jo të tallen me inteligjencën tonë.
Dhe kjo paçavure filloi që me drejtorët rajonal të arsimit në 2013 ku bëhej show para një jurie e cila kishte 3 përfaqësues nga qyteti dhe 4 përfaqësues nga Tirana të cilëve u jepej një letër në xhep nga partia se kush ishte fituesi, e sido që të votonin të tjerët, fituesi dihej. Me këtë skemë as vet ministrja e arsimit nuk e perzgjodhi dot një drejtor, se ato i di veç partia. Vazhdoi maskarallëku deri në shkollën më të largët, ku shpesh gara bëhet shumë e veshtirë se i komanduari i partisë nuk gjente dot rival, dhe pse? Sepse mësuesi nuk është naiv. Me kë talleni ju Besë ëëëë?
Së treti: Investimi në infrastrukturë.
Si mund të kërkosh cilësi pa investim, a mund të na thuash ti Besë se sa është numri i kabineteve të kimisë, biologjisë, fizikës dhe informatikës që ministria e arsimit ka dërguar në shkolla? Po harta gjeografie, videoprojektorë, printera e mjete të tjera mësimore? Ska Besë ska, nga këto lloj investimesh, se lekët i vjedhin ata të cilët të shkruajnë ty letrat për ti lexuar.
Të vetmet pajisje ishin ato tabletat e famshëm që do reformonin thellë arsimin shqiptar dhe në pak vite çdo orë mësimore do bëhej me tableta digjital, po që as ata sdihet ku shkuan.
Së katërti: Kurikula.
Na serviret si arritje të madhe përkthimin dhe marrjen shabllon të librave. Sa për përkthimin, ato janë përkthyer po aq mirë sa Besa flet gegnishten: me gabime shumë të mëdha. Si mundet një libër i përshtatshëm në vendet e zhvilluara me kabinete të mrekullueshme, të japë rezultat në Shqipëri ku kabinetet janë harruar se çfarë janë.
Sa për filtrin që librat duhet të kalojnë për tu paraqitur si alternativa kalojnë një proçedurë qesharake, merren mësues të fushës dhe kyçen për 6 orë në një sallë ju jepet libri para dhe ne ato 6 orë mësuesi duhet të japë vlerësimin për atë libër. Por si mundet vallë një libër 300 faqësh të lexohet e vlerësohet në 6 orë? Si?
Së pesti: Situata Co-Vid.
Ne mësuesit e dinim shumë mirë se atë që po kalonte Italia shumë shpejt do e kapte edhe Shqipërinë, por në televizion na thuhej që kemi planin gati sapo virusi të vinte në Shqipëri, dhe ne po prisnim planin më datë 9 Mars.
Dole ti Besë dhe skishe asnjë plan, asnjë ide, por the o burra tani, turruni Facebook-ut, Whatsapp-it, Messenger-it, etj etj. Vetem tik-tok-u mungonte. Po pse Besë pse, nuk u bënë trajnime që nga periudha që virusi preku vendet e tjera deri kur mbërriti në Shqipëri, në mënyrë që mësues e nxënës të ishin të pregatitur për të përballuar sa më mirë situatën. Ti u zhyte në propagandën ngjitëse qeveritare, o burra o mësues, bëj selfie dhe shpërndaj në Facebook, se ska rëndësi cilësia por sasia e propoganda. Pse sishte më e thjeshtë atje ku merr librat ,të marrësh edhe metoden online, psh Google Hangouts, Google Classroom apo Zoom. Pse duhet videot të dilnin me detyrim tek faqet e Facebook-ut të shkollave në vend që të shkonin nëpërmjet platformave tek nxënësit. Por sepse për ty skishte rëndësi çfarë shkon tek nxënësi por se çfarë sjell propaganda e pështirë. Aq e pështirë saqë kur ti dilje online, mesazhet urdhëruese rridhnin nëpër Whatsapp me linkun që ti ishe live, dhe prapë Besë ti dilje me 7 apo 11 deri në 30 persona online, se mësuesi sështë as naiv e as budalla të dëgjojë ty tek lexon para celularit.
Për çfarë nxënësit kishin nevojë në këtë situatë pandemie ishte Interneti, që ti me kryeministrin dolët dhe thatë po ju japim një lajm të madh, që sdo e blini më 1 giga internet me 3 mijë lekë, por do blini 1.5 giga me 3 mijë lekë. Kjo sasi interneti është e mjaftueshme kur shikon videot mësimore vetëm për një ditë. A ka mundësi që prindi ta blejë këtë paketë çdo ditë, jo nuk ka. Kjo edhe nga studimi që ministria bëri dhe publikoi ishte se mbi 40% e prindërve të nxënësve ishin të papunë. Me çfarë do e blinin internetin kur ishin të papunë? Është rastësore Besë që në dy sondazhe na pyesje për aparatet digjitale dhe nuk na pyesje për aftësinë e prindërve për të blerë internet? Se në këtë pandemi në Shqipëri u varfëruan të gjitha bizneset përveç kompanive celulare që u pasuruan nga keqmenaxhimi juaj në kurriz të shqiptareve. Apo na mendoni aq naiv sa për të mos e kuptuar këtë gjë?
Dhe në fund prita që me skandalin e maturës shtetërore ti të kuptoje që ishe një e përdorur shumë keq nga partia dhe kishe shkaktuar me mijëra e mijëra viktima në arsim, duke i varfëruar mësuesit prindërit e nxënësit, por ti dole dhe the se na ishe viktimë e prejardhjes tënde.
Si nuk the një fjalë se nxënësit me notë 5 në 3 vite morën 9 dhe 10 në provim mature. Se kopjoi pa hesap me çfar deshi dhe nga deshi, se mësuesit u dorëzuan dhe thanë boll se ne nuk bëhemi më fasadë e këtij maskarallëku arsimor, dhe kjo ndodhi në mënyrë masive. Si mund ta shkatërrosh sistemin në këtë derexhe dhe të pretendosh se po të viktimizojnë.
Mësuesit sjanë as budallenj dhe as naivë.