InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shoqëria civile, ngërçi i demokracisë sonë!

20 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Lulet i dashuron shpirti, jo mendja/ 100 thënie nga Skender Doçi

Nga Skender Doçi

Prej tre dekadash vazhdojmë në rrugën e ndërtimit të një shteti dhe shoqërie demokratike. Po ta shohim nga një këndvështrim realist, rruga e përshkuar gjatë kësaj kohe ka qenë jo e lehtë, ndoshta distanca apo më mirë progresi nga pika zero (viti 1990) nuk është në pritshmërinë dhe dëshirën e qytetarëve të këtij vendi. Kjo është për t’u vlerësuar dhe një premisë e madhe për të ardhmen, pasi “gulçimi” i qytetarëve për hapa më të saktë dhe më të shpejtë është garancia më e mirë se ditë të mira na presin.


Unë personalisht, nuk i mbështes aspak persiatjet e kujdo qofshin për krijimin e një tymnaje veçse të zezë në mendjen e shqiptarëve me preteksin se, nuk kemi bërë asgjë, jemi më keq se ishim, nuk kemi për të ndërtuar kurrë një demokraci të vërtetë, etj. Gjithësecili nga ne, do donte shumë e më shumë rezultate, por edhe ato që kemi arritur krahasuar me ku ishim, nuk janë të vogla, përveç kësaj, mendoj se kemi bërë pjesën më të vështirë të rrugës.

Kjo edhe për faktin se, tranzicioni politik në vendin tonë u shoqërua edhe me një tranzicion të përgjithshëm social (e kam fjalën për dyndjen e qindra mijëra familjeve nga fshatrat e thella drejt zonave urbane dhe rreth tyre) si rezultat në rrugën e bërë ka pasur një problematikë dhe vështirësi në përmasa të mëdha dhe shumë dimensionale. Mendoj se ia kemi dalë dhe tranzicioni i sipërpërmendur, i kthej këto tre dekada në një nga periudhat më të ndritura të historisë tonë.


Nuk dua të ndalem në një bilanc vlerësimi të treguesve dhe faktorëve, ecurisë dhe stanjacionit të tyre, por dëshiroj të veçoj njërin i cili padyshim është “lubrifikuesi” i mekanizmave dhe parimeve mbi të cilat mbështetet dhe funksionon një shoqëri demokratike, dhe është “Shoqëria Civile”.

Kur flasim për një shoqëri të mirëfilltë demokratike, gjithmonë në themel të saj qëndron individi me identitetin, personalitetin, interesat, mirëqenien, lumturinë, motivimin, shpresën etj, ku një pjesë të mirë të nevojave dhe treguesve që thamë i realizon nëpërmes jetës në mjedisin shoqëror.


Në qoftë se bëjmë një ndarje të thjeshtë, duke vendosur në njërën anë qeverinë dhe politikën pa dallim dhe nga ana tjetër individin dhe mjedisin shoqëror që e rrethon (ku interesi i së cilit ndaj dyshes së parë është i njëjtë) e kemi më të lehtë të kuptojmë se dyshja e fundit sa më e organizuar dhe e institucionalizuar të jenë aq më të fortë janë, për më tepër edhe politikën e qeverinë i kushtëzojnë që gjithë veprimtaria e tyre të kanalizohet në përputhje me të drejtat dhe mirëqenien e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.


Lind pyetja, cila është forma që grupi i madh shoqëror që nuk është pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në qeverisje, as në hartimin dhe zbatimin e politikave, të dëgjohet dhe të jetë më i fuqishëm se ata, dhe t’ua imponoj atyre interesin shoqëror?!.


E di se dikush do thotë se kjo rregullohet me votën e lirë një herë në 4 vjet, por unë them se, kjo e sjell në “fiqir” qeverinë dhe politikën 4-5 muaj para zgjedhjeve dhe pastaj edhe 6 muajt e fundit të qeverisjes para zgjedhjeve të radhës (kjo në të gjitha vendet demokratike të botës, por shumë e theksuar në demokracitë që janë fillestare, ku futet edhe vendi jonë), po pjesa tjetër prej më shumë se tre vitesh?!


Dikush tjetër do thotë, këtë vakum e mbush opozita?!
Po deri diku jam dakort, por mos harroni se ne po ndërtojme një organizim përballë qeverisë dhe politikës, opozita futet te kjo e fundit pavarësisht se interesat konvergojnë për një periudhë afat-mesme dhe pas katër vjetësh kjo është “braktisëse” e misionit për të cilin ne po ndërtojmë “qëndresën” afat-gjatë, përballë qeverisë dhe politikës.


Flitet shumë për shtyllat mbi të cilat mbështetet një shoqëri demokratike dhe numri i tyre ndryshon nga shkalla e studimit që ndërton.
Por në qoftë se e ndajmë shoqërinë demokratike në tre sektorë, ata janë: Sektori publik, sektori privat dhe shoqëria civile.


Në demokracitë perëndimore, vet-konstituimi, veprimtaria dhe zëri i fortë i shoqërisë civile, e cila është e pavarur nga shteti, është sektori që në dekadat e fundit ka diktuar dhe orientuar në një masë të madhe dy sektorët e tjerë, kryesisht atë publik.


Sot për sot, shoqëria civile është mungesa më e madhe në demokracinë shqiptare. Është faktori kryesorë i një zhgënjimi dhe vetë-zhgënjimi të qytetarëve shqiptarë, i një shprese të vobektë, është arsyeja e një korrupsioni të madh (me kollare) që sa vjen e “moralizohet”, është mentaliteti dhe fryma e një kapitalizmi të egër, arsyeja përse qytetari i thjeshtë e ndjen veten të nëpërkëmbur, të braktisur, dhe të parëndësishëm përballë shtetit, politikës dhe të ardhmes.

Është njëra ndër arsyet e një largimi të mijëra shqiptarëve nga vendi, dhe e shumë e shumë fenomeneve të tjera që janë të kuptueshme dhe të prekshme.


Shoqëria civile, funksionon si “një shtet paralel” e cila nëpërmes vetë-themelimit të institucioneve shoqërore shtrihet në çdo hallkë të jetës social-shoqërore, ekonomike, shpirtërore dhe familjare, duke krijuar një rrjet gjigant, organizatash, grupimesh dhe individësh me influencë, ku në themel kanë interesin e shoqëror, të drejtat dhe raportet e ndërthurjes mes shtetit, individit dhe shoqërisë.


Vetë- organizimet e shoqerisë civile, jane institucione shpirtërore në një demokraci, ku individi dhe shoqëria mbështesin aspiratat e tyre për një jetë më të mirë dhe më të denjë, janë përfaqësueset e drejtëpërdrejta të interesave shoqërore përballë shtetit dhe politikës, nëpërmes tyre, qytetari bën prezent vazhdimisht kërkesat, interesat dhe të drejtat e tij.
Janë organizimet më të besueshme dhe të shëndosha, ku qytetari realizon ndërveprimin: individ-shtet-shoqëri.

Ishin filozofët e Greqisë së Lashtë ata që hodhën idetë dhe konceptet e para mbi shoqërinë civile. Koncepti i tyre u bë realitet vetëm pas më shumë se dymijë vitesh, kur startuan shoqëritë dhe shtetet e para demokratike.
Unë mendoj se ngërçi i madh i demokracisë tonë, është shkalla shumë e vogël e prezencës dhe përfaqësimit të individit dhe shoqërisë nëpërmes mekanizmave të shoqërisë civile.


Ne si shoqëri kemi bërë shumë pak në këtë drejtim. Dëshiroj të ndalem pak në cilësinë dhe seriozitetin e asaj që është bërë deri tani.
Së pari, ka një lidhje interesante midis demokracisë dhe shoqërisë civile, e ngjashme me atë se: “A bëri pula vezen, apo veza pulën”. Vendet me demokraci të zhvilluar kanë shoqëri civile në majat më të larta, dhe e anasjellta vendet që konstituan një shoqëri civile të fortë u zhvilluan në të gjitha standartet demokratike.


Nga sa thamë, mund të kuptojmë qartë gjendjen në të cilën ndodhet demokracia në vendin tonë dhe akoma më mbrapa njëri ndër instrumentat kryesore të saj, Shoqëria Civile.


Njëra ndër krizat themelore brenda për brenda “sektorit” të shoqërisë civile është kriza e përfaqësimit.


Në organizimet dhe grupimet e formësuara deri tani dhe atyre që vazhdojnë të krijohen, përfaqësuesit e tyre si dhe personat (individ) të cilët bëjnë emër si personalitete (gjoja) në këtë fushë kanë si qëllim paraprak:

E gjejnë si rrugë për t’u bërë persona mediatik dhe publik.

Janë persona të infiltruar nga partitë politike për qëllime elektorale

Si mundësi për të grumbulluar influencë në shërbim të një përfitimi personal (pasurorë), tërësisht të pamoralshëm.

Si kapital, të grumbulluar rreth vetes, për të mbuluar defiçencat në personalitet, dhe në aftësitë profesionale (mediokriteti).

Si trampolinë për t’u hedhur në politikë, funksione shtetërore, apo pushtetin lokal, duke shitur parimet, veten, interesat dhe besimin e qytetarëve pikërisht tek “xhelati” ndaj të cilit bëhen organizimet e qytetarëve rreth shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të saj.


Kjo e fundit, është kriza më e rëndë, pikërisht këtu e ka themelin edhe kriza e besimit qytetar në Shqipëri, si të thuash tradhëtohen edhe nga ata që mund ti quanin “shenjtër”, duke e bërë organizimin shoqëror dhe kauzën e tij, të fyer dhe tërësisht të pa vlerë.


Në këtë transaksion të turpshum, ai mund të “fitoj” personalisht, ose edhe të humbasë, por e ka pasur një qëllim aq të madh, sa e quan të mbyllur “misionin personal”, vetëm kur të ketë ndodhur njëra.


Tradhëti më të pamoralshme e më të poshtër nga kjo, unë nuk besoj të ketë.
Në këtë pike, qytetari e quan veten jo vetëm të braktisur, por edhe të tradhëtuar nga gjithkush në këtë jetë, pastaj merr familjen, çantat dhe largohet nga Shqipëria, i thyer në shpirt dhe ndërgjegje deri në skaj.


Deri këtu shkon mungesa dhe impakti i shoqërisë civile në një vend demokratik .


Skender Doçi
20 Qershor 2020

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com