InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Jo babi, por bubi i shqiptarëve/ Nga Franc Jongari

16 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Rrenci patologjik Edi Rama

Të thuash se Edi Rama sot i ngjan babait të kombit tregon një mungesë personaliteti dhe karakteri qytetar. Ndoshta është i destinuar të jetë kryetari që së pari është votuar si i tillë vetëm nga paraardhësi i tij. Në partinë socialiste nuk ka patur kurrë zgjedhje qoftë edhe për formalitet ashtu siç e parashikon dhe rregullorja e PS.

Ndoshta prandaj dhe Rama nuk ka dashur kurrë të dalë i vetëm pa një koalicion, në zgjedhje demokratike e me konkurrencë të pastër. Që prej dhënies së pushtetit në tavolinë nga Fatos Nano askush nuk ka denjuar ta këshillojë e jo më ta gjykojë për veprimet e tij. Ai mund të quhet si shakaja e hidhur e fatit për shumicën e atyre që nuk duan të jenë të verbër pas siglës së partisë socialiste.

Egziston e regjistruar në arkivat e medias ku ish-kryeministri Pandeli Majko i thotë një qytetari nga Kavaja se edhe sikur nje fermer i paarsimuar po të vendoset në krye të partisë socialiste mundet të bëhet kryeministër i Shqipërisë sepse sipas atij shqiptarët zgjedhin partinë dhe jo personin në krye të saj.

Të gjithë e kemi kuptuar se fatkeqësisht kjo është e vërtetë veçanërisht për për PS.Mbase një komunitet servilash, oportunistash, militantësh ose njerëz të lidhur me oligarkinë brenda organizatës së Rilindjes mund ta konsiderojnë Edin si plakun e qoshes , por unë e shoh me optikën e një qytetari të depolitizuar.

Në mendjen time kam ndërtuar imazhin e një plaku të rrjedhur që në të vërtetë nuk e di se çfarë po bën, por që po udhëhiqet nga oreksi për pushtet. Nje miku im gazetar nga Lubjana më kërkoi disa informacione mbi programin zhvillimor të shtetit shqiptar mbi investimet strategjike po sinqerisht pas një hulumtimi në faqet e ministrive pashë thjesht një gjë dhe ajo ishte “Asgjë”.

Rilindasit e vjetër, Zogu ,Enveri dhe qeveritë në demokraci zbatuan të gjitha idetë se si mund të ecte përpara vendi ynë. Çuditërisht jemi në fund të mandatit të dytë të rilindasve të rinj dhe nuk kemi as edhe një investim serioz dhe madhor. Në ekonomi trajta dhe e vetmja formë nga ku mund të kanalizohen fondet pa kosto janë ato nga investimet direkte të huaja siç ishte projekti i TAP-it.

Natyrisht papjekuria e instancave përkatëse tregohet aty kur pohojnë se nuk bëhen fjalë për projekte të këtilla as në të ardhmen. Ah ,po se harrova për mbetjen në flagrancë të planit për shkatërrimin ne Shqipëri të armëve kimike siriane. I pari argument që tregoi se si qeverisja po merrte formën e një telashi të pamasë.

Rama po luan me shoqërinë rolin e njerkut pijanec, i cili nuk u jep fëmijëve për të ngrënë ,por e lë derën hapur për të shkuar jashtë shtetit e për mos t’u kthyer ndoshta më kurrë në atdhe. Pse çfarë mendon ky qytetar i zonës së Surrelit , se do jetë sipër fronit kryeministror për disa mandate të njëpasnjeshëm , i mbështetur vetëm nga një pjesë pensionistësh të zonave rurale që presin në mënyrë idilike ringjalljen e Enverit?

Në fakt edhe ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë burrin e fundit. Të paktën ai ua sekuestroi pasurinë të pasurve dhe ua ri-alokoi atë të gjithë shoqërisë socialiste kurse Rama mblodhi taksat dhe detyrimet kryesisht nga shtresat e varfra dhe ua dhuroi në mënyrë kaq të hapur një grupi oligarkësh, në një mënyrë që vështirë se mund të quhet si vjedhje konvencionale shtetërore.

Mund të jetë kryeministër i një turme me njerëz ,mund të jetë baba për një kolektiv tjetër ,por për mua është dikush që po dhunon verbalisht çdo grimcë të identitetit tim , tëndin dhe asaj se çfarë do të jemi nesër së bashku.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!
Bota

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!

14 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com