Regjistrohen 9 raste të reja me Covid-19 në Vlorë.
Tamponet janë kryer dy ditë më parë dhe rezultatet kanë dalë pasditen e djeshme.
Mësohet se rastet pozitive janë të afërm të 40-vjeçarit të infektuar në Himarë, banorë të lagjes Partizani dhe kontakte të tij.
40 vjeçari i infektuar po mbahet në banesën e tij, ka shenja të lehta të sëmundjes dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetesore. Të karantinuar në banesa janë edhe rastet e dala pozitive.
Nga Vlora në drejtim të spitalit infektiv të Tiranës nuk është dërguar asnjë paciente pasi deri më tani të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Në orën 11:00 pritet përditësimi i situatës nga Ministria e Shëndetësisë.