InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PRANDAJ E DUA ATË TEATËR!

8 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
PRANDAJ E DUA ATË TEATËR!

Nga Ilirjan M. Nazëraj (Teksas)

Historitë mbahen të gjalla me prova e fakte.Gjyshi im ka qënë bujk, po po një bujk i mirë.Si dëshmi e punës së tijë kemi ruajtur pjesen metalike te parmëndës që punonte tokën. Atij i jepej dhe për shartim të pemëve e si kujtim është dhe një Ulli shekullor shartuar mbi një ulli të egër. ”Pronësia” për të i njihet dhe sotë në emër të tijë! Ulliri i Meçanit.

Dhe shumica e ullinjëve shekullorë që trashëgojnë bashkëfshatarët e tjerë me emërat e gjyshërve e stërgjyshëve njihen dhe sot e kësaj dite!Ka dhe plotë simbolika të ngjashme si çezma, burime, rrugë e ura, gryka, brigje, kullota, livadhe, konakë e oxhakë etje. Prej vreshtave që ka patur fshati ka lindur dhe vetë emëri i tij, Vreshtas.

Po, në Mallakastër, është Vreshtasi im. Fshati ka patur dhe një Xhami, e prishi pushteti dhe gurët u bënë hangarë për drithërat, dhe Hoxha u dënua! Dihet vendi i xhamisë sepse janë themelet, dhe sot “rron” dhe një Selvi, pemë që si haen kokërrat, por përdoret si pik orientimi, ”Selvia e Xhamisë”.Koperativa u prish, e bashkë me të u prish dhe hangari e sotë se di se ku shkuan ata gurë!

Babai, tregon ulur mbi një gur të rrumbullakët: ky është “Guri i Mëngrës” ku bluanin drithin në atë kohë, e që jo rastësisht është ruajtur, por dhe moshatarët e tij tregojnë se gjyshi ka qënë një burrë i urtë, punëtor e fjalë pakë.Fatkeqësisht Ai ka vdekur shumë i ri.Unë se kam njohur gjyshin, e jo më stërgjyshin.E kur erdhi në jetë nipi të gjithë ne u gëzuam.Ne kemi dhe traditat tona të bukura.

U bë bukëvalja.Erdhi momenti të vendosnim për emrin,Emrin e gjyshit Meçan, e kish përtërirë xhaxhai me djalin e vogël.U diskutua dhe për shumë emra të tjerë , u përfol dhe për emërin e stërgjyshit, i cili quhet Malo!Pengesa ish përplasja me emërat modernë të ditëve të sotme!U gjet zgjidhja ja vendosëm Ermal e shpesh për shkurtim i thërrasim Malo.Kur ne e ngarkojmë me përgjegjësinë e emërit që ka,ai qesh, ndjehet krenar se është dhe i bukur, dhe pse i mungojnë mustaqet hije rënda të gjyshit apo stërgjyshit.

Kushuririn Meçan, dhe nipin Malo i duam shume.I kemi rilindur, por si pamë për së gjalli si gjyshin e stërgjyshin.Ajo kohë ish, dhe ndonjë foto rrallë ua gjejmë.Babain dhe Nënën e kemi gjallë, ata na tregojnë e historia vazhdon…Kur isha student ne vitin 1987 pata fatin për herë të parë të hyja e shihja në Teatrin Kombëtar komedinë brilante “Pallati 176”. Në hyrje ishin të ekspozuara dhe fotot e shumë prej Aktorëve të mëdhenjë te skenës e kinematografisë. Qe nga Aktorët e parë të Teatrit Kombetar si Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

E me radhë emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Naim Frasheri, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi, Aleksander Moisiu, Edi Luarasi, Drita Pelingu, Kristaq Antoniu, Kadri Roshi, Robert Ndrenika,Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Agim Qiriaqi, Rikard Rjarja, Lufter Paja, Roza Anagnosti,Guljem Radoja, Timo Flloko, Ndricim Xhepa, Kastriot Caushi, Xhevdet Ferri, Gezim Rudi,Viktor Zhusti, Andon Qesari, Zef Bushati, Xhelal Tafai, Alfred Bualoti, Gjergj Lala, Ardian Cerga, Nevlan Shanaj, Eva Alikaj, Arben Derhemi, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, pasuar nga shumë Aktorë të rinjë të mbrekullueshëm në ditët e sotme. Shumë prej aktorëve të vjetër kanë vdekur, e po ikin një e nga një.

Homazh e mirënjohje për ta. Ç’far do na mbetet ne, e për brezat më pas?! Për kureshtje aty mësova se ne kemi patur dy të mëdhenj Naim Frashër!Një Naim të letërsisë, e një tjetër Naim Aktor të skenës.E le të ndërtohen Teatro të Rinj, më të mëdhenj e modern.Historitë me foto dhe dëshmitë me dëshmimtarë të rremë,vështirë ti besojmë.Prandaj e Dua atë Teatër.

Thjesht dhe si deshmi Historike.Si rrënjë, si traditë.E dua atë teatër aq sa dua Ullirin e gjyshit tim.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com