InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dy “silura”gjermane për Edi Ramën! Berlini ka ndezur sirenat e kuqe për zgjedhjet dhe drejtësinë

8 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Dy “silura”gjermane për Edi Ramën! Berlini ka ndezur sirenat e kuqe për zgjedhjet dhe drejtësinë

Nga Gëzim Saliu

Kryeministri Rama u gjend sot befasisht përballë dy “silurave” të njëpasnjëshme nga Berlini.

Fillimisht ishte ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingrefd ai që kërkoi funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ku dihet nga të gjithë se blokuesi me qëllim i tyre ka qenë, qeveria.

“Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman”.

Por Gjermania nuk u mjaftua me kaq. Vetëm pak orë më vonë, numri dy i CDU/CSU, grupimit më të madh  politik dhe qeverisës në Gjermani, Johann Wadephul i dha sot një tjetër mesazh qeverisë dhe personalisht kryeministrit. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parakusht për rrugën drejt BE”, tha ai, duke theksuar se; ” tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE. ”

Pak ditë më parë, kur marrëveshja në Këshillin Politik për reformën zgjedhore ishte në ditën më të nxehtë të saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se ‘topi ishte në fushën e Bashës’. E ndërsa konsensusi për këtë reformë u arrit vetëm dy ditë më pas, sot topi ka kaluar tërësisht në fushën e Ramës. Kjo pasi nga 15 kushtet e Brukselit për negociatat, vetëm 1 ishte ai ku opozita mund të jepte kontributin e saj, dhe kjo ishte reforma zgjedhore.

Opozita e Bashkuar padyshim bëri lëshime të mëdha në marrëveshjen e arritur, duke u tërhequr nga qeveria tranzitore. Marrë shkas nga provat ulëritëse me dosjet “184” dhe “339” me cënimin e votës, qeveria tranzitore ishte një kërkesë legjitime. E megjithatë për të mos u cilësuar në vazhdim si një argument kundër integrimit, Opozita u tërhoq nga kjo kërkesë dhe e shtyu topin përpara duke i dhënë dritën jeshile reformës, si një nga kushtet e Brukselit.

Por tani është radha e kryeministrit. Ky i fundit ka mbetur pa justifikime tashmë te ndërkombëtarët dhe dështimin me integrimin nuk do mund më ta mbulojë me arsyetimet ,“na bllokoi opozita”.

Presioni ndërkombëtar është rritur masivisht. Kryesisht Berlini, që është edhe lokomotiva e BE-së po kërkon  rikthimin e shtetit në shinat kushtetuese e ligjore. Te dy mesazhet gjermanet sot kërkuan me ngulm dy gjëra: rikthimin në funksion normal të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, të bllokuar prej kohësh nga mazhoranca me qëllim kapjen e këtyre institucioneve dhe së dyti, zgjedhje të lira e të ndershme.

Sa i takon zgjedhjeve, tani Rama është i vetëdijshëm se monitorimi evropian, dhe posaçërisht ai i Bundestagut mbi vijueshmërinë e procesit deri në mbajtjen e votimeve, do të jetë i rreptë. Nuk do tolerohen më zgjedhje si ato në Dibër e Shijak.

Ndërsa sa i takon funksionimit normal të gjykatave, Rama ende nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për kapjen totale të drejtësisë. Opinioni përfundimtar i Venecias për çështjen e Kushtetueses ishte një shuplakë e fortë për shumicën qeverisëse , duke vënë në dukje vendimet e drejta të Presidentit Meta në këtë çështje. E megjithatë, Rama ende po mban fort pas vetes Dvoranin! Ky i fundit qëllimisht po mban peng konstituimin e Gjykatës së Lartë, mew mos zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deri kur, ende mbetet të shihet në vazhdim. Por, Evropa e sidomos Berlini kanë ndezur sirenat e kuqe, sot ishte vetëm paralajmërimi…

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com