Rasti më i fundit i përdhunimit të 15 vjecares shqiptare, që mori një vëmendje të madhe për faktin se u prodhua një debat i tejskajshëm që nxori në dritë një problem të madh të shoqërisë shqiptare, duke cuar në përplajse konceptesh dhe botëkuptimesh, e deri në qëndrime ekstremisht partiake disa figura të politikës në vend, sic ishte rasti i ish-ministres Kodheli, e cila në hallakatjen e saj halucinante, sulmoi arsimtarët duke vënë përballë fajësisë një nga kategoritë më të diskrimuara në pluralizmin shqiptar, pikërisht armatën e mësuesve, që me kaq shumë mund e sakrificë përpiqen të përcojnë dije tek brezat dhe gjeneratat e ndryshëm.
Nuk ka munguar me qëndrimin e tij ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi ka dënuar me ashpërsinë më të madhe lancimin që i bëhet 15 vjecares nga mediat e ndryshme, të cilat me trajtimin e cështjes po e përdhunojnë akoma më shumë këtë vajzë, duke luajtur një rol mjaft negativ për të ardhmen e saj.
Ndocaj, nuk ka hezituar të godasë dhe politikat e qeverisë shqiptare në lidhje me këto cështje, të cilat janë tërësisht injoruese dhe nuk kanë një strategji të mirëfilltë në rehabilitimin e këtyre viktimave. Ndocaj gjithashtu apelon për një vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni i cili po përhapet në përmasa të frikshme duke nxjerrë në pah gjithnjë e më shumë degradimin moral të shoqërisë, si dhe ka kërkuar urgjentisht mekanizma mbrojtës ndaj kësaj dukurie, duke ndërhyrë në legjislacion me msa të ashpra dënuese për dhunuesit, si dhe konsolidimin e një sistemi që garanton masa mbrojtëse në institucione ndaj ngacmimeve seksuale.