InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjithmonë opozita është shpresa e radhës/ 100 thënie nga Skender Doçi

21 Maj, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
“Mos rri duke trokitur dyerve, se të behet ves!”/ 100 thënie nga Skender Doçi
  • Në vendin tim, të pavarurit dhe të depolitizuarit, të cilët i detyron dhe i mbron ligji si të tillë, vrapojnë dhe kërcejnë si dhitë sipër gardhit për t’u politizuar dhe për tu varur me dëshirë
  • Në përgjegjësinë e drejtuesit kryesor, futet edhe tharja e luleve apo mos rregullimi i një brave të prishur brenda institucionit apo kompanisë ku drejton.
  • Gjithmonë opozita është shpresa e radhës.
  • Mos i jep kujt borxh aq para sa, po nuk ti kthej nuk dëshiron ta shikosh më kurrë.
  • Zemra rreh fort dhe shpejt, nga frika dhe nga dashuria.
  • Nuk ka femër që nuk është sensuale, por ka meshkuj që nuk kanë shije dhe s’janë inteligjent në dallimin e cilësive dhe tipareve të pafund që disponon shpirti i femrës dhe qenia e saj.
  • Në një republikë parlamentare, presidenti është një burrë i mirë, dhe sa më burrë i mirë të jetë, aq më president është.
  • Dashuria dhe interesi në kuptimin e mirë të fjalës, janë dy shinat nëpër të cilat njerëzit dëshirojnë të udhëtojnë bashkë.
  • Ligjet nuk i ka më të sajat as më afër qeveria, sesa individi.
  • Natyra dhe deti, janë gati gjysma e qetësisë dhe fuqisë shpirtërore tek njeriu.
  • Nga një kënd-vështrim, jeta njeriun shkon duke e shteruar, prandaj duhet të furnizohesh mirë në pjesën e parë të saj me cilësitë dhe virtytet njerëzore, pastaj në pjesën e dytë sa të mundesh me furnizime të kohë-paskohëshme.
  • Në pikëpamjen e atyre gjërave që e rëndojnë dhe lodhin gruan, burri është edhe një fëmijë më shumë, aq më tepër i pa marrur vesh dhe me pak shanse për t’u përmirësuar.
  • Mos provoko kurrë shokët, lidhur me dyshimin tënd mbi shoqërinë që ai ka me ty, të vërtetosh këtë ka kohë boll dhe e sjell vetë jeta.
  • Mos vrapo të zësh shok apo mik shefin.
  • Ai që stërvitet me pushkë druri, s’ka punë me pushkën e vërtetë.
  • Nuk ta pakëson dëshirën dhe fuqinë seksuale lodhja, por stresi për një kohë të gjatë.
  • Në qoftë se në 100 gjëra që ke dëgjuar të ështe dashur njëra, ia ka vlejtur që i dëgjove të gjitha.
  • Asnjëherë nuk duhet ta mbysim shprehjen e ideve dhe mendimeve të lira, me pretekstin se mos po jep mend shumë.
  • Kontrata është një dakortësi, që pas firmosjes është një detyrim reciprok i pashmangshëm në asnjë lloj mënyre apo rrethane.
  • Askush nuk mund të përdor, funksionin që kryen, epërsinë sociale apo shoqërore si shkarpë për të qëlluar apo denigruar tjetrin, identitetin, reputacionin, personalitetin dhe familjen e tij.
  • Kur themi shpirti nënkuptojmë katër komponentë, dashurinë, lirinë, dhimbjen dhe të drejtën.
  • Pas një burri të fortë qëndron një grua e mirë, pas një gruaje të fortë qëndron një burrë normal.
  • Kush të mund në një garë, qëllimi nuk ka qenë të të shkaktojë humbjen ty, por të marrë për vete fitoren.
  • I humbur është ai që i shmanget garës, ai që del i dytë është përfaqësuesi i një pjese jo të vogël.
  • Ajo që të bën një skanim publik, të plotë e të pagabueshëm në aspektin e cilësive njerëzore dhe të aftësive të tua, është ngritja në një funksion publik.
  • Kur shefi është surrat, surratëria në atë kompani kthehet në model sjellje dhe metodë pune.
  • Lulet që përmbajnë edhe gjemba janë më të mbrojtura.
  • Të vjedhësh, do të thotë të marrësh gjëra që s’të takojnë.
  • Mos e urre për një kohë të gjatë, atë që të merr të dashurën apo gruan, ti të humbura i kishe.
  • Në këtë botë, urrejtja dhe angazhimi për ti bërë keq dikujt, nuk të sjellin as gjënë më të vogël të vlefshme për ty.
  • Mos i bëj keq kurrë një të panjohuri.
  • Njeriu fizionominë dhe nurin e merr nga sjellja dhe veprimtaria e tij e përditshme.
  • Është gabim kur lufton apo i kundërvihesh së keqes me një të keqe tjetër më të madhe.
  • Njeriu që nuk ka asnjë lloj sëmundje patollogjike, karakterizohet nga katër lloj shëndetesh, ai fizik, mendor, shpirtëror, dhe shëndeti i karakterit.
  • Burri që i shikon femrat veç nga bythët dhe meshkujt veç nga xhepat është dashnor dhe shok jo i mirë.
  • Ruaju nga qeni që s’ka kafshuar asnjëherë, mund të jesh ti i pari.
  • Mos harro atë që thua ti dhe bën para shefit ose sjelljen tënde në lidhje me të, mund ta kenë bërë edhe të tjerët kohë më parë, ndoshta edhe më mirë nga ti.
  • Shefi ka rezymenë më të plotë për sjelljen, karakterin dhe interesin e secilit vartës dhe punonjës.
  • Frika është kanceri që s’të vret, por jeton kot.
  • Thonë se kur dëgjon muzikë, ndalon për ta dëgjuar edhe gjarpëri.
  • Gjendja emocionale te femra është më e ndjeshme dhe më fleksibël, mashkulli nuk është se e ka më të stabilizuar por e ka më të pakët dhe më pak të kultivuar.
  • Dashuria është sentimenti që shkakton emocionin më të madh tek njeriu, të çliron nga kaplimi i energjive negative, të rrit lumturinë dhe motivimin.
  • Nga pijaneci, s’të vjen ndonjë e keqe, veç mos u bëj alkolist edhe ti.
  • Xheloz për femrat ka kuptim të bëhesh për gruan, të dashurën, ndoshta edhe nënën, për aq kohë sa s’të kanë thënë, shiko punën tënde.
  • Lepurin e ka bërë të shpejtë ikja nga frika.
  • Shpirti i gjithsecilit ka nevojë për dashuri dhe për shoqëri.
  • I varfëri dhe i pasuri vuajnë afërsisht njëlloj, dallimi është se i pasuri përveç vuajtjes ka edhe momente relaksi, dhe merr një vëmendje të madhe nga të tjerët.
  • Lulet e mira duan shërbim dhe përkujdesje më shumë.
  • Bixhozi është rruga e shkatërrimit, ku shpejtësia rritet me progresion gjeometrik.
  • Gjendja shpirtërore, emocionale dhe llogjike, ndryshon tek njeriu edhe pa ndryshuar asnjë faktor apo rrethanë, por kthehet shpejt në normalitet. Kur ndryshojnë faktorët dhe rrethanat kthehet në normalitet me përmirësimin e tyre.
  • Ka njerëz që të vënë zjarrin ty, për të ngrohur duart e veta.
  • Mos e konsidero kurrë shrfin të dytin pas zotit. Çfar do që I thua ti dhe din për ty, i diskuton edhe me persona të tjerë
  • Pasuria që në aspektin personal s’të hyri në punë kurrë, është ajo që lë pas vdekjes.
  • Po s’i pate në shpirt dashurinë dhe gëzimin, nuk ka si ti sjell diçka tjetër.
  • Për tu klasifikuar njeri, duhet të punosh dhe të vishesh.
  • Për tu respektuar në këtë jetë dhe për tu kujtuar pas vdekjes, duhet ta vrasësh mendjen çfarë të japësh, jo çfarë të marrësh nga kjo dynja.
  • Nuk e kam menduar kurrë, se rruga për të bërë para është hipokirizia dhe mashtrimi i njerëzve.
  • humanizmi dhe kopracia janë karakteristika që gjenden tek njerëzit e pasur.
  • Ligjet dhe rregullat që kanë të bëjnë me individin, biznesin sjelljen dhe detyrimet e tij, qeveria i miraton shpejt dhe i zbaton me përpikmëri, ndërsa ato që kanë të bëjnë me sjelljen dhe detyrimet e saj i merr me ngadalë dhe i lë evazive.
  • Presioni, është një armë vrasëse me silenciator, të cilën e mbajnë pa leje kryesisht njerëz në mjediset politike dhe intelektuale, sapo dikush ta drejton ty, duhet të bërtasësh me të madhe.
  • Midis blerësit dhe shitësit ka një marrëdhënje momentale ose afatgjatë, ku në themel ka interesin e ndërsjelltë dhe asgjë tjetër.
  • Sapo lidhet martesa, themelohet dhe rri në heshtje institucioni i divorcit.
  • Të martohesh ke kohë boll, dhe kurrë nuk është vonë.
  • Në aspektin e votës, gjithmonë duhet ta quash veten të rëndësishëm, sikur ti dhe vota jote ndajnë dy epoka.
  • As varfëria as pasuria nuk janë përcaktuese të karakterit.
  • I varfëri nuk duhet ta shes veten për para, aq më tepër që për këtë i japin pak, i pasuri mund ta ketë bërë dhe mund ta bëjë.
  • Mos bëj kurrë gjëra nga halli, që kur ta zgjidhësh hallin të nxijnë fytyrën.
  • Kur i beson dikujt ndërmjetësimin me të tjerët apo me shefin, ta bën punën 100 herë më keq sesa ti vetë.
  • Trazimi shpirtëror është një armë tjetër vrastare.
  • Në biznes, kur të mendosh se i ke mbaruar punët e rëndësishme, hallet, përpjekjet, ke filluar të falimentosh.
  • Me të falimentuarin në politikë dhe në biznes mos u merr shumë.
  • Puna që bën, nuk është përcaktuese për karakterin, personalitetin, cilësitë dhe vlerat e tua shpirtërore.
  • Femra që merret me biznes duhet të ketë nje karakter dhe identitet të fortë.
  • Të mençurit, të zgjuarit, të diturit, Të pasurit e njerëzit me pushtet, kur s’të njohin apo s’të qasin, edhe ty s’të nevojiten për ndonjë gjë.
  • Puna e njeriut është ajo pjesëz e materies që nuk humbet, diku ose disi të kthehet prap, për më tepër nuk di të ketë njeri që është penduar se ka punuar.
  • Puna, vlerat dhe qëndrimet e tua përtej interesit personal, përbëjnë vlerën neto që ti si individ je përpjekur ta dedikosh për shoqërinë.
  • Shoqëria në grupe të mëdha, është mënyra e “kompensimit” të defiçencës në personalitetin individual të secilit.
  • Shumë njerëz në një mendje, përbëjnë fuqi të mjaftueshme për të shtyrë makinën, kur ka ngelur.
  • Dy gjërat më të shtrenjta për njeriun janë jeta dhe liria, liria pa jetën nuk ekziston, jeta pa lirinë është si errësira pa dritën.
  • Pasardhësi i mirë ndryshon nga parardhësi sa nata me ditën.
  • Dashuria dhe mendja janë aq relative sa, secili i quan më të arrirat ato që ka vetë ai.
  • Familja është parlamenti i vogël, ku secili dëshiron të marrë sa më parë kontrollin, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë për të gjithë, aty e mbrapa.
  • Nëna është ara, baba është fara, fëmija është produkti.
  • Kali i huaj, han ushqim pak e ngre një barrë të madhe
  • Kur i mbathë patkojt kalit të mallkon shumë, pastaj gjithë kohës të falenderon për nderin që ti i kë bërë.
  • Kurrë mos prit se hallet e tua do ti zgjidhë në mënyrë të qëndrueshme qeveria, të njohurit e pasur, të afërmit, apo njerëzit me pushtet.
  • Shteti në një sistem demokratik është një atavizëm i domosdoshëm i monarkive apo diktaturave të kohërave të shkuara.
  • Biznesi, klima e zhvillimit dhe ekspansioni i tij, janë treguesi determinant i zhvillimit ekonomik të një vendi.
  • Kush s’paguan asnjëherë kafet, harroje se ka për tu dashur për ndonjë gjë tjetër kurrë.
  • Në tregun e bizneseve kombëtare dhe ndërkombëtare, njëri nga blerësat më se normal, të shërbimeve dhe mallrave që i nevojiten është vetë qeveria.
  • Fryrja e strukturave shtetërore konvergon në, punë dhe shërbime më pak në dobi të qytetarit, shpenzime, vjedhje dhe shpërdorime më shumë, po prap në kurriz të qytetarit.
  • Administrata publike është një lubi që fshin buxhetin e shtetit, bizneset dhe pasurinë e qytetarit.
  • Qeveria është e ashpër dhe rigoroze në mbledhjen e të ardhuarve nga taksat e biznesit dhe detyrimet e qytetarëve, në të njëjtën kohë është hezituese, e plogësht dhe përfituese në shpërndarjen e tyre sipas ligjit dhe nevojës.
  • E drejta e atij që të “qëllon” mbi kurriz, qenka më e madhe së e drejta jote për të bërtitur!!!.
  • Kur flasim për politikë, nuk kemi parasysh partitë, por kemi parasysh politikat në interesin e individit dhe zhvillimin e vendit.
  • Në vendin tim secili individ ka një problem për të cilin bërtet me të madhe, kur mblidhen së bashku individët e të njëjtit problem, çështja quhet e përfunduar dhe e mbyllur, nga një dezertim i secilit në interes të krahëve respektiv të partive politike .
  • Liria, është dimensioni ku mbretëron individi me identitetin, insiativen, dëshirat dhe pronën e tij.
  • Kapializëm do të thotë, paraja, nisma dhe kapitali janë të përqendruara në duart e individit dhe privatit, jo të shtetit.
  • Mos fol kurrë para avokatit, jo se është ndonjë burrë i mirë, por kur flet ti, avokati s’thotë dot se nuk është e vertetë, po foli ai i pari dhe nuk del mirë, ka edhe nje mundësi kontestimi që je vetë ti.
  • Në çdo çështje penale palët janë, i akuzuari, akuzuesi ose prokurori, gjyqtari, dhe avokati që padiskutim është tregtari i çështjes në përgjithësi.

Të Lidhura

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 prill 2026!

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com