InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Një shtet që dhunon simbolin e artit, që të drejtën e artistëve dhe punës së tyre e dënon me pranga, nuk është shtet, është DIKTUATURË!

17 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Një shtet që dhunon simbolin e artit, që të drejtën e artistëve dhe punës së tyre e dënon me pranga, nuk është shtet, është DIKTUATURË!

Nga Era DUSHI

E shembën!

E dini si ishte ndjesia?! Sikur i hoqën nënës evlatin nga gjiri! Në fakt ja hoqën!

Të prangosësh një artist pse mbron me trup e me shpirt gjënë më të shenjtë e shtrenjtë për të, është pa turpësi! Por të tillë jeni ju “të dashur” pushtetarë, të pa turp e të pa fytyrë. Ju që nuk njihni histori, art e kulturë.

Ju që ngiheni me taksat e këtij populli të cilit po i pini gjakun, çfarë mund të bënit tjetër?Po teatrin pse? Për një kullë, për një ndërtesë më të re, më të bukur!

Epo merreni e futeni në b*thë atë kullën tuaj a çkadoqoftë ajo, se asgjë nuk është më e vlefshme se rëndësia kulturore e historike. Të ishte për të ndryshuar të vjetrën me të renë, surretërit tuaj të shëmtuar janë të parët që duhen shembur e hedhur tutje, se na e shpifët, po të njejtët, në gjithë këto vite “demokraci”!

Nuk e di edhe sa do të bëni më që të ngrihen shqiptarët e t’ju thonë:

MJAFT!

Ju nuk njihni limite! Si mumd të jetë kaq i verbër ky popull sa rë mos kuptojë që ju qeveritarë jeni në krye për ti përfaqësuar dhe jo për ti pushtuar?!Nuk e di se si do të jetë kur të shkoj në Tiranë dhe ta kem të pa mundur t’ju them miqve, hajde dalim një xhiro nga teatri!

Apo mund t’ju them?! Se fundja aty mbetet teatri si vlerë dhe pse jo si godinë! Nuk e di si do të jetë kur të më ftojnë për të parë ndonjë shfaqje! A do më shkohet më?! Si mund të shembet një jetë e tërë e Tinka Kurtit, Robert Ndrenikës, Neritan Liçajt, Arben Derhemit e shumë artistëve të tjerë që dhuruan më shumë se shfaqje. Si nuk iu dridh dora kur e firmosët atë akt makabre?

Si iu binden këmbët për ti dhënë gaz atyre “artilerive” që iu ngulën dhëmbët viteve, historisë, punës, jetës, kohës e gjithçkaje simbolizonte ai vend. Kam qenë vetëm 17 vjeçe kur e preka magjinë e asaj skene. Aktorja Mikerta Çobani më dha mundësinë të performoja dhe unë. Me një shfaqje modeste si “I pangopuri” u duartrokita nga Roza e Dhimitër Anagnosti, nga dhjetra qytetarë që ishin mbledhur aty.

U ndjeva e vlerësuar nga skena dhe nga duartrokitjet.Pse të mos ekzistojë përgjithmonë?Pse ajo godinë e vjetër të mos restaurohej e ruhej si monument kulture, siç ishte në të vërtetë?!Po ju nuk e njihni kuptimin e kulturës dhe as monumenteve të saj! Ju vërtetë që nuk ju rruhet pse zhgënjeni popullin e vendin tuaj!

Qeveria, demokracia, Shqipëria, teatri, ekonomia, shëndetësia, janë në kolaps!E dini çfarë do të thotë kjo?! Që jeni të dështuar! Nuk keni nga ta dini pasi triumfi juaj është të mbushni xhepat e llogaritë bankare dhe po me ato para të blini disa pseudoartistë që t’ju japin të drejtë! Vazhdoni, mbyllini sytë! Por nuk na i mbyllni dot të gjithëve, nuk ja mbyllni dot botës! Sot teatri…. nesër shtëpia jote!

Një shtet që dhunon simbolin e artit, që të drejtën e artistëve dhe punës së tyre e dënon me pranga, nuk është shtet, është DIKTUATURË!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com