InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjuhëlëshuarat e Rilindjes

12 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Gjuhëlëshuarat e Rilindjes

Nga Elona Caslli

Fjala është mjeti përmes të cilit i japim zë mendimit. Ajo çka themi mbart pashmangshmërisht përmbajtjen e asaj çka jemi.
Nuk mund të ketë një divorc midis një individi dhe fjalës së tij.
Individi është fjala dhe veprimi i tij.

Mbledhja e djeshme e komisionit parlamentar, do të na përballte as më pak e as më shumë, veçse me një shfaqje banale të disa gaztorëve depresivë që përfaqësojnë vendimmarrjen në këtë vend.

Në këtë shfaqje të zhveshur nga çdo shprehi institucionale, do të përballeshim me një fjalor vulgar dhe me kërkesa nga më të çoroditurat.

Gjuhëlëshuara e Rilindjes, deputetja Ermonela Felaj përmes një regjistri gjuhësor aspak të përshtatshëm për një qëndrim institucional, do t’i kërkonte deputetes Elona Gjebrea, që kjo e fundit të shfaqte shalën dhe në ligjëratë të drejtë kërkesa do të formulohej- Lona, na e nxirr içik shalën!

Kërkesa e shalës është shembulli më i mirë për të kuptuar seriozitetin dhe përgjegjësinë, me të cilën qeveris Rilindja.

Në një vend normal, deputetja Felaj do të pezullohej nga detyra që ka, për mungesë të theksuar etike dhe serioziteti në kryerjen e detyrës, për të mos thënë që në një vend normal gojëlëshuara Felaj, nuk do ta merrte kurre atë detyrë.

Lëshimi i gojës është karakteristikë e pangatërrueshme e Rilindjes. Mungesa e etikës në qëndrim apo në veprim është normë në këtë qeveri.

Çdo institucion merr ose e humb dinjitetin nga titullari i tij. Pothuajse çdo institucion në këtë vend ka humbur dinjitetin dhe funksionin e tij.

Kryeministria është tjetërsuar në një ‘call center’ ku i pari i vendit telefonon shqiptarët, duke u paraqitur ofertat e ndryshme të qeverisë.

Bashkia është kthyer në një depo qesesh, ku kryetari merr 2 qese dhe 20 kameranë dhe shkon të poshtërojë njerëzit në nevojë.

Ministritë janë shtojca që përsërisin dhimbshëm shembullin e kryeministrisë.

Institucionet kanë rënë dhe bashkë me to ka rënë dhe shteti.

Post Scriptum- Shfaqja e shalës është filozofia qeverisëse e Rilindjes.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025

11 Nëntor, 2025

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com